LIVE UPDATES
Politike

"Sarkozy u shoqërua drejt qelisë sikur po rikthehej në Pallatin Elize" Meta: Narkoshteti më rrëmbeu në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta u shpreh se ish-presidenti i Francës Sarkozy u shoqërua drejt qelisë sikur po rikthehej në Pallatin Elize, ndërsa ndaj tij ndodhi kret e kundërta.

16 Nëntor 2025, 12:31 Nga E.d
"Sarkozy u shoqërua drejt qelisë sikur po rikthehej në
Foto ilustruse

TIRANË- Ish-presidenti Ilri Meta ka deklaruar se ai të cilin e quan "narkoshtet" e rrëmbeu në prag të zgjedhjeve. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta u shpreh se ish-presidenti i Francës Sarkozy u shoqërua drejt qelisë sikur po rikthehej në Pallatin Elize, ndërsa ndaj tij ndodhi kret e kundërta. Meta tha se nuk kaluan as 20 ditë dhe gjykata e liroi duke i vendosur si kusht të mos dilte nga Franca dhe të mos takohej me të pandehurit dhe dëshmitarët e përfshirë në akuzat kundër tij.

Kjo pasi sipas tij Franca është një shtet ku ende mbizotëron ligji, ku ekziston prezumimi i pafajësisë por edhe parimi i proporcionalitetit. ish-presidenti tha se "narkodrejtësia" mban në sirtar 251 urdhër-arreste për kapot e krimit të organizuar, të cilët janë edhe investitorë strategjikë dhe që janë lënë të lirë sepse mbledhin vota për Edi Ramës. Në fund, ai tha se rasti Sarkozi shërbeu për të kuptuar se cila është drejtësia e vërtetë europiane, ajo ku gjykata është mbi të gjithë dhe jo prokuroria.

Postimi i Ilir Meta

Për Presidentin Sarkozi kam një respekt të veçantë. Në radhë të parë për mbështetjen e tij pa asnjë rezervë për Kosovën dhe pavarësinë e saj, por edhe për arritjet e tij të jashtëzakonshme si politikan i vetëbërë. Po kështu kam patur kënaqësinë ta pres atë në Presidencë dhe të çmoja promovimin që ai i bënte Shqipërisë. Jam i keqardhur për situatën e tij me drejtësinë, por jam i qetë për të se jam i bindur se në shtetin e tij mbizotëron ligji akoma sipas Konventës Europiane. Të mos harrojmë se drejtësia franceze 105 vite më parë liroi Avni Rustemin edhe pse ai ligjërisht kishte kryer një vrasje, që tronditi jo vetëm Parisin. Në fund fare gjykata e kuptoi se ajo nuk ishte një vrasje, por një zgjidhje politike e pashmangshme për të garantuar ekzistencën e një shteti, që kërcënohej jo vetëm nga orekset “gjeopolitike” të fqinjëve dhe aleatëve të tyre, por edhe nga keqpërdorimi i mercenarëve shqipfolës. Pavarësisht nga akuzat e rënda ndaj Presidentit Sarkozi, mënyra e shoqërimit të tij ishte mbresëlënëse, jo sikur po shkonte në burg, por sikur po rikthehej në Pallatin Elize.

Jo vetëm kaq. Nuk kaluan as 20 ditë dhe gjykata e liroi duke i vendosur si kusht të mos dilte nga Franca dhe të mos takohej me të pandehurit dhe dëshmitarët e përfshirë në akuzat kundër tij. Përse kështu? Sepse Franca është një shtet ku ende mbizotëron ligji, ku ekziston prezumimi i pafajësisë por edhe parimi i proporcionalitetit. Duke shkruar këto radhë, mos kujtoni se jam i hatërmbetur për mënyrën mafioze se si Narkoshteti më rrëmbeu mua si person nën hetim në prag të zgjedhjeve parlamentare. Përkundrazi, jam krenar sepse jo vetëm mënyra mafioze e rrëmbimit, por edhe hetimet mafioze, që i paraprinë prej gati 6 vitesh atij akti banditesk, provuan atë që kisha denoncuar me kohë edhe si President i Republikës, kapjen e “drejtësisë së re” dhe shndërrimin e saj nga Reformë me 140 vota, sipas Komisionit të Venecias, në Ramaformë me 69 vota dhe betime gjykatësish te noterja te “Lana”. Rama harxhohet shumë duke na nxjerrë lloj-lloj europianësh e sidomos “italianësh” për të na “mallëngjyer” me arritjet e “drejtësisë së re” edhe pse Vietnami njëpartiak na ka lënë targën.

