LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kuvendi mblidhet në seancën e fundit plenare në kaos dhe protestë, debate brenda sallës: Policët të ndalojnë dhunën ndaj qytetarëve

• Seanca e fundit plenare për këtë sesion është mbledhur ditën e sotme me protestë jashtë tij. • Në fokus të punimeve do të jenë raportet vjetore të institucioneve të drejtësisë, përfshirë Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Prokurorinë e Përgjithshme, Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. • Fillimisht deputetët do të shqyrtojnë projektrezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së këtyre institucioneve gjatë vitit 2025. • Një nga pikat kryesore është raporti për veprimtarinë e SPAK-ut për vitin 2025, ku pritet debat politik mbi punën e strukturës antikorrupsion dhe luftën ndaj krimit të organizuar. • Në seancë do të diskutohen gjithashtu raportet e Avokatit të Popullit dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. • Gjatë seancës plenare do të zhvillohen edhe interpelanca dhe seanca pyetje-përgjigje me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët Blendi Himçi, Bujar Leskaj dhe Erald Kapri.

4 artikuj për këtë temë.

31 MINUTA ME PARE

"Është bundra e vërtetë"/ Berisha: Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve

Kuvendi mblidhet në seancën e fundit plenare në kaos dhe
Beridha dhe Boci

TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se protestuesit po kërkojnë me të drejtë fundin e Kuvendit sepse socialistët përfaqësojnë bandat dhe krimin. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha u shpreh se kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve të drogës.

"Parafolësi është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve të drogës. Është shërbëtori më i shpifur i tyre. Parafolësi është njeriu që ka liruar dy terroristë që vendosën tritolin në shalën e biçikletës së Lulzim Kullës. Parafolësi është negociatori i pazarit të votave. Por është gjithashtu personazhi i dokumentit të asaj që u quajt Bundra, por që në fakt bundra e vërtetë është parafolësi. Po, pse thua ti zotëri, shko bëj në gjyq avokatin e tij? A do t’i lexoj edhe njëherë këtu pazaret që bën ky për makinat e Suel Çelës? Prandaj dhe ata që janë atje, kërkojnë me të drejtë fundin e parlamentit sepse përfaqësoni bandat dhe krimin dhe jo qytetarët. Duhet të dëgjohet zëri i tyre," tha Berisha./Dosja.al

33 MINUTA ME PARE

'Bini në dashuri me përdhunesin'/ Balla-Bardhit: Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson dot kërkesën?(VIDEO)

Kuvendi mblidhet në seancën e fundit plenare në kaos dhe
Taulant Balla

TIRANË- Debati në Kuvend është shoqëruar me replika të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, pas deklaratave të Gazment Bardhit për masat e sigurisë dhe përplasjet jashtë Parlamentit. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu përgjigj Bardhit duke ironizuar deklaratat e tij për frikën dhe masat e sigurisë.

Balla akuzoi edhe demokratët se vuajnë nga sindroma e Stokholmit, ku të përdhunuarit bien në dashuri me përdhunuesit.

"Hera e parë para meje që ke ardhur para meje në seancë, meqë po flasim për frikë. Kishe ardhur që në orën 8. Tani sa i përket pjesë së kostumit, rritu sa të duash, nuk e mbush e nuk e kënaq dot kostumin tim, por është keqardhje je e madhe që PD e përfundon diskutimin në këtë pikë. Dallimi më i madh mes këtij grupi dhe këtij grupi, ky grup as ka vuajtur nga 12 qershori 1991 nga sindroma e Stokholmit, ju vuani nga sindroma ku i përdhunuari bie në dashuri me përdhunuesin. Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson dot kërkesën?”, tha ai./Dosja.al

38 MINUTA ME PARE

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

Kuvendi mblidhet në seancën e fundit plenare në kaos dhe
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kërkuar nga foltorja e Kuvendit ndërprerjen e menjëhershme të ndërhyrjes së policisë ndaj protestuesve të mbledhur jashtë Parlamentit, duke i cilësuar masat e sigurisë si të pajustifikuara. Bardhi u shpreh se qytetarët nuk përbëjnë asnjë rrezik për deputetët dhe se Kuvendi nuk duhet të sillet sikur protestuesit janë një kërcënim.

Bardhi theksoi se policia duhet të qëndrojë larg çdo akti dhune ndaj protestuesve dhe se Kuvendi ka detyrimin të dëgjojë kërkesat e qytetarëve, të cilët po protestojnë për ndryshime ligjore dhe reagim institucional.

“Dua ti kërkojë policisë së shtetit që të ndalë dhunën. është blinduar Kuvendi sikur do të na rrezikojnë ne qytetarët. E ti që ke hall Taulant kostumin se e ke të shtrenjtë. Duhet të verifikojnë se ku i ke gjetur lekët për atë kostum të shtrenjtë ti Taulant. Duhet të distancohet policia nga dhuna. Në emër të kuvendit nuk e nderon ajo që po bën policia e Shtetit, Kuvend. Nuk duhet të ndihemi të rrezikuar nga kritika e qytetarëve, nga kërkesat e tyre. Duhet t’i marrim seriozisht kërkesat e qytetarëve. Kanë kërkuar shfuqizimin e disa ligjeve, ndërkohë të rrimë në heshtje? Atje disa të moshuar, të rinj po dhunohen nga policia. Detyra e policisë së shtetit është që të parandalohet sulmet ndaj qytetarëve”, tha Bardhi./Dosja.al

3 ORE ME PARE

Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar, nga raportimet e institucioneve të pavarura te interpelanca me Karakaçin, pikat e rendit të ditës

Kuvendi mblidhet në seancën e fundit plenare në kaos dhe
Kuvendi

TIRANË- Sot mbahet seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Në rendin e ditës janë parashikuar një sërë çështjesh. Në fokus të punimeve do të jenë raportet vjetore të institucioneve të drejtësisë, përfshirë Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Prokurorinë e Përgjithshme, Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Fillimisht deputetët do të shqyrtojnë projektrezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së këtyre institucioneve gjatë vitit 2025. Një nga pikat kryesore është raporti për veprimtarinë e SPAK-ut për vitin 2025, ku pritet debat politik mbi punën e strukturës antikorrupsion dhe luftën ndaj krimit të organizuar.

Në seancë do të diskutohen gjithashtu raportet e Avokatit të Popullit dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Gjatë seancës plenare do të zhvillohen edhe interpelanca dhe seanca pyetje-përgjigje me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët Blendi Himçi, Bujar Leskaj dhe Erald Kapri.

Ndërkohë protestuesit kanë njoftuar protesta para Parlamentit që siç janë shprehur do t’ju urojnë deputetëve “pushime të mbara”, duke qenë që është seanca e fundit plenare që mbyll këtë sesion parlamentar. Organizatorët e protestës kanë paralajmëruar dhe kanë bërë thirrje nga podiumi i protestës mbrëmjen e kaluar, që sot në orën 08:30 të mblidheshin fillimisht në sheshin “Skënderbej” për t’i lënë rrugë marshimit drejt Kuvendit, ku në orën 10:00 nis seanca plenare.

RENDI I DITËS

Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 23.7.2026, ora 10:00. II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë: 1
1.Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 16.7.2026 dhe 20.7.2026.
2. Njoftime.
3. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2025”.
4. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2025”.
5. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025″.
6. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2025”.
7. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025”.
8. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2025″.
9. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2025”.
10. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Blendi Himçi.
11. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Bujar Leskaj.
12. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Erald Kapri.
13. Akt normativ nr. 2, datë 30.6.2026, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026″
14. Akt normativ nr. 3, datë 6.7.2026, “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturorturistik me përmasa ndërkombëtare”.
15. Projektligji “Për grupimet ekonomike me interes evropian”.
16. Projektligji “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHEB)”.
17. Projektligji “Për statutin e shoqërive evropiane (SE)”.
18. Projektligji “Për mbylljen e shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim”.
19. Projektligji “Për kërkesat e transparencës për emetuesit e titujve”.
20. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 48/2014, “Për pagesat e vonuara dhe detyrimet kontraktore dhe tregtare”, të ndryshuar”.
21. Projektligji “Për shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
22. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 93/2015, “Për turizmin”, i ndryshuar”.
23. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9251, datë 08.07.2004, “Кodi Detar Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.
24. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar”.
25. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10093, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”””.
26. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 25/2018, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”
27. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9947, datë 07.07.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar”.
28. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 173/2014, “Për disiplinën në Forcat Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.
29. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 82 datë 26.07.2024, “Рër Policinë e Shtetit”.
30. Projektvendim “Për emërimin e Kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik”.
31. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”.
32. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”.
33. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”.
34. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Sondazh

Poll

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Tmerr në protestën para Kuvendit/ Lëndohen disa prej protestuesve, meren me barrela

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Berisha fotografon deputetët e strukur të PS: Ky është klub mafiozësh!

Efektivët "të pamëshirshëm", nuk kursejnë me ujë me piper as fëmijët

Shehaj debat në hyrje të Kuvendit: Më tregoni urdhërin pse nuk lejohem

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia

"Deputete krimi", protestuesit godasin me vezë makinën e deputetes

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne