LIVE UPDATES
Politike

Gjykata Kushtetuese publikon vendimin e detajuar: Ja pse kufizimi i lirisë së lëvizjes nuk shkel të drejtat kushtetuese

Nga refuzimi i këtij vendimi në dhjetor të vitit 2023 u mor masa e arrestit në shtëpi për Berishën.

7 Mars 2025, 11:17 Nga M.B
Gjykata Kushtetuese publikon vendimin e detajuar: Ja pse kufizimi i lirisë
Sali Berisha

TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, të cilit i rrëzoi kërkesën për shfuqizimin e masës “arrest në shtëpi”. Vendimi për masën e sigurisë 'arrest shtëpie' ndaj Berishës është vendosur për shkak se, Berisha nuk respektoi vendimin për 'detyrim paraqitje' nga SPAK për shkak se nuk ishte marrë autorizimi nga Kuvendi.  

Ndërkohë që në vendimin e arsyetuar, Gjykata Kushtetuese deklaron se argumenti i Berishës, sipas të cilit Kuvendi duhet të japë autorizimin në rastin e caktimit të masave të detyrimit për paraqitje në Policinë Gjyqësore dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, nuk pajtohet me parashikimin e nenit 73 të Kushtetutës.

Gjykata vëren se me kërkesën e datës 22.12.2023, Prokuroria e Posaçme, bazuar në nenet 228-232, 237, 244 dhe 260 të KPP-së, ka kërkuar nga gjykata zëvendësimin e masave të sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, të vendosura më parë ndaj kërkuesit, me masën e sigurimit personal “Arresti në shtëpi”, për shkak se kërkuesi nuk ka zbatuar vendimin e gjykatave, edhe për pasojë edhe një prej masave të sigurimit personal të vendosur më parë ndaj tij, duke mos u paraqitur asnjëherë përpara Policisë Gjyqësore.

Ndryshe nga sa pretendon kërkuesi, gjykatat kanë arsyetuar edhe në lidhje me ekzistencën e kushtit procedural/ligjor për zëvendësimin e masës së sigurimit, duke qenë se ai ishte në dijeni dhe ishte njoftuar për vendimet gjyqësore, të cilat kishin caktuar masën e sigurimit personal ndaj tij, moszbatimi i së cilës u bë shkak për zëvendësimin me masën tjetër “Arresti në shtëpi”. Për më tepër, Gjykata rithekson qëndrimin e saj në vendimin nr. 81/2024 lidhur me këtë pretendim, ku ajo (Gjykata) pajtohet me vlerësimin e gjykatave të zakonshme se kërkuesi ishte në dijeni dhe ishte njoftuar për vendimet gjyqësore, të cilat kishin caktuar masat e sigurimit personal ndaj tij. Prandaj, Gjykata vlerëson se ky pretendim i kërkuesit ka marrë përgjigje të arsyetuar me vendimin nr. 81/2024 të Gjykatës.

Gjithashtu, Gjykata konstaton se gjykatat kanë evidentuar edhe faktin se duke qenë se çështja ndodhet në fazën e hetimeve dhe nga ana e organit të akuzës duhet të kryhen ende veprime hetimore, kërkuesi, për shkak të marrëdhënieve të krijuara prej statusit të tij të mëparshëm si Kryeministër i vendit ose atij aktual, si deputet i Kuvendit, mund të ndikojë ose ndërhyjë në prishjen apo asgjësimin e provave, si edhe në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave, çka, sipas tyre, do të sillte një hetim të mangët. Po ashtu, gjykatat e juridiksionit të zakonshëm, bazuar në faktet dhe informacionet e administruara rregullisht gjatë procesit, kanë analizuar mjaftueshëm për ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale nga kërkuesi, sikundër edhe për ekzistencën e kushteve të veçanta për caktimin e masës së sigurimit personal

Vendimi nuk rezulton të jetë arbitrar, alogjik, kontradiktor ose i paqartë në përmbajtjen dhe vlerësimin e tij. Për rrjedhojë vendimi i Kolegjit Penal nuk vë në dyshim respektimin e së drejtës për proces të rregullt në drejtim të aksesit dhe standardit të arsyetimit të tij. Për sa më lart, Gjykata çmon se pretendimet e kërkuesit për cenimin e së drejtës së aksesit të lidhur me standardin e arsyetimit të vendimeve gjyqësore janë të pabazuara," thuhet në vendim.

Sipas vendimit, autorizimi i Kuvendit është i nevojshëm vetëm nëse masat kufizuese të vendosura ndaj kërkuesit përbëjnë kufizim/heqje të lirisë së tij personale. Por në fakt, masa e sigurisë 'arrest shtëpie' e vendosur në muajin dhjetor të vitit 2023, nga GJKKO me kërkesë të SPAK, përbën dhe kufizim dhe heqje të lirisë personale, ndaj dhe për këtë duhej marrë autorizimi nga Kuvendi.  

"Referuar pretendimit tjetër të kërkuesit se procedura e zhvilluar nga Kuvendi për dhënien e autorizimit ka qenë e paragjykuar politikisht, bazuar në sa u parashtrua më sipër nga aktet e Kuvendit (procesverbalit të Këshillit dhe dy raporteve rekomanduese), Gjykata çmon se edhe pse gjatë diskutimit të anëtarëve të Këshillit, në mbledhjen e këtij të fundit, nga disa deklarata të anëtarëve të atij Këshilli, vërehen nuanca politike në trajtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme ose edhe paracaktimi i mënyrës së votimit të tyre, kjo është e pranueshme në kontekstin e diskutimeve në një institucion politik të përbërë nga përfaqësues të politikës, siç është Kuvendi, dhe nuk do të thotë se dhënia e autorizimit ka qenë e ndikuar politikisht. Për më tepër që kërkuesi në kërkesën e tij i referohet në tërësi opinioneve/deklaratave dhe pyetjeve të deputetëve anëtarë të Këshillit, por nuk ka treguar dhe nuk ka arritur të provojë se si këto opinione/deklarata ose pyetje kanë paragjykuar vendimmarrjen e Këshillit.

Në arritjen e këtij përfundimi, Gjykata ka parasysh edhe se, siç del qartësisht nga diskutimet në Këshill, qëllimi i deklaratave/pohimeve të deputetëve, në kuadër të procedurës parlamentare për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së kërkuesit, ka qenë arsyetimi lidhur me ekzistencën e kushteve për dhënien ose jo të autorizimit dhe jo përcaktimi i fajësisë ose pafajësisë penale të tij. Gjykata thekson, gjithashtu, se fakti që procedura parlamentare për dhënien e autorizimit për heqjen e lirisë së kërkuesit është vënë në lëvizje për shkak të mospërmbushjes nga kërkuesi të detyrimeve të vendosura më parë nga gjykatat, konkretisht për zbatimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, është një tjetër tregues i rëndësishëm i faktit që ajo (procedura) nuk ka qenë e ndikuar politikisht. Për rrjedhojë, ndryshe nga sa pretendon kërkuesi, Gjykata çmon se procedura e zhvilluar nga Kuvendi për dhënien e autorizimit nuk ka qenë e paragjykuar politikisht dhe pretendimi i tij në këtë drejtim nuk është i bazuar," thuhet në vendim.

Në vendimin e zbardhur prej 53 faqe, Gjykata Kushtetuese ka thekson se imuniteti i deputetit nuk përbën përjashtim nga rregulli që çdo person që kryen një vepër penale është subjekt i përgjegjësisë penale dhe që të ndiqet nga prokurorët.

"Për sa i përket pretendimit tjetër të kërkuesit se në procedurën e zhvilluar në Kuvend nuk ka pasur akte provuese mbi bazën e të cilave mbështetet konkluzioni për ekzistencën e faktit penal në ngarkim të tij, Gjykata vlerëson të theksojë se në procedurën për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit, pra heqjes së imunitetit të tij, nga Kuvendi nuk është i nevojshëm administrimi i të gjithë dosjes gjyqësore në ngarkim të deputetit, por vetëm i atyre akteve që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se deputeti ka kryer shkeljen për të cilën kërkohet autorizimi, që në rastin konkret janë vendimet gjyqësore që kanë caktuar më parë masat e sigurimit personal ndaj tij dhe procesverbalet e mbajtura nga oficeri i Policisë Gjyqësore, për (mos)paraqitjen e tij sipas detyrimeve të vendosura në ato vendime.

Në këtë rast, Gjykata, bazuar edhe në raportin e Komisionin të Venecias, mbështet qëndrimin e këtij të fundit se organi parlamentar që shqyrton kërkesën për heqjen e imunitetit nuk duhet të bëjë një vlerësim ligjor të çështjes dhe nuk duhet në asnjë rrethanë të japë qëndrimin e tij për fajësinë ose jo të deputetit përkatës apo bazueshmërinë e procedimit penal. Në këtë rast, duhet të ekzistojë një prezumim themelor se imuniteti duhet të hiqet në të gjitha rastet kur nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se akuzat ndaj deputetit janë të motivuara politikisht (shih raportin e Komisionit të Venecias CDL-AD (2014)001 (maj 2014)). Pra, në vlerësimin e Gjykatës, Kuvendi, në shqyrtimin e kërkesës për heqjen e imunitetit, nuk duhet të vlerësojë përgjegjësinë penale të deputetit dhe as (pa)fajësinë e tij, por vetëm të sigurohet se ekziston dyshimi i arsyeshëm që ai (deputeti) të ketë kryer shkeljet për të cilat kërkohet heqja e imunitetit, si edhe që kjo kërkesë për heqjen e imunitetit parlamentar të mos jetë e ndikuar politikisht.

Në këtë kuptim, Gjykata çmon të theksojë se natyra e vendimeve të marra nga organet politike të Kuvendit, siç mund të jetë në rastin konkret Këshilli, të cilat në vetvete kanë natyrë politike, nuk mund të jetë e njëjtë me natyrën e një vendimi gjyqësor. Për këtë arsye ai jo domosdoshmërisht duhet të plotësojë të njëjtat kritere të një vendimi gjyqësor. Gjithashtu, Gjykata thekson se edhe pse procedura parlamentare për heqjen e imunitetit duket sikur ndërhyn në parimin e prezumimit të pafajësisë, për shkak se mund të perceptohet si një lloj gjykimi politik për themelin e çështjes së (pa)fajësisë së deputetit, kjo procedurë nuk duhet kurrsesi të ketë natyrën e një procedimi gjyqësor ose t’i ngjajë atij, dhe në asnjë rast organi që zhvillon këtë procedurë nuk duhet të vlerësojë (pa)fajësinë e deputetit të cilit kërkohet t’i hiqet imuniteti, e cila vlerësohet vetëm nga gjykatat.

Në këtë kuptim, Gjykata vlerëson të ripohojë qëndrimin e saj se imuniteti i deputetit nuk përbën përjashtim nga rregulli, sipas të cilit çdo person që kryen një vepër penale është subjekt i përgjegjësisë penale, që ndiqet nga prokurorët dhe në fund vendoset nga gjykatat e pavarura Për këtë arsye, ndryshe nga sa pretendon kërkuesi, Gjykata vlerëson se aktet e paraqitura nga organi i akuzës për dhënien nga Kuvendi të autorizimit për arrestimin e kërkuesit, pra heqjes së imunitetit të tij, duket se sjellin mjaftueshëm të dhëna për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme. Për rrjedhojë, Gjykata çmon se pretendimi i kërkuesit për cenimin e procedurës parlamentare për heqjen e imunitetit, nuk është i bazuar," thuhet në vendim.

sali berisha gjykata kushtetuese

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje