LIVE UPDATES
Politike

Reagimi i Ramës për tensionet në Kosovë, Çollaku: Mendjelehtësi, strukturat e armatosura në Veri e Vuçiç janë një

Ndarja, sipas tij, është një alibi mashtruese dhe një bonus që i hidhet Vuçiç.

11 Dhjetor 2022, 18:47 Nga F.M
Reagimi i Ramës për tensionet në Kosovë, Çollaku:
Kreshnik Çollaku

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku thotë se kryeministri Edi Rama ka treguar mendjelehtësi ose ka bërë një qëndrim qëllimisht të dëmshëm në lidhje me reagimin që pati për tensionet në Veri të Kosovës. Në një status në Facebook, Çollaku shton se Beogradi, Vuçic, strukturat e armatosura në Veri të Kosovës e paramilitarët serbë janë një. Ndarja, sipas tij, është një alibi mashtruese dhe një bonus që i hidhet Vuçiç.

Postimi:

Qendrimi i kryeministrit Rama se Beogradi eshte vec e strukturat ilegale ne Veri te Mitrovices jane vec..,eshte ose qendrim mendjelehte ose nje qendrim qellimisht i demshem.  Te ndash Beogradin nga strukturat kriminale serbe ne Mitrovice eshte fshehje me qellim i realitetit,eshte naivitet ose perpjekje perfide per te rehabilituar Vucic.

Beogradi,Vucic,strukturat e armatosura ne veri te Kosoves,paramilitaret serb,jane Nje.  Madje ne krah kane dhe Mosken me te gjithe arsenalin inteligjent e kriminal ne Ballkan.

Ndarja e dy realiteteve eshte alibi mashtruese per evropianet eshte serish nje bonus qe i hidhet Vucic..,dhe eshte e turpshme qe kjo vjen nga Tirana !!!

Rama dënoi sot sulmet e kryera ndaj EULEX-it të Kosovës dhe të policies, por shtonte që Bashkimi Europian të thërrasë tyrezën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i bënte thirrje Beogradit të ushtronte ndikimin e vet mbi serbët e Veriut të Kosovës, duke nënkuptuar se këta të fundit po vepronin të pavarur.

kreshnik collaku edi rama tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll