Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mikpritësi i takimit, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviç, ka thënë në një konferencë për media se stabiliteti afatgjatë i rajonit nënkupton edhe marrëdhënie të mira fqinjësore.
MAL I ZI- Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa shtetet e Ballkanit Perëndimor, është mesazhi i përbashkët i presidentëve të shteteve të rajonit nga Samiti Bërdo-Brioni, që po mbahet të martën në Tivat të Malit të Zi. Mikpritësi i takimit, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviç, ka thënë në një konferencë për media se stabiliteti afatgjatë i rajonit nënkupton edhe marrëdhënie të mira fqinjësore.
"Me një rend botëror të lëkundur, dhe me rritjen e paqëndrueshmërisë globale, liderët e Ballkanit Perëndimor janë të vetëdijshëm për momentin politik dhe dritaren e re të BE-së, sa i përket zgjerimit. Jemi të gatshëm të shfrytëzojmë këtë mundësi edhe më fuqishëm”, ka thënë Millatoviç.
Pritjet e tij janë që përparimi i Malit të Zi drejt bllokut evropian, të jetë shtysë edhe për vendet e rajonit.
"BE-ja nuk është vetëm një nevojë dhe një qëllim i deklaruar, por edhe një imperativ gjeopolitik dhe moral."
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vendi që udhëheq ajo vazhdon të jetë i përkushtuar për bashkëpunim rajonal, “të bazuar në fqinjësi të mirë, gjithë përfshirje dhe qëllimin e përbashkët për integrim në institucionet euroatlantike”.
Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviç, ka thënë se vlera e Samitit Bërdo-Brioni "qëndron në faktin që në këto takime komunikojnë disa vende që nuk e kanë njohur njëra-tjetrën."
Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, të shpallur në shkurt të vitit 2008. Millanoviç ka thënë se detyra e Kroacisë dhe Sllovenisë është që t’i inkurajojnë vendet e Ballkanit Perëndimor që të mos heqin dorë nga rruga e tyre drejt anëtarësimit në BE.
"Ekziston inercia dhe dobësia e BE-së në konkurrencën globale me lojtarë më të fuqishëm dhe të paskrupullt. Në njërën anë janë Shtetet e Bashkuara, tjetrën shtetet e BRICS-it, pra Rusia, Kina, India... ato që nuk na duan”.
Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, ka thënë se Sllovenia dhe Kroacia mbështesin intensivisht procesin e integrimit evropian.
"Mali i Zi ka bërë më shumë përparim dhe ka perspektivën më të mirë për t’u anëtarësuar së shpejti në BE”, ka thënë ajo.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk ka marrë pjesë në seancën planare të samitit, por u është bashkuar më vonë pjesëmarrësve. Tema e Samitit në Tivat është përmirësimi i bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe anëtarëve të Bashkimit Evropian. Procesi Bërdo-Brioni është një nismë slloveno-kroate, e iniciuar në vitin 2010, me qëllim forcimin e besimit dhe ndihmës për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian./ REL
Protesta TIRANË- Drejtoria e Policisë së Tiranës njoftoi të martën se kishte arrestuar një protestues 57-vjeçar s...
ilir meta TIRANË- Presidenti i PL-së, Ilir Meta në një dalje për mediat ka deklaruar se do t’i bashkohet Sali Berishës,...
Kryeministria TIRANË- Në Tiranë pati përplasje të dhunshme të hënën në mbrëmje, ndërsa mbështet...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha njoftoi sot një konferencë me gazetarët për të komentu...
flamur noka TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka mbledhur ditën e sotme në...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët, ku foli edhe lidhur me arrestim...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij gjatë një konference për mediat. Gjatë ...
sali berisha TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka folur për protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Ber...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një konference për mediat. Berisha përshëndeti...
albana vokshi TIRANË- Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, njëkohësisht deputete e PD-së, Albana Voksh...