20 Prill 2023, 09:35
Nga A.B
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u pyet ditën e sotme nga gazetarët, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se ku do gjenden fondet për rritjet e pagave. Ibrahimaj, deklaroi se fondet janë parashikuar që të mblidhen nga rritja e të ardhurave dhe nga rialokime të brendshme.
Pyetje: Ju keni deklaruar një kosto të kësaj reforme për rritjen e pagave. Dy janë mundësitë sepse kjo nuk ka qenë e parashikuar në buxhetin e miratuar në Nëntor. Ose ju keni burime të reja të paparashikuara në buxhet, ose disa para po i hiqni nga diku për t’i çuar diku. Mund të na e sqaroni se kush është burimi i këtyre parave?
Delina Ibrahimaj: Siç kemi anonçuar kjo rritje do të jetë e ndarë në dy faza. Pra projektvendimet që sapo miratuam sot janë projektvendime që lidhen me pagat e vitit 2023 ndërkohë që do të ketë një rritje të mëtejshme të pagave në 2024 kur reforma supozohet që të përfundojë. Kostoja vjetore e cila e plotë do të jetë për vitin 2025 e rritje së pagave është në nivelin 38 miliardë Lekë. Këto fonde janë parashikuar që të mblidhen qoftë nga rritja e të ardhurave, qoftë nga rialokime të brendshme. Pra janë kosto që përballohen brenda kuadrit makrofiskal duke ruajtur të gjitha parametrat e ligjit organik të buxhetit. Që do të thotë ne do të vijojmë të ulim borxhin dhe ne do të vijojmë të ulim deficit duke garantuar qëndrueshmëri fiskale. Për vitin aktual në buxhetin e vitit 2023, që ku u hartua ne kemi parashikuar një politikë të rritjes së pagave dhe ishte një vlerë prej 2.4 miliardë lekësh të parashikuara në buxhet për politikën e rritjes së pagave. Ajo rritje targetonte sistemin e arsimit, të shëndetësisë, por edhe disa kategori të tjera si për shembull sektori i IT. Sigurisht që në projektbuxhetin e këtij viti kishim një fond rezervë për disa politika sociale të cilat planifikonim t’i implementonim gjatë vitit. Rritja e pagave dhe momenti i rritjes së pagave vjen si pasojë e krizës inflacioniste që është duke ndodhur, çmimeve të larta dhe rritjes së kostove të jetesës. Janë disa zëra të parashikuara në buxhetin e vitit 2023 të cilët akomodojnë rritjen e pagave dhe koston shtesë të parashikuar për këtë vit.
vkm 20 prill 2023 delina ibrahimaj
Politike
20 Prill 2023, 07:30
A.B
Mesazhi
TIRANË- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha ka ...
Politike
20 Prill 2023, 07:21
A.B
Të 22 mijë votuesit e regjistruar në Bashkinë Tropojë pritet të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë mes kryetarit aktu...
Politike
19 Prill 2023, 23:57
F.M
Pjerin Ndreu
TIRANË- Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Lezhës dhe kryebashkiaku aktual, Pjerin Ndreu i është...
Politike
19 Prill 2023, 23:22
F.M
Emirjana Sako dhe Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sdeklaruar se Partia Socialiste nuk mbështet kandidatët me sponsorizime...
Politike
19 Prill 2023, 23:06
KQZ
TIRANË- Në Shqipëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po forcon mbikëqyrjen e financimit të partive politike gjatë fushat&eu...
Politike
19 Prill 2023, 21:25
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka dërguar sot për verifikim te thelluar 11 kandidatë për anëta...
Politike
19 Prill 2023, 21:27
F.M
Enton Abilekaj dhe Andi Bushati
TIRANË- Vendimi i KAS për të vendosur emrin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta n&eu...
Politike
19 Prill 2023, 20:32
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme kandidatin e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojm&eu...
Politike
19 Prill 2023, 20:34
F.M
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza të forta, teksa shprehet se vrasja e Ardian Nikulajt është bërë për që...
Politike
19 Prill 2023, 20:02
Iftari
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shtruar një iftar për muajin e Ramazanit dhe vetë ka zgjedhur të ulet me disa prej të...