18 Korrik 2026, 10:24
Nga D.S
Ferit Hoxha
SHBA- Në margjinat e Ministerialit mbi Rikthimin e Terrorizmit Politik në Uashington, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u takua me Zëvendës Sekretarin e Shtetit, Christopher Landau dhe me Nën Sekretaren Alison Hooker.
Me dy zyrtartët e lartë të DASH, Ministri Hoxha diskutoi një sërë çështjesh me interes të ndërsjellë midis Shqipërisë dhe partnerit të saj strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
"Së bashku me Zëvendës Sekretarin Landau, dhe gjatë një takimi më të thelluar me Nënsekretaren Alison Hooker, diskutuam një sërë çështjesh me interes të ndërsjellë me partnerin dhe Aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe riafirmuam angazhimin e përbashkët për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë", shkroi Hoxha në X.
Hoxha shtoi se diskutimet nënvizuan gjithashtu lidhjen e fortë dhe të qëndrueshme midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, një miqësi e rrënjosur në vlera të përbashkëta dhe përforcuar nga dekada të tëra partneriteti të fortë.
Ky partneritet sipas tij, mbështetet nga një angazhim i palëkundur për lirinë, demokracinë, sigurinë dhe prosperitetin. Nënsekretarja e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA-ve, Allison Hooker reagoi gjithashtu në rrjetin social “X” pas takimit me ministrin Hoxha.
“Ishte një kënaqësi të takohesha me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha. Biseduam për marrëdhëniet e ngushta që lidhin Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë si dhe për mundësitë për të forcuar më tej sigurinë dhe prosperitetin e përbashkët”, theksoi Hooker./Dosja.al
ferit hoxha christopher landau alison hooker
Politike
18 Korrik 2026, 08:27
D.S
Glauk Konjufca
KOSOVË- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, i është drejtuar me n...
Politike
17 Korrik 2026, 22:55
E.d
Michael Gahler
TIRANA- Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka reaguar pas deklaratave të ministres serbe Snezhana Paunoviç, pë...
Politike
17 Korrik 2026, 22:40
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe në qeverin&...
Politike
17 Korrik 2026, 21:14
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e arsyetuar për dy kërkesat e Partisë Demokratike, e cila kishte kë...
Politike
17 Korrik 2026, 20:55
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reguar pas publikimit të raportit të Komisionit Europian ...
Politike
17 Korrik 2026, 19:59
E.d
Foto ilustruse
Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, njoftoi se janë shkëputur kontratat e pu...
Politike
17 Korrik 2026, 19:17
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Komisioni Europian ka ngritur shqetësime për nivelin e ekspozimit ndaj korrupsionit në disa sektorë ky&cced...
Politike
17 Korrik 2026, 18:14
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Raporti i Komisionit Europian vlerësoi zbatimin e Strategjisë Antikorrupsion 2024-2030 dhe planit të saj të vepr...
Politike
17 Korrik 2026, 18:44
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Raporti vjetor i Komisionit Europian për shtetin e së drejtës në Shqipëri ka vërë re se korr...
Politike
17 Korrik 2026, 18:14
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Protesta masive të cilat kanë përfshirë vendin dhe koncerti i këngëtarit me famë botërore&nb...