LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi! 

• Ditën e sotme po zhvillohet protesta e 53-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Ata do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • Gjatë marshimit të djeshëm, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi".

6 artikuj për këtë temë.

31 MINUTA ME PARE

FOTO/ Pankartat pikante nga dita e 53-të e revoltës qytetare në Tiranë

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pankarta

TIRANË- Në ditën e 53-të të protestës kundër qeverisë, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave.

“53 ditë. Protesta vazhdon sepse problemet vazhdojnë”, “53 ditë. Lista të hapura. Qytetarë të lirë”, shkruhet në pankartat që mbajnë në duar qytetarët./Dosja.al

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në

 

35 MINUTA ME PARE

“Nëse deputetët e opozitës kanë një fije burrërie, të ngujohen në Parlament”/ I moshuari: Marr 10 mijë lekë pension, detyrohem të punoj në të zezë

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
I moshuari

TIRANA- Një pensionist ka deklaruar ditën e sotme se detyrohet të punojë në të zezë, pasi merr 10 mijë lekë pension. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u bëri thirrje naftëtarëve dhe minatorëve të vijnë në protestë. 

Sipas tij, nëse deputetët e opozitës kanë një fije burrërie, bashkë më kreun e PD-së, Sali Berisha duhet të  ngujohen në Parlament. 

“Kam ardhur për t’ju bërë thirrje pensionistëve që janë me 10 mijë lekë të vjetër, metalurgëve, minatorëve të jenë këtu në shesh dhe të mos rrinë në kafe.
Unë që kam punuar në uzinën e Mjeksit ishte një deputet në atë kohë, merrte vetëm orët jashtë orarit, tani marrin subvencionime. Unë atëherë merrjja 9000 lekë, tani duhet të merrja 900 mijë. Për momentin punoj në të zezë, por dhe këto m’i merr Rama.

Ndaj u bëj thirrje naftëtarëve minatorëve të vijnë. Patronazhistët marrin 50,000 lekë edhe policët. Nëse deputetët e opozitës kanë një fije burrërie, përfaqësojnë 500 mijë vetë atje të jenë Saliu bashkë me ata të ngujohen në Parlament”, tha ai./Dosja.al

38 MINUTA ME PARE

Protesta në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Foto gjatë protestes

TIRANË- Protestuesit e mbledhur në sheshin 'Skënderbej' janë nisur drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të zhvillohet tubimi i radhës antiqeveritar.

Duke marshuar përgjatë bulevardit 'Dëshmorët e Kombit', ata kanë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta pritet të vijojë para Kryeministrisë me fjalime dhe mesazhe kundër qeverisë./Dosja.al

43 MINUTA ME PARE

“Nuk do ndalojmë deri kur kjo qeveri e krimit të rrëzohet”/ Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Qytetari

TIRANA- Një qytetar ka deklaruar ditën e sotme se protestat nuk do të ndalen deri kur kjo qeveri të rrëzohet. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se ka shumë arsye që shqiptarët nesër në 08:00  të dalin para parlamentit.

Ai i bëri thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë. Protestuesi tha se të gjithë mjekët duhet të dalin në protestë, pasi në spitale nuk ka ilaçe.

“Nuk do ndalojmë deri kur kjo qeveri e krimit të rrëzohet. I bëj thirrje të gjitha shtresave të dalin në shesh. Si e majta dhe e djathta kanë premtuar se do të sjellin ujë të pijshëm, prej 36 vitesh. Të gjithë ata që kanë depozita uji në taracat e tyre të dalin në shesh. Të gjithë mjekët duhet të dalin në protestë. Në spitale nuk ka ilaçe. I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë…Ka shumë arsye që shqiptarët nesër në 08:00  të dalin para parlamentit.

Jemi vendi që nuk kemi shtet, nuk kemi opozita dhe nuk kemi sindikata. Ku mbrohen këta njerëz… Të majtë e të djathtë duhet të dalin në protestë masivisht… Të gjithë bizneset të vogla e të mëdha. Administrata, ky është dallimi mes të keqes dhe të mirës, i lutemi Diasporës, të gjithë shqiptarëve kudo ku janë…Një thirrje të madhe Kim Mehmetit, je i mirësepritur nesër të ndezësh një triumf që kjo qeveri e krimit të bjerë një herë e përgjithmonë”, tha ai./Dosja.al

52 MINUTA ME PARE

Dita e 53-të e protestës/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin Skënderbej

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Protesta në Tiranë

TIRANE- Protesta antiqeveritare ka hyrë këtë të mërkurë në ditën e saj të 53-të, me pjesëmarrjen e qytetarëve të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit dhe nga diaspora. Gjatë tubimeve, protestuesit kanë kërkuar ndryshime politike dhe kanë ngritur shqetësime për çështje sociale, ekonomike dhe institucionale.

Edhe sot pjesëmarrësit janë mbledhur në sheshin 'Skënderbej', nga ku më pas do të marshojnë drejt bulevardit 'Dëshmorët e Kombit', ku do të vijojnë protestën me fjalime dhe thirrje kundër qeverisë. Në qendër të kërkesave mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, si dhe hetimi i tij nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për çështje që protestuesit i lidhin me korrupsionin./Dosja.al

10 ORE ME PARE

“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në largimin e Edi Ramës

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
pamje nga protesta

TIRANË- Sot mbahet protesta e 53-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës. Qytetarët shprehen se janë të vendosur që do protestojnë deri në largimin e kryeministrit nga pushteti. Ashtu si ditët e mëparshme, protesta do të nisë në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”, ku më pas do vijojë marshimi drejt Kryeministrisë.

Krahas kundërshtisë për projektin që prek zonën e mbrojtur të Zvërnecit, protestuesit kanë artikuluar një sërë problematikash që lidhen me korrupsionin, keqqeverisjen, si dhe probleme të tjera ekonomiko-sociale.

Gjatë protestave të zhvilluara deri tani nuk kanë munguar thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike, ndërsa protestuesit kanë kërkuar ndryshime të thella politike dhe institucionale. Ndërsa të enjten pritet një tjetër tubim para Parlamentit, në ditën kur zhvillohet seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar.

Gjatë tubimeve qytetarët kanë brohoritur një zëri “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi"./Dosja.al

Sondazh

Poll

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!