LIVE UPDATES
Politike

“Rama s'kërkoi autorizim”/ Meta flet për Marrëveshjen e Detit me Greqinë: Ka bërë veprime të dyshimta

Ndër të tjera, kreu i shtetit deklaroi se i ka thënë kryeministrit Edi Rama kur ishte edhe ministër i jashtëm të kërkojë një autorizim në rast se vendos të pranojë kërkesën e palës greke për një qasje politike.

22 Qershor 2022, 20:53 Nga k.m.
“Rama s'kërkoi autorizim”/ Meta flet për
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta thotë se çështja e marrëveshjes së kufirit detar me Greqinë është ndjekur gjithmonë me vëmendje nga institucioni që ai ka drejtuar. Gjatë intervistës së tij për emisionin “Aktualitet”, Meta tha se ka qenë i hapur dhe bashkëpunues për një zgjidhje në respekt të Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ndër të tjera, kreu i shtetit deklaroi se i ka thënë kryeministrit Edi Rama kur ishte edhe ministër i jashtëm të kërkojë një autorizim në rast se vendos të pranojë kërkesën e palës greke për një qasje politike. Por shtoi se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, ndaj dhe hedh dyshime mbi veprimet e kryeministrit Rama.

“Është një çështje e ezauruar shumë qartë nga Institucioni i Presidencës. Presidenti ka qenë shumë i hapur dhe bashkëpunues për një zgjidhje në respekt të Kushtetutës tonë dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për këtë qëllim kemi dhënë edhe autorizimin për negociatat. Me pas janë zhvilluar disa raunde negociatash dhe është kërkuar nga pala greke që të ketë një qasje politike, e cila nuk mund të bëhej nga negociatorët, sepse ata janë të mandatuar pikërisht për të zbatuar ligjin vendas dhe atë ndërkombëtar, si dhe për të negociuar në raport me ligjin.

Në këtë situatë unë i kam thënë zotit Rama, i cili ka qenë dhe ministër i Jashtëm, që nëse dëshiron ta zgjidhësh në këtë mënyrë, hajde kërko autorizimin dhe ta marrësh përsipër, sepse negociatorët nuk mund të bëjnë veprime të paligjshme.

Së dyti, ata nuk kanë ndonjë vullnet politik, përveç detyrës për të zbatuar ligjin dhe për t’iu referuar të Drejtës Ndërkombëtare dhe  të drejtës tonë. Sepse në fund,  ti je udhëheqësi i maxhorancës, ajo që do të negociohet do të shkoj në Parlament që të votohet. Por nesër mund të shkoj përsëri edhe në Gjykatë Kushtetuese, nëse dikush ankohetDhe padyshim duhet ta marr përsipër Qeveria që ta mbroj këtë gjë. Ai asnjëherë nuk kërkoi një autorizim, kur është e qartë që ka bërë veprime, ato që marrim vesh më shumë nga pala greke nga intervistat që jepen, të paautorizuara,  të cilat ngrenë dyshime serioze mbi integritetin dhe qëllimet e kësaj sjellje në raport me interesat e Shqipërisë.Unë kam qenë dhe jam për një zgjidhje të ndershme, për një zgjidhje të drejtë, larg lojërave të dyfishta. Por kjo nuk mund të ndodhë kurrë jashtë transparencës dhe duke shkelur Kushtetutën e Shqipërisë,”- tha Meta.

ilir meta ceshtja e detit me greqine ne hage

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet