LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kaos para Kuvendit/ Qytetarët hedhin vezë, policia përgjigjet ashpër, ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

•Protestuesit janë mbledhur në protestën para Kuvendit, pikërisht në ditën ku do të zhvillohet seanca e fundit plenare e kësaj legjislature. • Fillimisht qytetarët janë mbledhur në orën 08:30 në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt Kuvendit. • Para Kuvendit portestuesi janë përplasur me policinë, pasi kanë hequr një pjesë të gardhit metalik. • Konkretisht, protestuesit kanë hequr gardhin metalik të vendosur në anën pranë qendrës tregtare Toptani të vendosur nga policia dhe janë afruar pranë institucionit. • Policia e ka bllokuar rrugën te Kuvendi në të gjitha anët. • Edhe nën anën te kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit, është vendosur një gardh metalik. • Qytetarët po  vijojnë edhe me thirrjet e njohura të protestës si “Ju erdhi fundi”, “Parlament i krimit” e “Poshtë qeveria.” “Nuk na përfaqësoni”, janë shprehur protestuesit që kërkojnë paralelisht dorëheqjen dhe arrestimin e kryeministrit Rama.

13 artikuj për këtë temë.

22 MINUTA ME PARE

Kaos para Kuvendit/ Qytetarët hedhin vezë, policia përgjigjet ashpër, ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

Kaos para Kuvendit/ Qytetarët hedhin vezë, policia përgjigjet

TIRANË- Tensionohet situata përballë Kuvendit. Policia po përdor ujë për të shpërndarë protestuesit të cilët po protestonin në mënyrë paqësore. Në disa moment ka përplasje fizike, hedhje uji dhe spraj vetëm se disa protestues tentuan të kalojnë gardhin metalik.

24 MINUTA ME PARE

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Kaos para Kuvendit/ Qytetarët hedhin vezë, policia përgjigjet
pamjet

TIRANË- Një moment tensioni është regjistruar gjatë protestës para Kuvendit, ku një e moshuar ka tentuar të bllokojë rrugën e Elbasanit, ndërsa është përballur me ndërhyrjen e forcave të policisë.

Siç shihet edhe në pamje, efektivët kanë ndërhyrë për ta larguar gruan nga zona e bllokuar, duke e tërhequr atë zvarrë në asfalt. Ndërsa më parë edhe një e re është larguar nga policia pas tentativave për të bllokuar rrugën./Dosja.al

 

27 MINUTA ME PARE

Përplasjet gjatë protestës te Parlamenti/ Qytetarët bllokojnë kryqëzimin e Unazës te Rruga e Elbasanit

Kaos para Kuvendit/ Qytetarët hedhin vezë, policia përgjigjet
pamjet

TIRANË- Protestuesit kanë tentuar që të bllokojnë kryqëzimin e Unazës te rruga e Elbasanit, pasi nuk u lejuan nga policia që të afrohen te Parlamenti.

Më herët, ata hoqën dy gardhe metalike të vendosura në anën e sipërme nga qendra, ndërsa një tjetër është vendosur te Kryqëzimi i rrugës së Elbasanit./Dosja.al

28 MINUTA ME PARE

VIDEOLAJM/ Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ Qytetarët hedhin vezë, policia përgjigjet

TIRANË- Protestuesit kanë zgjedhur një formë simbolike për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj deputetëve dhe qeverisë gjatë tubimit para Kuvendit. Me arka të mbushura me vezë, disa qytetarë janë shfaqur para Parlamentit, duke i cilësuar ato si “armatosjen” e tyre përballë politikës.

Kaos para Kuvendit/ Qytetarët hedhin vezë, policia përgjigjet

Vezët janë hedhur në drejtim të godinës së Kuvendit dhe forcave të policisë, ndërsa situata gjatë protestës është shoqëruar me tensione, përplasje me efektivët dhe përpjekje për të kaluar perimetrin e sigurisë./Dosja.al

Kaos para Kuvendit/ Qytetarët hedhin vezë, policia përgjigjet

36 MINUTA ME PARE

VIDEOLAJM/ Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Këtu vendosim ne

Kaos para Kuvendit/ Qytetarët hedhin vezë, policia përgjigjet

TIRANË- Sot po mbahet para Kuvendit protesta e 54-tën radhazi për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Siç shihet edhe në pamje, pranë Kuvendit nuk ka vetëm numër të shtuar forcash policore dhe gardhe metalike.

Pankarta në formë flamingosh janë paraqitur në mes të protestuesve, një simbolikë kjo që ka ndjekur revoltën prej rreth dy muajsh, në atë që është quajtur edhe “Revoluconi flamingo”./Dosja.al

50 MINUTA ME PARE

Kaos para Kuvendit/ Qytetarët hedhin vezë, policia përgjigjet ashpër, ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

53 MINUTA ME PARE

Tensione para Kuvendit/ Protestuesit shkulin gardhin metalik, hedhin vezë drejt policisë, afrohet autoboti i ujit (VIDEO)

Kaos para Kuvendit/ Qytetarët hedhin vezë, policia përgjigjet

TIRANË- Situata para Kuvendit është tensionuar. Protestuesit kanë hedhur vezë dhe domate në drejtim të policisë, ndërkohë që është afruar edhe autoboti i ujit në rast se do të jetë nevoja për të ndërhyrë.

Ndërkohë, qytetarët kanë hequr edhe një pjesë të gardhit metalik që kishte rrethuar perimetrin e sigurisë së vendosur nga forcat e rendit. Siç shihet edhe në pamje, policia e ka bllokuar rrugën te Kuvendi në të gjitha anët. Edhe nën anën te kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit, është vendosur një gardh metalik./Dosja.al

57 MINUTA ME PARE

VIDEOLAJM/ Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Kaos para Kuvendit/ Qytetarët hedhin vezë, policia përgjigjet

TIRANË- Incidente janë shënuar pak para nisjes së protestës mes disa qytetarëve dhe forcave të sigurisë para Kuvendit. Siç shihet edhe në pamje, disa protestues janë afruar pranë gardhit metalik të vendosur nga Policia e Shtetit dhe në video shihet momenti kur qytetarët tentojnë të shtyjnë dhe të heqin rrethimin metalik për të depërtuar drejt godinës së Kuvendit.

Pas këtij veprimi kanë ndërhyrë punonjësit e Policisë, të cilët kanë bllokuar kalimin e qytetarëve për të mbajtur nën kontroll perimetrin e sigurisë. Ndërkohë, pjesa tjetër e qytetarëve është nisur nga Sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit, ku në orën 10:00 pritet të nisë zyrtarisht protesta.

1 ORE ME PARE

Protestuesit thirrje SPAK-ut para Kuvendit: Arrestoni Ramën

Kaos para Kuvendit/ Qytetarët hedhin vezë, policia përgjigjet

TIRANË- Protestuesit janë mbledhur para Kuvendit, ndërkohë që policia ka blinduar zonën duke vendosur gardhë metalikë.

Qytetarët i kanë bërë thirrje SPAK-ut “Arrestoni Ramën!”, ndërsa kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë së tij. Kjo është protesta e 54 që mbahet sot kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike në vend./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Parlament i krimit”/ Protestuesit njëzëri në protestën para Kuvendit: Rama jep dorëheqje

Kaos para Kuvendit/ Qytetarët hedhin vezë, policia përgjigjet

TIRANË- Protestuesit kanë brohoritur njëzëri në protestën para Kuvendit: Thirrjet “Revolucion!”, “Parlament i krimit!” "Ju erdhi fundi" dhe “Rama, dorëheqje". Demonstruesit janë pozicionuar përballë kordonit të Policisë së Shtetit, e cila ka vendosur masa të shtuara sigurie dhe ka rrethuar me gardhe metalike hyrjet drejt Parlamentit, ku pritet të zhvillohet seanca e fundit plenare.

Në terren janë angazhuar forca të shumta policore, ndërsa efektivët e Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH) janë vendosur në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të përshkallëzimit të situatës. Me pankarta dhe brohoritje kundër qeverisë, protestuesit kanë përsëritur kërkesën e tyre kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Nisin tensionet pranë Kuvendit, qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Kaos para Kuvendit/ Qytetarët hedhin vezë, policia përgjigjet

TIRANË- Një përplasje ka ndodhur mes policisë dhe një qytetareje para Kuvendit, ku po mbahet protesta kundër qeverisë Rama. Qytetarja ka tentuar të kalojë rrugën përmes perimetrit të sigurisë duke u përplasur me policinë.

Ajo ka tentuar të largojë gardhin metali, por është penguar nga kordoni policor./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike(VIDEO)

Kaos para Kuvendit/ Qytetarët hedhin vezë, policia përgjigjet

TIRANË- Policia e Shtetit ka bllokuar rrugën pranë Parlamentit, ndërkohë pritet që qytetarët të mblidhen përpara institucionit për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës. Policia ka zgjeruar perimetrin e sigurisë, duke vendosur gardh metalik nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit dhe duke e bërë të pamundur lëvizjen e qytetarëve në segmentin që të çon drejt godinës së parlamentit.

Organizatorët e protestës kanë paralajmëruar dhe kanë bërë thirrje nga podiumi i protestës mbrëmjen e djeshme, që sot në orën 08:30 të mblidheshin fillimisht në sheshin “Skënderbej” për t’i lënë rrugë marshimit drejt Kuvendit, ku në orën 10:00 nis seanca plenare./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Sot dita e 54-të e protestës/ Qytetarët zhvendosen para Parlamentit: Nuk na përfaqësojnë

Kaos para Kuvendit/ Qytetarët hedhin vezë, policia përgjigjet

TIRANË- Sot mbahet protesta e 54-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës. Qytetarët shprehen se janë të vendosur që do protestojnë deri në largimin e kryeministrit nga pushteti. Ndryshe nga herët e tjera, qytetarët kanë paralajmëruar se protesta sot do të nisë që në orën 08:30, në ditën ku zhvillohet seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar.

Organizatorët e protestës kanë paralajmëruar dhe kanë bërë thirrje nga podiumi i protestës mbrëmjen e djeshme, që sot në orën 08:30 të mblidheshin fillimisht në sheshin “Skënderbej” për t’i lënë rrugë marshimit drejt Kuvendit, ku në orën 10:00 nis seanca plenare.

Gjithashtu është lajmëruar që protesta do jetë e shoqëruar me aksion në goditjen me vezë apo miell të deputetëve të Kuvendit dhe për këtë shkak do u zihet prita në hyrje të institucionit, pavarësisht nga masat e Policisë. Kjo do të jetë e disata protestë qytetare që mbahet para Kuvendit.

Protestat e mëparshme janë shoqëruar me përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë, pasi këta të fundit ushtruan dhunë ndaj qytetarëve që ishin të pranishëm në tubim. Gjatë protestave të zhvilluara deri tani nuk kanë munguar thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike, ndërsa protestuesit kanë kërkuar ndryshime të thella politike dhe institucionale.

Gjatë tubimeve qytetarët kanë brohoritur një zëri “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi"./Dosja.al

protesta para kuvendit

Sondazh

Poll

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin