24 Tetor 2022, 15:04
Nga A.B
Bajram Begaj
TIRANË- 14 Maj është dita e zgjedhjeve vendore 2023. Kjo datë është caktuar ditën e sotme nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Presidenti e vlerëson periudhën deri në zgjedhje si shumë të rëndësishme për përmbylljen me sukses të kësaj sfide demokracie për institucionet, partitë politike dhe gjithë shoqërinë shqiptare, si dhe thekson se është koha për të demonstruar përkushtim dhe bashkëpunim institucional, pjekuri politike dhe përgjegjshmëri qytetare.

Begaj nxit të gjitha palët që të shkojnë drejt kësaj date me përulësi dhe respekt ndaj qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë. Kreu i Shtetit i fton votuesit të mos anashkalojnë detyrën qytetare të mirë-informimit mbi alternativat politike dhe ushtrimit të të drejtës së votës, të pandikuar nga interesa, që cënojnë votën dhe vullnetin e lirë. Begaj nënvizon se Komisioni i Reformës Zgjedhore ka detyrimin të përshpejtojë punën dhe të adresojë në kohë të gjitha çështjet e dala nga rekomandimet e raportit të OSBE/ODIHR-it.
Me këtë rast, Begaj vlerëson nevojën e vendosjes së normalitetit politik në pushtetin vendor dhe u bën thirrje partive politike që të shkojnë në këto zgjedhje me alternativa politike serioze e konkurruese, që kanë në qendër të vëmendjes qytetarin dhe standardet më të mira demokratike.
Duket se presidenti ka marrë në konsideratë kërkesën e deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit i kërkoi Begajt që të mos e caktojë datën para datës 21 Tetor, por pas saj, kur të përfundojë afati i komisionit i reformës Administrative-Territoriale.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë rënë dakord që të dilet me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore. Mirëpo, ende nuk kanë zyrtarizuar emrat.
zgjedhjet vendore 2023 bajram begaj
Politike
24 Tetor 2022, 14:48
A.B
Belind Kellici
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka deklaruar se SPAK i ka dhënë pafajësinë ...
Politike
24 Tetor 2022, 14:44
F.M
Edi Rama
JERUZALEM- Kryeministri Edi Rama e ka onsideruar gjyshen e tij shumë më të zgjuar se të gjithë shkencëtarët shq...
Politike
24 Tetor 2022, 14:44
e.k
Edi Rama dhe Benjamin Netanyah
JERUZALEM- Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me liderin e opozitës izraelite Benjami...
Politike
24 Tetor 2022, 13:41
e.k
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza të forta ndaj Policisë së Shtetit dhe qeveris&...
Politike
24 Tetor 2022, 13:22
F.M
Samiti i kaluar në Bruksel
TIRANË- 6 dhjetori, dita kur liderët evropianë do të zbresin në Tiranë për Samitin e e r...
Politike
24 Tetor 2022, 12:37
e.k
Christiane Hohmann
TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë Christiane Hohmann u shpreh se vendi ynë duhet të dyfis...
Politike
24 Tetor 2022, 12:27
f.g
Lear Kurti
TIRANE- Ashtu siç u raportua për 2 ditë në media ashtu po rezulton edhe zyrtarisht nga Prokuroria e Tiranës që n...
Politike
24 Tetor 2022, 12:06
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur akuza të forta kundrejt Policisë së Shtetit e Agjencis&...
Politike
24 Tetor 2022, 11:56
f.g
Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeaj
TIRANE- Ka nisur në Kryesinë e Kuvendit takimi mes kryetarit të grupit të Partisë Socialiste, T...
Politike
24 Tetor 2022, 11:53
F.M
Mimoza Hafizi
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Socialiste Mimoza Hafizi, e cila është përplasur shumë herë me kryeministr...