Por shqiptarëve u mjaftojnë vetëm 2 italianë për të kuptuar Narkoshtetin dhe Ramaformën si zgjatim të tij. Së pari, dëshminë e Gjeneral Lisit për miqësinë e tij me Don Agaçion, i cili ishte shefi i vërtetë i vetingut dhe “drejtësisë së re”, por edhe përgjegjësi i parë ligjor për të gjitha aferat e Qeverisë, nga inceneratorët, “tigrat” e Bangladeshit që solli Kimetja, PPP-të që janë të gjitha në hetim, por që gllabërojnë çdo vit qindra milion euro nga Buxheti i Shtetit. Së dyti, dëshmitë e rënda por të vërteta të prokurorit antimafia, Z. Gratteri, i cili thotë se nuk është teprim ta cilësosh Shqipërinë si Narkoshtet. Por edhe nëse nuk na e thotë Z. Gratteri apo eurodeputeti Gahler (se në Shqipëri grupet kriminale bllokuan rotacionin), ne shqiptarët i kemi sytë në ballë për të krahasuar kursin e lekut me dollarin dhe euron përpara 10 vitesh dhe sot kur falë Ramaformës, narkoeurot kanë shkatërruar industritë prodhuese dhe eksportuese.

Si mund të forcohet leku në një vend ku eksportet janë 8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto ose 7 herë më pak se Maqedonia e Veriut fqinje? Sepse këtu Narkodrejtësia mban në sirtar 251 urdhër-arreste për kapot e krimit të organizuar, të cilët janë edhe investitorë “strategjikë” dhe që janë lënë të lirë sepse mbledhin vota për regjimin e Edi Ramës. Sepse Narkodrejtësia këtu shpik “grupin” e Ilir Metës me anëtarë ish-vjehrrën, ish-gruan, kushërirat dhe kushërinjtë e tyre. Sepse Narkodrejtësia merret me një çështje të stërgjykuar në Shqipëri, Arbitrazhin e Vjenës, si ajo CEZ-DIA, ku shteti çuditërisht rezulton të ketë dalë me fitim nga sekuestrimi në 2014 të rreth 5 milion eurove, shtetasit Kastriot Ismaili, nga 1.1 milion euro që është dëmi që ka pësuar shteti sipas vet vendimit të Gjykatës së Lartë. Jo vetëm kaq, por ky qytetar bën edhe 8 vite burg vetëm për t’i marrë një dëshmi të rreme kundër Ilir Metës.

Ndërkohë dy “bashkëpunëtorët” e tij çekë, që sipas gjykatës tonë i kanë shkaktuar CEZ-it (kompani shtetërore, jo private) një dëm 3 herë më të madh nuk dënohen nga drejtësia e tyre europiane. Ndërkohë për kallëzimin e bërë jo nga një delinkuent, por nga vet Kontrolli i Lartë i Shtetit për Ramën dhe Gjiknurin që i falën 479 milion euro CEZ-it, SPAK-u nuk pipëtin. Ndërsa për “amerikanllëqet” e SPAK-ut me lobimet nuk ia vlen të zgjatem fare për aq kohë sa asnjë “Bilal” apo McGonigal nuk është në burgjet e SHBA për “hatrin” tim apo të Partisë së Lirisë (LSI). Por procesi në themel do të provojë të gjitha manipulimet e SPAK-ut për të mos hetuar me transparencë, me qëllimin e vetëm për të akuzuar Ilir Metën, personin i cili nuk ka asnjë firmë apo autorizim, por as edhe dijeni për çdo veprim jashtë kontratës së LSI me GSIS, që është shumë e qartë. Sidoqoftë është e rëndësishme që Gjykata e Parisit i dha fund 20 ditëve raskapitëse në burg të Presidentit Sarkozi. Besoj ishte kohë e mjaftueshme për të lexuar me përqëndrim dy librat që mori me vete e sidomos Kontin e Monte Kristos, që është jo vetëm i gjatë por ku çdo fjalë e Aleksandër Dumas është e qëndisur me një fuqi të mbikohshme, ashtu si edhe karakteret që ka gdhendur, të cilëve mund t’u ndërrojmë vetëm emrat edhe sot pas 2 shekujsh.

Sidoqoftë rasti Sarkozi na shërbeu për të kuptuar se cila është drejtësia e vërtetë europiane, ajo ku gjykata është mbi të gjithë dhe jo prokuroria. Ndaj atyre “europianëve” që ju thonë shqiptarëve se SPAK-u është drejtësia e kulluar dhe supreme u thoni se ne e dimë ku i merrte çantat me dollarë McGonigali, po ju ku i merrni zarfat me euro? Sepse Ramaforma siç thoshte McGonigali ishte një mundësi e madhe për ata si ai dhe ata që sollën “tigrat” e Bangladeshit. Por Ramaforma është një pamundësi e madhe për shqiptarët, viktimat e pafundme të 200 mijë dosjeve të stivuara prej 10 vitesh. Shumica e tyre nuk kanë mundësi ekonomike as të vinë njëherë në Tiranë për të ndjekur një seancë gjyqësore dhe jo më të shkojnë në Gjykatën e Strasburgut për të marrë drejtësi. Për fat të mirë unë e kam këtë mundësi që të shkoj atje jo për të mbrojtur Ilir Metën por për t’u treguar të gjithëve se eksperimenti me një popull të tërë dështoi me sukses të plotë. Meqënëse e nisëm me një rast nga Franca nuk duhet të harrojmë se Franca dekoroi Esatin dhe po Franca liroi edhe Avniun. Për fat të mirë, Franca ka edhe Strasburgun ku ndëshkohen autokratët e kontinentit./Dosja.al

sarkozy ilir meta zgjedhje

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet