Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh në mënyrë antikushtetuese. PS shtyn projekt-rezolutat në seancën e fundit plenare
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Mandati i deputetit të PS, Vullnet Sinaj rrezikon t’i shpëtojë ballafaqimit me Gjykatën Kushtetuese për shkak të zvarritjes së procedurave në Kuvend, ndërsa opozita akuzon Spiropalin se po e bën këtë qëllimisht për djegien e afateve.
TIRANË- Mandati i deputetit socialist, Vullnet Sinaj, i akuzuar nga opozita se ka shkelur Kushtetutën duke përfituar fonde publike nëpërmjet biznesit të tij, rrezikon t’i shpëtojë shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese si pasojë e zvarritjes së procedurave në Kuvend.
Ligji për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese parashikon se “kërkesa për papajtueshmëri të funksionit të deputetit mund të paraqitet në Gjykatën Kushtetuese për sa kohë vazhdon mandati i deputetit, por jo më vonë se 6 muaj para përfundimit të mandatit…”.
Mandati i deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë përfundon në shtator, kur edhe pritet të betohen 140 deputetët e rinj që do të dalin nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Si rrjedhojë, mocioni i papajtueshmërisë së mandatit për deputetin Sinaj nuk mund të shqyrohet nga Gjykata Kushtetuese pas datës 10 mars.
Mocioni i papajtueshmërisë i firmosur nga deputetë të opozitës u shqyrtua në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores në datë 20 nëntor dhe prej afro 2 muajsh, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali nuk ka thirrur një mbledhje tjetër të këtij këshilli për të vijuar me procedurat.
Opozita e akuzon Spiropalin se po e zvarrit me qëllim këtë procedurë me synimin për të djegur afatet ligjore për shqyrtimin e papajtueshmërisë së mandatit në Gjykatën Kushtetuese.
“Procedura në shkelje të Kushtetutës dhe rregullores po bllokohet nga Kryetarja e Kuvendit. Me gjasa, ky bllokim po bëhet për të djegur afatet e shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese që është deri në 10 Mars 2025,” i tha BIRN-it të mërkurën nëpërmjet një zëdhënesi, Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Me anë të një shkrese zyrtare, Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht Spiropalit në datë 13 dhjetor që të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar raportet e relatorëve dhe përfshirjen e tyre për votim në seancën plenare të radhës.
Bardhi thotë se i ka parashtruar edhe një tjetër kërkesë për këtë çështje në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve të datës 23 dhjetor, por nuk ka marrë përgjigje.
E pyetur nga BIRN se pse nuk kanë vijuar procedurat për mandatin e Sinajt dhe nëse kjo zvarritje rrezikon të djegë afatet kushtetuese, Spiropali nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi.
Një zëdhënëse e kryetares së Kuvendit tha se “nesër (të enjten) do të njoftohet zyrtarisht për vijimin e procedurave”.
Zvarritja e procedurave është një mekanizëm i përdorur nga mazhoranca edhe në rastin e deputetes Olta Xhaçka, duke shkuar deri në përplasje me Gjykatën Kushtetuese në mbrojtje të mandatit të saj.
Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Mandateve, anëtarët socialistë kërkuan që të pritet opinioni i Komisionit Evropian për Demokraci përmes Ligjit, i cili njihet si “Komisioni i Venecias”, për çështjen “Xhaçka” para se të shkohej për votim në seancë për mocionin ndaj Sinajt.
Opozita pretendon se çështja e Sinajt paraqet një rast të pastër të konfliktit të interesit krahasuar me rastet e tjera që janë shqyrtuar më herët nga gjykata.Provat e sjella në mocion janë disa fatura blerjesh nga institucione publike pranë rrjetit të supermarketeve “Big Market” në pronësi të Sinajt, që kapin shifrën 3.6 milionë lekë.
Vetë Sinaj nuk i pranoi akuzat, ndërsa avokatja e tij i cilësoi provat e paraqitura në mocion si të pamjaftueshme për të provuar shkeljen e Kushtetutës nga deputeti.
Ky është mocioni i dytë ndaj një deputeti socialist brenda kësaj legjislature, pas mocionit ndaj deputetes Olta Xhaçka, bashkëshorti i së cilës përfitoi statusin “investitor strategjik” dhe plazhin para hotelit në Dhërmi.
Në rastin e Xhaçkës, socialistët e mbrojtën me forcë mosdërgimin e mandatit të saj për interpretim në Gjykatën Kushtetuese duke shkelur dhe dy vendime të saj, përkundër konstatimeve të gjykatës se këto qëndrime “cënojnë themelet e shtetit” dhe janë “shkelje të rënda të Kushtetutës”.
Në fillim të dhjetorit Komisioni i Venecias i dha të drejtë Gjykatës Kushtetuese duke i cilësuar vendimet e saj të detyrueshme për Kuvendin, por socialistët e lexuan opinionin sipas interesit të tyre, duke u fokusuar tek një përkufizim për lirinë e deputetit për të votuar./ Reporter.al
ervin salianji TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka kundërshtuar në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjy...
ilirjan celibashi, nicholas abbott TIRANË- Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nicholas Abbott ka zhvilluar sot një ...
Rama TIRANË- Mediat ndërkombëtare kanë rikthyer vëmendjen e tyre ndaj Shqipërisë. Pas hapjes së qendrave të em...
Verma TIRANË- Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma sapo ka mbërritur në S...
Ervin Hoxha TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilloi ditën e sotme një takim në ambientet e kompanisë IdentiT...
ilir meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në intervistën e tij nga burgu u shpreh se sondazhet asnjëhe...
Ilir Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpejeguar pyetjen e tij nga prokurorët e SPAK si dhe ka...
ilir meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë nga qelia e burgut një intervistë ku ka folur ...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të qeverisë për uljen e çmimit t...
Rama TIRANË- Vendimi për të ndaluar TikTok në Shqipëri vijonë të tërheqë vëmendjen e mediave t&...