LIVE UPDATES
Politike

Protesta jashtë Kuvendit/ Gjekmarkaj: Substancat e përdorura kundër protestuesve shkaktojnë djegie trupi. Lamallari: Po ktheheni në parti të skuthave

 Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Gjekmarkaj u shpreh se cilësia e një proteste është pjesë e cilësisë së demokracisë dhe qytetarët kanë të drejtë kushtetuese të shprehin pakënaqësinë e tyre.

23 Korrik 2026, 12:54 Nga I.A
Protesta jashtë Kuvendit/ Gjekmarkaj: Substancat e përdorura
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj akuzoi qeverinë për mungesë reagimi ndaj situatës jashtë Parlamentit, duke thënë se protestuesit duhet të trajtohen me dinjitet dhe jo si kundërshtarë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Gjekmarkaj u shpreh se cilësia e një proteste është pjesë e cilësisë së demokracisë dhe qytetarët kanë të drejtë kushtetuese të shprehin pakënaqësinë e tyre.

“U shfaq këtu një skenë sa cinike aq makabre, ku një pjesë e ministrave qeshnin. Në fakt fjala qeshnin është delikatesë, por u zgërdhinin në një kohë kur ata jashtë nuk janë armiq të Shqipërisë, por janë qytetarë të Republikës, të cilët protestojnë për një Shqipëri më të drejtë, më të ndershme, kundër korrupsionit dhe kanë 1000 arsye të zotit për të qenë të zemëruar”, deklaroi Gjekmarkaj.

Ai pretendoi se përdorimi i disa mjeteve nga policia kishte shkaktuar djegie te qytetarët dhe tha se ambulancat po lëviznin vazhdimisht për shkak të të lënduarve.

“Zoti Lamallari duhet të vijë këtu dhe të japë shpjegime për substancat që po përdoren kundër tyre, të pazakonta që po ju shkaktojnë djegie trupi. Ambulancat shkojnë e vijnë”, u shpreh Gjekmarkaj.

Në përgjigje të akuzave të opozitës, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, deklaroi se mjetet e përdorura nga Policia e Shtetit janë mjete të certifikuara dhe përdoren për vetëmbrojtje dhe neutralizimin e personave të dhunshëm.

Në përgjigje të interesimit të deputetit Gjekmarkaj lidhur me lëndët e përdorura nga Policia e Shtetit, lëndët janë mjete irrituese speciale për vetëmbrojtje dhe neutralizim të personave të dhunshëm, të cilat janë të certifikuara nga kompanitë prodhuese dhe përdoren nga forcat policore në vendet e BE dhe SHBA”, tha Lamallari.

Ministri akuzoi opozitën se po mban qëndrime kontradiktore ndaj policisë dhe tha se ajo duhet të distancohet nga personat që përdorin dhunë gjatë protestave.

“Lajmi këtu është që kishte lezet partia e molotovarëve që i dilte në ballë gjëse me njerëzit me kapuç, por tani që hedhin gurin e fshehin dorën, të shndërrohet nga partia e molotovarëve në partinë e skuthave…paguajnë njerëz dhe mendojnë se protesta mund të behet me mercenarë të paguar, kjo nuk ndodh kurrë. Kur flitet për protesta ju duhet të rrini urtë dhe mos bëni moral për Policinë e Shtetit. Nuk keni asnjë të drejtë të pretendoni se ju përfaqësoni zërin e protestës atje. Largoni njerëzit me kapuça”, tha Lamallari./Dosja.al

agron gjekmarkaj

Sondazh

Poll

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh

Lëkurë e skuqur dhe vështirësi në frymëmarrje e shikim, protestuesi merret me ambulancë

Balla-Bardhit: Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson kërkesën?

"Është bundra e vërtetë"/ Berisha: Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Tmerr në protestën para Kuvendit/ Lëndohen disa prej protestuesve, meren me barrela

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Berisha fotografon deputetët e strukur të PS: Ky është klub mafiozësh!

Efektivët "të pamëshirshëm", nuk kursejnë me ujë me piper as fëmijët

Shehaj debat në hyrje të Kuvendit: Më tregoni urdhërin pse nuk lejohem

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia

"Deputete krimi", protestuesit godasin me vezë makinën e deputetes

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare