17 Mars 2026, 10:20
Nga I.A
Taulant Balla
TIRANË-Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka prezantuar projekt rezolutën në lidhje me Iranin për ta shpallur shtet që sponsorizon terrorizmin. Gjatë fjalës në Kuvend, Balla u shpreh se lufta ndaj terrorizmit është lufta për sigurinë globale dhe shtetin e së drejtës.
Deputeti solli në vëmendje se vetë Shqipëria disa herë ka qenë objekt i sulmeve kibernetike nga Irani, ku përmendi sulmet e vitit 2022 si dhe sulmin më të fundit ndaj Kuvendit. Sipas Ballës, këto sulme kanë pasur si synim destabilizimin e institucioneve demokratike dhe funksionimin normal të shtetit, duke theksuar se këto janë akte të mirëfillta armiqësore.
“Terrorizmi nuk është vetëm akt dhune, është stërgji frikësimi, destabilizimi dhe minimi të rendit demokratik. Godet civilë, institucionet, godet edhe parimet në të cilat është ndërtuar sistemi ndërkombëtar pas luftës së dytë botërore. Lufta kundër terrorizmit nuk është thjesht çështje sigurie, është betejë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar. Shqipëria ka qenë dhe mbetet vend i qartë dhe i palëkundur në këtë qëndrim të saj, Ne jemi vend që kemi zgjedhur anën e demokracive, bashkëpunimit ndërkombëtar kundër terrorizmit. Shqipëria ka jo vetëm të drejtën, por edhe të kontribuoj në sigurinë kolektive të NATO-s dhe komunitetit ndërkombëtar. Rezoluta është pjesë e këtij angazhimi të vazhdueshëm.
Vendi ynë ka qenë objekt i sulmeve në hapësirën kibernetike. Sulmi i rëndë ndaj institucioneve të Republikës së Shqipërisë në 2022, ishte një nga episodet më serioze të agresionit kibernetik të një vendi sovran. Pak ditë më parë, Kuvendi ishte shënjestra e një sulmi të ri kibernetik. Këto janë akte armiqësore, që synojnë destabilizimin e institucioneve demokratike dhe funksionim normal të një shtetit. Rezoluta synon të adresojë këtë realitete. Synojmë të dënojmë çdo formë të mbështetjes shtetërore për terrorizmin, dënojmë përdorimin e mjeteve hibride kundër institucioneve të shteteve sovrane. Rezoluta u bën thirrje qeverisë shqiptare të shpallë gardën revolucionare të Iranit dhe Hezbollahun si organizata terroriste”, tha Balla./Dosja.al
taulant balla
Politike
17 Mars 2026, 10:07
I.A
Kuvendi
TIRANË- Seanca plenare ka nisur ditën e sotme në Kuvend. Në seancë janë pjesëmarrës vetëm sociali...
Politike
17 Mars 2026, 09:39
D.S
TIRANË- Është miratuar nisma për të shpallur Iranin vend terrorist. Në konferencëne e kryetarëve, projektre...
Politike
17 Mars 2026, 09:35
D.S
Hava Delibashi
TIRANË- Ish-zv/drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Hava Delibashi, k...
Politike
17 Mars 2026, 08:07
D.S
Peter Sorensen
Mbretëria e Bashkuar tha se mirëpret marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian lidhur me zbatimin e Lig...
Politike
16 Mars 2026, 22:41
E. D
Partia Demokratike
TIRANË- Grupi i punës për komunikimin digjital është miratuar gjatë mbledhjes së Kryesisë së...
Politike
16 Mars 2026, 21:40
E. D
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti deklaroi se nuk ka kandidatura t...
Politike
16 Mars 2026, 20:33
E. D
Sali Berisha
KAVAJË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë mbrëmjen e se henes në iftarin e organizuar nga bash...
Politike
16 Mars 2026, 20:06
E.d
Foto ilustruse
Mbretëria e Bashkuar tha se mirëpret marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian lidhur me zbatimin e Ligj...
Politike
16 Mars 2026, 19:37
E. D
Ejup Maqedonci
KOSOVË- Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka deklaruar se raketat e reja balistike që Serbia i ka bler&eu...
Politike
16 Mars 2026, 19:08
E. D
Gazment Bardhi, Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është kundë...