23 Korrik 2026, 11:07
Nga I.A
Kuvendi
TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar zgjatjen e afatit të Komisionit për Reformën Territoriale, me qëllim vijimin e diskutimeve dhe zhvillimin e seancave të mëtejshme dëgjimore mes palëve. Kërkesa u bë nga bashkëkryetari demokrat i këtij komisioni, Luçiano Boçi, i cili u shpreh se puna duhet të vijojë me dëgjesa të tjera përpara përfundimit të procesit.
"Po nuk besoj që një kërkesë për shtyrje afati komisioni mund të ezauriohet në 3 minuta, me gjithë debatin në Konferencën e Kryetarëve. Dhe përsa i përket kërkesës, përmbledhja e saj është shumë e thjeshtë, logjike dhe e argumentuar. Komisioni i reformës territoriale është në mes të punës së tij dhe ka kryer vetëm një pjesë të kësaj pune. Dhe nuk mundet të sillet këtu një argument duke dorëzuar një raport përfundimtar në emër të tij, pse koha ka përfunduar. Ka përfunduar koha, po nuk ka përfunduar puna. Sillni një raport përfundimtar për një punë jo përfundimtare dhe jeni në alogjizëm logjik dhe në alogjizëm politik. Nuk mund të ketë një raport komisioni kur komisioni nuk ka zbatuar procedurën e tij, nuk ka produktin e tij. Komisionet dërgojnë produkt në seancë plenare dhe i nënshtrohen procedurave," tha Boçi.
Ndërkohë, kërkesa u kundërshtua nga Taulant Balla, i cili e krahasoi atë me një udhëtar që ka humbur trenin dhe kërkon të hip pasi ai është nisur. Ai theksoi se komisioni e ka përfunduar mandatin dhe se diskutimet mund të vijojnë në forma të tjera, por jo përmes rikthimit të këtij mekanizmi.
“Kërkesa i ngjan kërkesës së një udhëtari që ka humbur trenin dhe kërkon të hipë në trenin që ka humbur para një jave. Ky është një proces që nuk mund të kthehet mbrapsht, pasi ky diskutim mund të ishte bërë në këtë sallë një javë më parë. Sot jemi përgatitur për të dëgjuar gjetjet nga dy grupimet, mazhoranca dhe opozita. Kjo nuk do të thotë që sot miratohet reforma e re administrative-territoriale. Çdo deputet mund të vijë me propozimet e veta. Por ky komision nuk do të ringjallet më. E ka mbaruar mandatin e vet”, deklaroi Balla./Dosja.al
pd luciano boci taulant balla
Politike
23 Korrik 2026, 10:54
I.A
Beridha dhe Boci
TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se protestuesit po kërkojnë me të drejtë fundin e Ku...
Politike
23 Korrik 2026, 10:52
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Debati në Kuvend është shoqëruar me replika të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, pas dekla...
Politike
23 Korrik 2026, 10:47
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kërkuar nga foltorja e Kuvendit ndërprer...
Politike
23 Korrik 2026, 10:26
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i opozitës, Sali Berisha, fotografoi deputetët e strukur të PS në pritje të seancës plenar...
Politike
23 Korrik 2026, 10:20
I.A
Agron Shehaj
TIRANË- Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, është përplasur me efektivët e Gardë...
Politike
23 Korrik 2026, 10:04
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në Kuvend së bashku me deputetët e tjerë demo...
Politike
23 Korrik 2026, 09:59
E. D
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në Kuvend së bashku me deputetët e tjerë demokrat. Berisha dh...
Politike
23 Korrik 2026, 09:01
E. D
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kritikuar masat e rrepta që ka ndërmarrë Policia e Shtetit, duke z...
Politike
23 Korrik 2026, 08:43
E. D
TIRANË- Partia Demokratike ka depozituar kërkesën për zgjatjen me 3 muaj të mandatit të Komisionit të Posaçëm P...
Politike
23 Korrik 2026, 07:38
E. D
Kuvendi
TIRANË- Sot mbahet seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Në rendin e ditës janë parashikuar ...