LIVE UPDATES
Politike

Samiti në Bruksel, s’ka përparim për Shqipërinë e RMV, Ukraina merr statusin kandidat, BBC: Shpresë tek propozimi i Macron

Vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia kanë qenë vende kandidate prej vitesh, ndërsa Bosnje Hercegovina aplikoi për kandidaturë në vitin 2016, por ende nuk ia ka dalë.

23 Qershor 2022, 08:52 Nga F.M
Samiti në Bruksel, s’ka përparim për Shqipërinë e
Liderët e BE-së dhe kryeministri Edi Rama

BRUKSEL- Sot dhe nesër, më 23 dhe 24 qershor do të mbahet samiti i Bashkimit Europian në Bruksel. Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe kryeministri Edi Rama pritet të mbërrijë nga çasti në çast së bashku me homologët e Ballkanit Perëndimor. Por, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duket se nuk do të ketë përparim në lidhje me negociatat duke qenë se një ditë më parë qeveria e Bullgarisë ra dhe vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut qëndron ende. Por, Ukraina pritet të marrë statusin e vendit kandidat për integrimin në Bashkimin Evropian.

Statusi i kandidatit është hapi i parë zyrtar drejt anëtarësimit në BE dhe Franca tha këtë javë se kishte "konsensus total" për Ukrainën. Mund të duhen shumë vite për t'u bashkuar dhe nuk ka asnjë garanci për këtë gjë, por marrja e këtij statusi ishte i nevojshëm për Ukrainën. Vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia kanë qenë vende kandidate prej vitesh, ndërsa Bosnje Hercegovina aplikoi për kandidaturë në vitin 2016, por ende nuk ia ka dalë.

Udhëheqësit e BE-së takojnë gjithashtu homologët e tyre të Ballkanit Perëndimor të enjten në mëngjes, përpara samitit kryesor, por diskutimet priten të jenë të vështira.

BBC shkruan se disa shtete anëtare po bëjnë presion që Bosnjës t'i jepet statusi i kandidatit, por kjo nuk pritet të ndodhë. 

Përveç vendosjes se cilat vendeve duhet t'u jepet statusi i kandidatit, krerët e BE do të diskutojnë gjithashtu sigurinë ushqimore në dritën e bllokadës ruse të porteve ukrainase, të dënuar nga shefi i politikës së jashtme të BE këtë javë si një krim lufte. Dhe ata do të vlerësojnë propozimin e Presidentit Macron për një "Komunitet Politik Evropian" më të gjerë .

Sipas projekt-përfundimeve të samitit të parë nga BBC, qëllimi do të ishte "të nxisë dialogun politik dhe bashkëpunimin për të adresuar çështjet me interes të përbashkët në mënyrë që të forcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian".

Udhëheqësi francez ka sugjeruar se komuniteti, një bllok parallel me BE-në të përfshijë vende që presin të anëtarësohen, si Ukraina dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor, apo edhe ato që janë larguar, si Mbretëria e Bashkuar. Megjithatë, një numër diplomatësh të BE-së e kanë hedhur poshtë idenë e krijimit të këtij blloku, por kryeministrit Rama i është dukur ‘ide vizionare’.

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, ka thënë se preferenca e saj do të ishte ndërtimi i strukturave ekzistuese si G7 dhe NATO.

Ç’ndodhi një ditë më parë?

Një kërkesë e liderit të Opozitës dhe ish-kryeministrit Boyko Borissav rizgjoi shpresat se në Parlamentin e Bullgarisë mund të rrëzohej vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut. Paradite ai deklaroi pro 59 votat e grupit të tij, por pasdite, qeveria e kryeministrit Kiril Petkov ra me 123 vota pas procesit të votëbesimit që iu nënshtrua në Kuvend. Tani vendi do të shkojë në zgjedhje.

samiti i brukselit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet