LIVE UPDATES
Politike

Rashiç reagon ndaj ndalimit të flamurit serb për Vidovdan: Të respektohen të drejtat e komunitetit serb!

Kjo deklaratë e Rashiçit erdhi pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për të anuluar vendimin e Komunës së Graçanicës, e cila kishte lejuar shfaqjen e flamurit të Serbisë për nder të Vidovdanit më 2024.

16 Qershor 2025, 14:58 Nga N.F
Rashiç reagon ndaj ndalimit të flamurit serb për Vidovdan:
Nenad Rashiç

KOSOVË- Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Nenad Rashiç, ka bërë thirrje për respektimin e të drejtave të komunitetit serb sa i përket përdorimit të simbolit të tyre. Ai tha më 16 qershor se përdorimi i simboleve të tyre nga serbët “nuk përbën kërcënim ndaj identitetit të askujt, por është dëshmi e përkushtimit të Kosovës si një shoqëri demokratike e bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave”.

Kjo deklaratë e Rashiçit erdhi pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për të anuluar vendimin e Komunës së Graçanicës, e cila kishte lejuar shfaqjen e flamurit të Serbisë për nder të Vidovdanit më 2024.

Në arsyetimin e gjykatës thuhet se komuna ka tejkaluar kompetencat e saj dhe ka vepruar në kundërshtim me ligjet e Kosovës, pasi ka miratuar një vendim për shfaqjen e flamurit të Serbisë më 28 qershor – ditë që nuk është e përcaktuar si festë zyrtare në Kosovë.

“Lejimi i shfaqjes së flamurit të një shteti tjetër [në këtë rast Serbisë], përveç rasteve të parashikuara me ligj, mund të kuptohet si një akt simbolik i sovranitetit të dyfishtë ose i vetëorganizimit politik, gjë që bie ndesh me rendin kushtetues”, u tha në vendimin e gjykatës.

Gjykata gjithashtu theksoi se vendimi i Komunës së Graçanicës “rrezikon rëndë rendin dhe qetësinë publike si dhe bashkëjetesën në Kosovë”, veçanërisht në kontekstin e ndjeshmërisë etnike dhe politike.

Komuna e Graçanicës, e udhëhequr nga Ljiljana Shubariq nga radhët e Listës Serbe, ka paralajmëruar se do ta apelojë vendimin e Themelores.

Ndryshe, serbët nga Kosova, Serbia dhe rajoni tradicionalisht e shënojnë Vidovdanin më 28 qershor në Gazimestan – një monument historik rreth 10 kilometra nga Prishtina. Tubimi zakonisht sigurohet nga Policia e Kosovës, ndërsa gjatë viteve të fundit nuk është lejuar të futen flamuj të Serbisë apo simbole të tjera kombëtare, përveç atyre kishtare, pasi përkujtimi organizohet edhe nga Kisha Ortodokse Serbe në nderim të betejës së vitit 1389 kundër ushtrisë osmane.

Gjatë shënimit të Vidovdanit, shpesh ndodhin edhe arrestime, të cilat Prokuroria e Kosovës i cilëson si “nxitje të urrejtjes fetare dhe kombëtare”.

Gazimestani në Kosovë është i njohur edhe për fjalimin e ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, më 28 qershor 1989, në të cilin ai nuk e përjashtoi mundësinë e “betejave të armatosura”. Ky fjalim u konsiderua nga shumëkush si paralajmërim i luftërave që pasuan gjatë viteve ’90 në ish-Jugosllavi.

Ministri në detyrë, Nenad Rashiç, u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve kompetente në Kosovë që të respektojnë në tërësi garancitë kushtetuese dhe ligjore “pa presion politik, diskriminim apo pengesa administrative”.

“Në interes të paqes dhe bashkëjetesës, presim një qasje konstruktive nga të gjithë akterët dhe zbatim të qëndrueshëm të ligjit”, deklaroi Rashiç.

Në këtë kontekst, Rashiç rikujtoi se, sipas nenit 58 të Kushtetutës së Kosovës, të gjitha komunitetet dhe anëtarët e tyre kanë të drejtë të “shprehin lirshëm, të ruajnë dhe zhvillojnë kulturën dhe identitetin e tyre”, gjë që përfshin edhe të drejtën për të ruajtur gjuhën, fenë, traditat dhe simbolet e tyre.

Po ashtu, neni 59 i Kushtetutës u garanton të gjitha komuniteteve të drejtën për të përdorur dhe shfaqur simbolet e tyre kombëtare, për të ruajtur e zhvilluar kulturën e tyre dhe për të pasur qasje në arsim dhe informim në gjuhën e tyre amtare.

“Sistemi gjyqësor në Kosovë nuk ka të drejtë të ndalojë në thelb përdorimin e flamurit apo simboleve të tjera kombëtare të komunitetit serb, sepse kjo do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, që garantojnë këto të drejta”, deklaroi Rashiç, i cili është edhe kryetar i partisë Liria, Drejtësia dhe Mbijetesa, e cila fitoi një vend në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në shkurt.

Vendimi i Komunës së Graçanicës për lejimin e shfaqjes së flamurit të Serbisë me rastin e Vidovdanit përfundoi në gjykatë pas reagimit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila i ishte drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës për vlerësimin e ligjshmërisë së këtij vendimi. MPB-ja konstatoi se 28 qershori nuk është përcaktuar si festë zyrtare apo ditë përkujtimore dhe kërkoi rishqyrtim të vendimit, gjë që Komuna e Graçanicës nuk e bëri.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, reagoi duke e akuzuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, se gjatë seancave në Kuvendin e Kosovës shfaq flamurin kombëtar të Shqipërisë. Në deklaratën e saj, ky subjekt kërkoi nga gjykata që të përdorë “të njëjtat standarde dhe të zbatojë të njëjtin arsyetim edhe në rastet që lidhen me flamurin shqiptar”.

“S’bëhet fjalë për asgjë tjetër veçse për një tjetër dëshmi të qëndrimit të regjimit në Prishtinë ndaj popullit serb. Koha e marrjes së këtij vendimi është e lidhur drejtpërdrejt me zgjedhjet lokale dhe përfaqëson një përpjekje për të fituar pikë politike të lira”, tha Lista Serbe.

Lideri i partisë Demokracia Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, duke reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Themelore për ndalimin e flamurit të Serbisë për Vidovdan, deklaroi:

“Shihemi në Gazimestan për Vidovdan me simbolin tim kombëtar!”.

Ndryshe, Arsenijeviq kishte raportuar se ishte sulmuar për shkak të përkatësisë etnike gjatë kremtimit të Vidovdanit më 2024 në prani të Policisë së Kosovës, ngjarje pas së cilës Inspektorati Policor kishte nisur hetimet.

Në vitin 2023, ai kishte vendosur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës flamujt e komuniteteve pakicë që jetojnë në Kosovë, përfshirë edhe atë të Serbisë – flamur ky që u hoq nga sigurimi vetëm disa minuta më vonë.

Lidhur me vendimin ka reaguar edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila ndalimin e flamurit serb për ditën e Vidovdanit e cilësoi si një akt “drejtpërdrejt të drejtuar kundër popullit serb” dhe si dëshmi e veprimit “antiserb të regjimit” të Albin Kurtit.

“Bëhet fjalë për një mohimi të rrezikshëm dhe sistematik institucional të të drejtave të popullit serb në Kosovë dhe Metohi, por çfarëdo represioni që Kurti mund të zbatojë, nuk do të mundet ta nxjerrë flamurin trengjyrësh serb nga zemra e çdo serbi të ndershëm në Kosovë e Metohi”, deklaroi drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq.

Ai shtoi se ka informuar për këtë vendim të gjykatës përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe ka kërkuar reagimin e tyre./ REL

nenad rashiç

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!