Zjarret "pushtojnë" vendin, Fushë-Kruja prej tre ditësh në luftë me flakët, në Mallakastër rrezikohen banesat
Dy vatra zjarri përfshijnë Shelegarin dhe Bregasin, forca të shumta zjarrfikëse në terren 23 Korrik, 1...
Dy vatra zjarri përfshijnë Shelegarin dhe Bregasin, forca të shumta zjarrfikëse në terren 23 Korrik, 1...
Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar, nga raportimet e institucioneve të pavarura te interp...
VIDEOLAJM/ Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Këtu vendosim ne 23 Korrik, 09:25 Tensione para Kuv...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
• Vatrat e zjarrit vazhdojnë të mbajnë të pushtuar vendin tonë, kryesisht zonat në Fushë-Krujë dhe Mallakastër. • Në fshatin Halilaj të Fushë-Krujës, zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve vijon të jetë aktivë prej tre ditësh, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura po punojnë për neutralizimin e vatrave të cilat paraqiten ende aktive. • Vatra e zjarrit në Fermë të Rromsit në Mallakastër, përbën një rrezik për banesat. • Forcat e shërbimit zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojne për neutralizimin e flakëve, teksa deri më tani nuk ka ende informacione zyrtare se sa banesa rrezikohen të preken nga zjarri.
3 artikuj për këtë temë.
SARANDË- Dy vatra zjarri janë aktivizuar mesditën e kësaj të enjteje në fshatin Shelegar, në bashkinë Sarandë, dhe në Bregas, në bashkinë Finiq. Flakët janë favorizuar nga era e fortë dhe terreni i vështirë, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen për shuarjen e tyre.
Në terren janë angazhuar 6 mjete zjarrfikëse dhe 18 efektivë nga Saranda, Finiqi dhe Delvina, të cilët po punojnë për vënien e situatës nën kontroll dhe izolimin e vatrave të zjarrit./Dosja.al
MALLAKASTËR- Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në zonën e Fermës së Rromsit, në Mallakastër, duke rrezikuar seriozisht banesat pranë saj. Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa situata mbetet shqetësuese.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien e zjarrit nën kontroll dhe shmangien e përhapjes së tij. Deri tani nuk dihet ende se sa banesa janë të rrezikuara nga flakët./Dosja.al
FUSHË-KRUJË- Forcat zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura vijojnë operacionin për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve në fshatin Halilaj, Fushë-Krujë, ku disa vatra mbeten ende aktive që prej tre ditësh. Në terren po punohet me mjete të ndryshme për izolimin e flakëve, ndërsa po transportohet dhe për të mbuluar zonat e përfshira nga zjarri.
Flakët shpërthyen mbrëmjen e së martës, duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme të ajrit dhe shqetësim te banorët e zonës. Tymi i dendur është përhapur edhe në disa fshatra përreth, ndërsa autoritetet vijojnë përpjekjet për ta vënë situatën plotësisht nën kontroll./Dosja.al