LIVE UPDATES
Politike

Rënia politike e Erion Veliajt, i riu mes një brezi politikanësh të vjetër

Në një lëvizje dramatike, Gjykata e Posaçme miratoi arrestimin e njërit prej politikanëve më të rëndësishëm të vendit në dekadën e fundit, Erion Veliajt, njeriut që ndërtoi karrierë falë një fushate antikorrupsion dhe që duket se po e mbyll karrierën i akuzuar për korrupsion në së paku nëntë raste. Bashkë me të u akuzuan edhe pesë biznesmenë, ndër më të njohurit në vend.

11 Shkurt 2025, 21:13 Nga Gjergj Erebara
Rënia politike e Erion Veliajt, i riu mes një brezi politikanësh
Erion Veliaj

TIRANA- Erion Veliaj, 45 vjeç, kryetar i Bashkisë së Tiranës prej dhjetë vjetësh dhe njeriu që për shumë vite u konsiderua si pasardhësi potencial i Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, e kaloi natën mes të hënës dhe të martës në qelitë e njësisë së paraburgimit të Tiranës, njohur në gjuhën popullore si Burgu 313 apo Burgu i Vjetër, ndërkohë që disa qytetarë organizuan në festë simbolike për të shprehur gëzimin për arrestimin e tij.

Veliaj, i cili njihet për kontrollin ekstrem që ushtronte mbi shumicën e mediave në vend dhe për prodhimin e materialeve propagandistike përmes një ushtrie me punonjës të bashkisë, u shfaq i sinkronizuar në rrjetet sociale dhe në disa televizione duke luajtur me fëmijët në një kopsht në Yzberisht paraditen e së hënës, në pamje të etiketuara si transmetim “live”. Por ndërsa mediat konvencionale dhe sociale ishin duke transmetuar këto pamje, fakti është që në zyrën e kryetarit të bashkisë, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit po i prezantonin atij vendimin e gjykatës për masë sigurie arrest me burg.

Përgjatë një dekade në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj shpëtoi pa u prekur nga disa hetime dhe skandale të mëdha, duke filluar nga vdekja e një punëtori minoren në landfillin e Sharrës në vitin 2016, te skandali i incineratorit të Tiranës vitin e kaluar.

Por ai nuk i mbijetoi dot një hetimi pasuror të hapur pas një emaili të dërguar nga një njeri i panjohur, i fshehur pas një pseudonimi, i cili duket se dispononte informacion shumë të saktë mbi përfitime potencialisht korruptive të Veliajt përmes bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, e cila gjatë viteve të fundit është prezantuar në publik si patrone arti; edhe pse shumë ngritën pikëpyetje gjatë viteve të fundit se nga vinin paratë për disa bamirësi artistike të krijuara pasi Veliaj ishte zgjedhur si kryetar i Bashkisë Tiranë, duke siguruar një trampolinë nga ku supozohej se do të mund të kërcente lehtësisht në postin e kryetarit të Partisë Socialiste për t’u projektuar si kryeministri i ardhshëm i vendit.

Veliaj e nisi karrierën si drejtues i një grupi aktivistësh antikorrupsion, mbështetur nga fonde të ofruara nga donatorët për të rritur ndërgjegjësimin e publikut të gjerë mbi problemet e shkaktuara nga korrupsioni i perceptuar si i gjithëpërhapur në kohën e qeverisjes socialiste të dytë, mes viteve 2001 dhe 2005. Veliaj kërceu me shpejtësi nga shoqëria civile në politikë, duke përdorur kapitalin e akumuluar nga fushata antikorrupsion e Lëvizjes Mjaft për të krijuar një parti të quajtur G-99, suksesi i së cilës në zgjedhjet e vitit 2009 ishte aq i paktë sa efektivisht partia u zhduk pak më vonë, ndërsa Veliaj kaloi te Partia Socialiste, për të cilën u zgjodh deputet në vitin 2013 dhe kryetat i Bashkisë Tiranë në vitin 2015.

Kërcimi i shpejtë nga shoqëria civile te politika si dhe kompromiset që angazhimi politik kërkon dukshëm e ktheu Veliajn në një zhgënjim për brezin e tij. Njeriu që nisi karrierën si aktivist kundër korrupsionit, u pa në mënyrë të përsëritur duke treguar besnikëri ndaj Ilir Metës, politikanit që u bë për shumë dhe shumë vite simbol i korrupsionit. Gjatë qeverisjes së parë socialiste, 2013-2017, ndërsa marrëdhëniet mes socialistëve dhe aleatëve të tyre ish-armiq LSI filluan të prishen, Veliaj u pa shpesh si një figurë lojaliste e koalicionit, deri në ditët e fundit, kur u përfol si personi ndërmjetës mes Ramës dhe Metës për një kompromis të orën e fundit për ta ruajtur koalicionin para zgjedhjeve të vitit 2017.

Pozicioni i Veliajt në radhët e socialistëve duket se u forcua shumë pas vitit 2018 kur, pas një hetimi italian, rivali i tij potencial Saimir Tahiri, hasi telashe me drejtësinë. Pozicioni i Tahirit u dobësua gradualisht deri sa ai përfundoi në burg i dënuar për abuzim me detyrën, pasi doli i pafajshëm ndaj akuzës më të rëndë për trafik ndërkombëtar droge.

Rivaliteti mes Veliajt dhe Tahirit ishte një sekret i njohur nga të gjithë dhe që shpesh u shfaq në formën e konfliktit të hapur. Karakteri i Veliajt për të nxitur rivalitete, me raste jo fort politikisht të arsyeshme, duket se ishte edhe një faktor që solli në instancë finale, pas disa tentativave të pasuksesshme, rrëzimin e tij.

Gjatë dhjetorit 2024, kur u bë e qartë që problemet ligjore të Veliajt ishin serioze, pasi SPAK kërkoi dhe mori miratim për bastisje për një numër zyrash dhe banesash në Tiranë dhe  Durrës, aleatët e Veliajt në media sugjeruan se informacioni që iu dërgua SPAK përmes një emaili anonim mbante erë konflikti të brendshëm mes socialistëve, një luftë e pakompromis për pushtet, e cila, siç duket, mundet ta rrëzojë një politikan.

Problemi i parë serioz i Veliajt me drejtësinë daton në vitin 2016, kur në landfillin e Sharrës, Ardit Gjoklaj, 17 vjeç, u gjend i vdekur. Para se Gjoklaj të gjendej i vdekur, bashkia ishte angazhuar në një fushatë që ndalonte romët që të grumbullonin plastikë të riciklueshme, duke shpallur se mbeturinat ishin “pronë e bashkisë”. BIRN raportoi në atë kohë se në fakt, fushata fshihte interesat private të një kompanie që ishte lejuar nga bashkia që të grumbullonte materialet me vlerë në landfillin e Sharrës, duke krijuar de facto një monopol në industrinë e riciklimit, e cila në atë kohë ishte goxha e zhvilluar në Shqipëri. Ishte në fakt kjo kompani ajo që rezultoi se punësoi 17 vjeçarin Ardit Gjoklaj për një turn nate, i cili u gjend i vdekur.

Ngjarja kaloi gjithsesi pa shumë telashe për Veliaj, i cili, pasi u akuzua se kishte ndërhyrë në disa media për të pushuar nga puna gazetarë që kishin hetuar apo kishin tentuar të hetonin ngjarjen, hetimet e prokurorisë u mbyllën pa ndonjë pasojë për të apo për zyrtarë të tjerë të bashkisë.

Veliaj shpëtoi pa pasoja edhe në vitin 2020, kur rezultoi se hotelin për disa zyrtarë të bashkisë për një aktivitet propagandistik të Veliajt në Barcelonë, e pati paguar biznesmeni Shkëlqim Fusha, një nga kontraktorët më të mëdhenj të punimeve publike, përfshirë shumë kontrata me Bashkinë Tiranë. Veliaj shpëtoi edhe në dy raste të tjera, rasti i hetimit të incineratorit të Tiranës dhe rasti i hetimit të dosjes 5D, në të cilën, disa drejtues të bashkisë kishin krijuar një kompani nën pronësi të rreme për të përfituar dhjetëramiliona euro nga paratë e taksapaguesve.

Pikërisht pasi këto çështje kaluan pa pasoja për Veliajn, një email dërguar nga qytetari Nesti Angoni (i cili rezulton se nuk ekziston dhe është pseudonim) në shkurt të vitit 2024, furnizoi te SPAK të dhëna të cilat bindën prokurorët për të hapur një hetim pasuror kundër kryebashkiakut.

Një vit më vonë, Veliaj përfundoi prapa hekurave, por vlen të theksohet se në rastin e tij, prokurorët bëjnë me dije se kanë zbuluar jo thjesht një apo shumë episode korruptive, por një skemë të madhe pëfitimesh të vazhdueshme nga së paku pesë biznesmenë, të cilët janë kryesisht sipërmarrës në sektorin e ndërtimit. Sipas prokurorëve, skemat e përfitimit të Veliajt përfshijnë pagesa për një numër entesh të regjistruara si organizata jofitimprurëse apo kompani në pronësinë apo kontrollin de-facto të familjarëve të Veliajt. Prokurorët vërejnë se kanë identifikuar 10 raste transaksionesh të tilla të dyshuara korruptive dhe se përfitimet e identifikuara si të parregullta arrijnë në së paku 110 milionë lekë. Në veçanti, prokurorët përmendin faktin se përgjatë katër viteve, bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, ka shpenzuar rreth 87 milionë lekë për blerje bizhuterish e veshjesh në internet, blerje që nuk i ka deklaruar në deklaratën e pasurisë.

Masa e sigurisë për pesë biznesmenë, përfshirë Shkëlqim Fushën, kontraktori i projekteve të panumërta të akorduara nga Bashkia Tiranë, të tilla si Sheshi Skënderbej, apo i Gentian Sulës, kontraktor i teatrit të ri, përbën një risi për nga numri i personave të vendosur në hetim si dhe për nga profili i tyre.

Hetimi ndaj Veliajt ka gjasa do të shënojë një shkallë të re në historikun e punës së prokurorëve dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit për të kërkuar për të dhëna dhe prova në skema të komplikuara të dyshuara korruptive, në të cilat, përfitimet fshihen përmes veprimeve të maskuara si donacione artistike. Kjo gjithsesi nuk e la të kënaqur opozitën, e cila përballet me telashet që kryetarët e saj Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë me drejtësinë dhe që kanë akuzuar SPAK se vepron si marionetë e kryeministrit Edi Rama.

Duke komentuar arrestimin, Belind Këlliçi, një nga politikanët e opozitës, sugjeroi se arrestimin duhet ta ketë organizuar Edi Rama për të sfumuar një lëvizje politike të Partisë Demokratike, rekrutimin e një menaxheri amerikan për fushatë elektorale, i cili ka punuar më herët për Donald Trump.

Duke shkruar nga qelia, Veliaj sulmoi njërin prej prokurorëve dhe i përshkroi pagesat e identifikuara nga SPAK si “sponsorizime aktivitetesh kulturore”.

“…më vjen tmerrësisht keq që disa sipërmarrës kanë hyrë në dorën e atij të padituri epsharak, për shkak se kanë sponsorizuar aktivitete kulturore për Tiranën,” shkroi Veliaj në Facebook. Ironikisht, ai dhe armiku politik i socialistëve, Sali Berisha duket se kanë së paku një gjë të përbashkët. Biznesmeni Fatmir Bektashi, i cili është nën hetim nën akuzën e korrupsionit aktiv të ish-kryeministrit Sali Berisha, u vu kësaj here nën një akuzë të dytë, për korruptimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Problemet e Veliajt me drejtësinë pritet të rikthejnë në fushëbetejën politike edhe postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, një nga çmimet më të rëndësishme politike në vend. Në raste të tilla zakonisht i takon kryeministrit të shpallë shkarkimin e Veliajt dhe presidentit të shpallë zgjedhje të parakohshme./ BIRN

erion veliaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj