LIVE UPDATES
Politike

Raporti Dick Marty/ Pas Ramës dhe Nikolla u dërgon letër anëtarëve të KiE: Korrigjoni gabimin tragjik ndaj Shqipërisë dhe Kosovës

Nikolla kërkon mbështetjen e tyre, të anëtarëve të parlamenteve si edhe të delegacioneve përkatëse në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për korrigjimin e këtij gabimi tragjik, siç e cilëson kryeparlamentarja, ndaj Shqipërisë dhe Kosovës.

24 Tetor 2022, 15:23 Nga e.k
Raporti Dick Marty/ Pas Ramës dhe Nikolla u dërgon letër
Lindita Nikolla

TIRANË- Pas kryeministrit Edi Rama, edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla, u ka dërguar letër kryeparlamentarëve të shteteve anëtarë të Këshillit të Evropës për rezolutën e kundër raportit të Dick Marty-t për lufëtn e UÇK-së dhe akuzat për trafik organesh. Nikolla kërkon mbështetjen e tyre, të anëtarëve të parlamenteve si edhe të delegacioneve përkatëse në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për korrigjimin e këtij gabimi tragjik, siç e cilëson kryeparlamentarja, ndaj Shqipërisë dhe Kosovës.

“Me anë të kësaj letre dëshiroj të sjell në vëmendjen Tuaj një çështje mjaft të rëndësishme që lidhet me drejtësinë dhe të drejtat e njeriut si vlera thelbësore të sistemit demokratik dhe të qytetërimit bashkëkohor, të cilat qëndrojnë në themelet e Këshillit të Evropës, ku të dy vendet tona janë anëtare. Bëhet fjalë për të drejtën e vendit tim, Shqipërisë, si edhe të Kosovës, për të rivendosur dinjitetin e nëpërkëmbur nga disa dyshime tërësisht të pabazuara dhe të pavërteta mbi trafikun e organeve njerëzore në Shqipëri e Kosovë, që pretendohet të jenë kryer nga liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ju mund të jeni në dijeni mbi Rezolutën 1782 (2011) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës “Për hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”. Rezoluta e mësipërme bazohej në raportin e datës 7 janar 2011 të z. Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Ky raport u hartua në vijim të procedurës që nisi me mocionin për rezolutë të datës 15 Prill 2008, me autor ish anëtarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës , z. Konstantin Kosachev, nga Federata Ruse, Partia “United Russia” e Vladimir Putin, dhe Grupi Europian Demokrat", shkruan Nikolla.

LETRA E PLOTË E LINDITA NIKOLLËS:

“Me anë të kësaj letre dëshiroj të sjell në vëmendjen Tuaj një çështje mjaft të rëndësishme që lidhet me drejtësinë dhe të drejtat e njeriut si vlera thelbësore të sistemit demokratik dhe të
qytetërimit bashkëkohor, të cilat qëndrojnë në themelet e Këshillit të Evropës, ku të dy vendet tona janë anëtare. Bëhet fjalë për të drejtën e vendit tim, Shqipërisë, si edhe të Kosovës, për të rivendosur dinjitetin e nëpërkëmbur nga disa dyshime tërësisht të pabazuara dhe të pavërteta mbi trafikun e organeve
njerëzore në Shqipëri e Kosovë, që pretendohet të jenë kryer nga liderët e Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës.

Ju mund të jeni në dijeni mbi Rezolutën 1782 (2011) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës “Për hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”.

Rezoluta e mësipërme bazohej në raportin e datës 7 janar 2011 të z. Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare
të Këshillit të Europës.

Ky raport u hartua në vijim të procedurës që nisi me mocionin për rezolutë të datës 15 Prill 2008, me autor ish anëtarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës , z. Konstantin Kosachev, nga Federata Ruse, Partia “United Russia” e Vladimir Putin, dhe Grupi Europian Demokrat.

Pikënisja e mocionit, raportit e mandej e Rezolutës 1782 (2011) ishin kujtimet e znj. Carla Del Ponte, ish Prokurore e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për Krime Lufte për ish Jugosllavinë, ICTY, nga viti 1991, e cila në librin e saj “Gjuetia: unë dhe kriminelët e luftës”, botuar dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe rreth tre muaj pasi kishte dhënë dorëheqjen si prokurore e ICTY, ngrinte dyshime se pjestarë e drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishin kryer trajtime çnjerëzore të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe në Shqipëri.
Këto pretendime ishin hetuar edhe më parë nga zyra e ICTY gjatë mandatit të znj. Del Ponte, por nuk ishin gjetur prova për të bazuar pretendimet për kryerjen e këtyre krimeve të tmerrshme të vrasjes së njerëzve me qëllim marrjen e organeve njerëzore dhe trafikun e tyre nga ana e liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Megjithatë Rezoluta 1782 (2011) u miratua, duke i hapur kështu rrugë hetimeve për zbardhjen e së vërtetës. Menjëherë pas miratimit të Rezolutës 1782 (2011), Bashkimi Europian ngriti Task Forcën Hetimore Speciale për të hetuar mbi pretendimet për trafik organesh, cituar në raportin e z. Dick Marty dhe nuk u gjet asnjë provë që t’i vërtetonte këto dyshime.

Dëshiroj të ve në dukje se autoritetet shqiptare bashkëpunuan ngushtësisht me Task Forcën Hetimore Speciale të Bashkimit Europian, duke ofruar gjithë ndihmën e ndërsjellë juridike, informacionet e kërkuara si dhe kryerjen e veprimeve përkatëse, me qëllim zbardhjen e të vërtetës mbi pretendimet për trafikun e organeve njerëzore në Kosovë e Shqipëri, madje u miratua edhe një ligj i posaçëm në funksion të ndihmës në hetime dhe nuk rezultoi asnjë provë e vetme që të provonte krimet e pretenduara për trafik organesh njerëzore. Përveç hetimeve të Task Forcës së Bashkimit Evropian, Kosova pranoi të kryheshim hetime të tjera të specializuara për këto dyshime për trafik organesh njerëzore, duke parashikuar në Kushtetutën e Kosovës krijimin e Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë.

Kaloi më shumë se një dekadë dhe asnjë nga dyshimet dhe akuzat që qëndronin në thelb të kujtimeve të znj. Del Ponte, mocionit të z. Kosachev, raportit të z. Dick Marty dhe Rezolutës 1782 (2011) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, të cilat në Shqipëri, Kosovë e rajon ishin kundërshtuar fuqimisht që në momentin e publikimit të tyre, nuk u provuan. Në akuzën e prokurorisë speciale paraqitur në vitin 2020 para Gjykatës Speciale në Hagë kundër liderëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës nuk ngrihet asnjë akuzë për trafikimin e organeve njerëzore.

Në këto kushte, në respekt të së drejtës dhe të vërtetës, më 21 korrik 2022 Kuvendi i Shqipërisë miratoi unanimisht Rezolutën “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri.” Teksi i Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë iu dërgua autoriteve dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 12 gusht 2022, përfshi dhe lutjen që t’i njoftohej secilit vend anëtar të Këshillit të Evropës.

Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë i bën thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të hartojë një raport vijues mbi Rezolutën 1782 (2011), në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, dhe fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara nga ku rezulton se pretendimet për trafikim të organeve njerëzore në Kosovë dhe në Shqipëri janë të pavërteta, të
paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara dhe duhet të njihen si të tilla nga të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Gjithashtu, në 12 tetor 2022, Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, mbajti një fjalë në
Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në të cilin bëri të njohur dhe përmbajtjen e Rezolutës së miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë si edhe pathemeltësinë e akuzave mbi të cilat ishte miratuar Rezoluta e Këshillit të Evropës, duke nënvizuar gjithashtu se, për fat të keq, këto akuza vazhdojnë të ushqejnë armiqësinë dhe ksenofobinë ndaj shqiptarëve.
Shpresoj shumë në mbështetjen Tuaj personale, të anëtarëve të Parlamentit Tuaj si edhe të anëtarëve të delegacionit Tuaj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për korrigjimin e këtij gabimi tragjik ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, pasojat e të cilave vazhdojnë të dëmtojnë jo
vetëm dy vendet tona, por edhe të drejtën e të vërtetën si edhe mirëkuptimin e paqen në rajon e më gjerë.

Kjo nuk është vetëm një kërkesë për të drejtën, të vërtetën dhe dinjitetin e Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe për kredibilitetin e organizatave politike ndërkombëtare dhe vlerat që ato përfaqësojnë e mbrojnë.”.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen në paraburgim në Hagë prej muajit Nëntor të vitit 2020, pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Deri tani prokuroria ka administruar provat dhe dëshmitë e atyre që pretendojnë se janë torturuar nga Thaci, Veseli, Krasniqi dhe bashkëpunëtorët e tyre gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

lindita nikolla raporti dick marty


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet