LIVE UPDATES
Politike

"O noku më mbytën"/ Vdekja e Lear Kurtit, Berisha: E vranë xhelatët me uniformë, investigimi i gazetarëve e zbuloi, vijoni protestat

Kryedemokrati thotë gjithashtu se nëse efektivët nuk do të kishin gisht në vdekjen e Kurtit, nuk do ta bënin autopsinë me nxitim dhe se do të bënin gjithçka për ta zbardhur këtë ngjarje të rëndë. 

24 Tetor 2022, 12:06 Nga F.M
"O noku më mbytën"/ Vdekja e Lear Kurtit, Berisha: E
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur akuza të forta kundrejt Policisë së Shtetit e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore që drejtohet nga Ardi Veliu për vdekjen e Lear Kurtit. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Kurti është vrarë nga dhuna makabre e efektivëve të policisë, që sipas tij, punojnë nën ndikimin e lëndëve narkotike. Berisha, bazuar në dëshminë e shokut të Kurtit, të dhënë një natë më parë nga emisioni "Piranjat", thotë se tashmë nuk ka asnjë dyshim që Kurti është vrarë nga dhuna policore dhe është dërguar i vdekur në spital. Kryedemokrati thotë gjithashtu se nëse efektivët nuk do të kishin gisht në vdekjen e Kurtit, nuk do ta bënin autopsinë me nxitim dhe se do të bënin gjithçka për ta zbardhur këtë ngjarje të rëndë. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Gazetarët kanë bërë investigime, kanë sjellë fakte dhe prova shterruese për mbytjen e Lear Kurtit, të riut 32-vjeçar, nga banditë me uniformë të droguar. ‘O noke, më mbytën’, ishte klithma para se të jepte shpirt, sipas dëshmitarit të pranishëm në vendngjarje dhe mikut të Lear Kurtit. Investigimet serioze të rrjeteve televizive hodhën poshtë si trillime të turpshme pretendimet e Edi Ramës dhe Çuçit të tij të familjes, hodhën poshtë trillimet, manipulimet dhe inskenimet e një krimineli me uniformë të pashoq në radhët e policisë shqiptare, Ardi Veliu, i cili për të mbrojtur padronët e tij si puthadorë, përdhosi dhe vrau për së dyti Lear Kurtin. Investigimet e rrjeteve televizive faktuan se mbi Lear Kurtin një bandë prej katër policësh, sigurisht prej tyre të droguar, u vërsulën në rrugë me një egërsi çnjerëzore. Këto filmime faktuan se Ardi Veliu, ky mashtrues i paskrupullt, gënjeu shqiptarët kur deklaroi se Lear Kurti po qëndronte para një objekti, për të krijuar përshtypjen se po përgatitej për një akt delikuent, në një kohë kur ai po ecte i vetmuar, nga kamerat, duke biseduar me mikun apo familjarët e tij. Një mashtrim i paskrupullt i policisë u hodh gjithashtu poshtë, se sipas tyre, patrulla prej dy policësh, e ndaloi atë. Pranë tij, në barbarinë që u ushtrua ndaj tij në rrugë, ishin të paktën katër, në mos më shumë policë e banditë me uniformë.
Të dhënat faktuan se trupi i tij kishte hematoma, ekspertë mjeko-ligjorë denoncuan kryerjen e autopsisë në kundërshtim me ligjin nga një bandë që donte të fshihte të vërtetën. Tashmë nuk ka asnjë dyshim se Lear Kurtit i morën shpirtin, xhelatë me uniformë. Pasi i morën shpirtin, e dërguan në spital. Pasi e dërguan në spital në kundërshtim flagrant, i bënë autopsinë pa asnjë konsent, pa asnjë prani të familjarëve apo avokatëve të tij. E bënë si bandë për të fshehur krimin e tyre të shëmtuar. Një akt i tillë ndodh vetëm në diktatura, kurrë në vende të lira. Nëse donin të zbardhnin të vërtetën për një 32-vjeçar që i morën shpirtin, këta kurrë nuk mund të shkelnin procedurën strikte të investigimit në raste të tilla të ngjashme, e cila kërkon të paktën 12 orë të lihet kufoma e të ndjerit, dhe pastaj të bëhet autopsia dhe kurrë me një ekspert të vetëm. Nën presionin e një banditi si Ardi Veliu. Por gjithmonë nga një gruop ekspertësh të betuar për të thënë të vërtetën. Të gjitha këto u bënë me urdhër të Edi Ramës dhe Bledi Çuçit. Me urdhrin e tyre, viktima u deklarua i dyshimtë dhe delinkuent. Me urdhrin e tyre, Ardi Veliu deklaroi se policia e çoi të gjallë në spital. Me urdhrin e tyre, u bë me urgjencë autopsia me urgjencë për të fshehtë të vërtetën. Me urdhrin e tyre u gjet qesja plastike me drogë në stomak. Me urdhrin e tyre u dha se vdiq nga overdoza. Pra, vrasësi për herë të dytë i Lear Kurtit është Edi Rama, Çcuci dhe kriminel i tyre Ardi Veliu. Ndaj ftoj qytetarët që të vazhdojnë protestat më gjithë forcën e tyre, në mënyrë që këto krime të mos përsëriten. Mos harroni se secili prej jush mund të jetë viktimë e këtyre banditëve të pakontrolluar, që kryejnë veprime të diktuara nga droga që marrin, dhe droga që shpërndajnë.

Deklarata e Berishës vjen 3 ditë pasi Lear Kurti, 32 vjeç dha shpirt duke u sorrollatur në duart e efektivëve të komisariatit nr.3 të Policisë së Tiranës. Ai u ndalua mbrëmjen e 19 tetorit nga efektivët dhe brenda 30 minutave ndërroi jetë. Por, moszbardhja e kësaj ngjarjeje vjen si pasojë e pretendimeve kontradiktore të palëve. Ekspertiza paraprake ka dalë në përfundimin se s’ka pasur dhunë ndaj të riut, por që ka ndërruar jetë si pasojë e shpërthimit të kokainës që ka gëlltitur, ndërsa familjarët pretendojnë se është dhunuar nga policia. Një dëshmi e mikut të të riut mbrëmjen e djeshme te Piranjat hidhte dyshimte të forta se Policia dhe AMP kanë mbuluar ngjarjen. I riu thoshte se e kishte parë viktimën teksa rrihej barbarisht ndërsa akuzonte drejtorin e AMP, Ardi Veliu se e kishte "këshilluar" indirekt të mos pranonte dhunën që kishte parë me sytë e tij.

sali berisha vdes lear kurti lear kurti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet