Zjarret "pushtojnë" vendin, Fushë-Kruja prej tre ditësh në luftë me flakët, në Mallakastër rrezikohen banesat
Dy vatra zjarri përfshijnë Shelegarin dhe Bregasin, forca të shumta zjarrfikëse në terren 23 Korrik, 1...
Dy vatra zjarri përfshijnë Shelegarin dhe Bregasin, forca të shumta zjarrfikëse në terren 23 Korrik, 1...
Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar, nga raportimet e institucioneve të pavarura te interp...
VIDEOLAJM/ Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Këtu vendosim ne 23 Korrik, 09:25 Tensione para Kuv...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
Berisha bëri të ditur se Partia Demokratike ka përfunduar një raport prej mbi 400 faqesh dhe një projekt alternativ për organizimin territorial të vendit, i cili është hartuar mbi analiza të detajuara dhe konsultime.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se po shkel ligjin dhe po minon procesin e reformës territoriale, duke paraqitur në Kuvend një raport të njëanshëm, që sipas tij nuk është miratuar më parë në komisionin përkatës. Në një prononcim për gazetarët jashtë sallës së parlamentit, lideri i demokratëve Sali Berisha deklaroi se reforma territoriale dhe ajo zgjedhore janë dy kushte të përcaktuara nga Bashkimi Europian për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ndërprerë në mënyrë arbitrare punën e përbashkët sapo kuptoi se qytetarët po kundërshtonin ndarjen aktuale territoriale.
Berisha bëri të ditur se Partia Demokratike ka përfunduar një raport prej mbi 400 faqesh dhe një projekt alternativ për organizimin territorial të vendit, i cili është hartuar mbi analiza të detajuara dhe konsultime. Kryetari i PD u shpreh se opozita kishte pritur që propozimet të shqyrtoheshin në praninë e ekspertëve të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, të cilët do të luanin rolin e ndërmjetësit mes palëve. Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë se nuk ka vullnet për një reformë të vërtetë territoriale.
Pjesë nga intervista:
Zoti Berisha, ju thatë se e keni gati raportin mbi 400 faqe, a keni ju një propozim se si duhet të jetë ndarja e vendit në sa bashki...
Sali Berisha: Absolutisht ne kemi një propozim shumë të mirë. Ne kemi bërë punën më serioze, kemi ndjekur të gjithë procesin dhe ne kemi pritur rastin kur përfaqësuesit që kanë një ekspertizë shumë të lartë, Kongresi i Autoriteteve Lokale, të ishte i pranishëm dhe ne të paraqisnim variantin tonë. Pala tjetër do paraqiste variantin e vet dhe do merrnim ekspertizën më të mirë. Sigurisht që ne kemi variantin tonë, që është varianti më i shkëlqyer.
Mund të na i tregoni? Sepse puna e komisionit ka përfunduar zoti Berisha.
Sali Berisha: Jo, s'ka përfunduar puna, më fal një minutë. Janë dy gjëra krejt të kundërta, puna dhe afati. Afatet e komisioneve bipartizanë janë shtyrë, nuk ka komision bipartizan që të ketë përfunduar punën në afatin e përcaktuar, gjithmonë ato janë shtyrë. Edhe ky afat duhej të shtyhej, dhe diskutimi i fundit që është bërë si komision, është bërë pikërisht për shtyrjen e afatit. Por Edi Rama ka urdhëruar në mënyrë arbitrare Maznikun, që të paraqesë në mënyrë të njëanshme, të kundërligjshme, sepse ky raport nuk është paraqit në komision. Nuk mund të paraqitet në parlament një raport që s'është paraqitur në komision.
A ka pasur një dakordësi, në dijeninë tuaj, në komision që t'i jepet një rol ndërmjetësuese këtyre ekspertëve ndërkombëtarë, pra palët vijnë me secili me draftin e vet?
Sali Berisha: Pa diskutim. Dhe ky rol ndërmjetësues është i domosdoshëm. Pse? Kongresi i Autoriteteve Lokale e Rajonale, por edhe në Komisionin Evropian, sepse Evropa është edhe Evropa e rajoneve. Edhe në Komisionin Evropian kanë një ekspertizë të jashtëzakonshme për reformat territoriale, dhe ne duhet ta merrnim atë në mënyrë që t'i jepnim vendit një reformë të vërtetë territoriale. Kaq është. Këta veprojnë në mënyrë të njëanshme. Asgjë s'çuditemi, ne e kemi pasur të qartë që në fillim që ai kështu do të veprojë. Por ai e pa se konsultat kudo, qytetarët u ngritën dhe hodhën poshtë ndarjen e tij territoriale.
Sipas Partisë Demokratike, cila duhet të jetë ndarja? Në sa bashki duhet të jetë i ndarë vendi?
Sali Berisha: Ne kemi projektin tonë i cili ka një numër bashkish që varion nga 90 në 110, por shton komunat. Ne nuk themi të shkojmë tek modeli i përparshëm, jo, sepse ka ndryshime demografike, të cilat modelin e përparshëm me katërqind e sa komuna e bëjnë jo shumë realist. Por ne kërkojmë rikthimin e komunave mbi bazën e kritereve demografike të mundshme. Ose aty ku kanë qenë dy apo tre komuna, mund të krijohet një komunë. Pra, ne kemi bërë një punë shumë serioze në hartë në përcaktimin e njësive të ardhshme. Por kjo nuk u lejua sepse u ndërpre. Edi Rama nuk dëshironte reformën. Do me çdo kusht ta kthejë Shqipërinë në çifligun e vet.
Agron Gjekmarkaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj akuzoi qeverinë për mungesë reagimi ndaj situatës j...
Tensionet TIRANË- Tensionet janë rikthyer sërish ditën e sotme në Kuvend. Shkak për tensionet është bër&e...
Agron Shehaj TIRANË- Punonjësit e Gardës kanë penguar sot hyrjen në Kuvend në seancë plenare të kryetarit të P...
TIRANË- Një qytetar është ndjerë keq gjatë protestës para Kuvendit. Mësohet se qytetari është rrëz...
TIRANË- Deputetja socialiste, Sara Mile, ka mbërritur në Kuvend për seancën plenare e shoqëruar me truprojë. Si&c...
Redi Muçi TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi ka sfiduar shumicën socialiste nga foltorja e Kuvendit që t&e...
Kuvendi TIRANË- Me 82 vota kundër të mazhorancës dhe vetëm 27 vota pro të opozitës, u rrëzua kërkesa e PD-s&eu...
TIRANË- Raporti përfundimtar i PS për reformën Territoriale parashikon katër skenarë se si mund të konfigurohet harta e bas...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi mazhorancën se po vepron në mënyrë të njëanshme...
Kuvendi TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar zgjatjen e afatit të Komisionit për Reformën Territoriale, me qëllim vijimin e ...