LIVE UPDATES
Politike

Rama VS. Rama; Pse dështoi nisma e Ballkanit të Hapur?!

Një rrugëtim mes deklaratave kontradiktore të kryeministrit Edi Rama për Open Balkan...

2 Korrik 2023, 16:10 Nga k.m.
Rama VS. Rama; Pse dështoi nisma e Ballkanit të Hapur?!
Pamje nga një prej takimeve të Open Balkan

TIRANË- Kur Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, në tetor 2019, paraqitën nismën e tyre, të quajtur "Mini-Shengen", BE-ja sapo e kishte shtyrë hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kështu që, të tre vendet (me një mbështetje të dyshimtë nga BE-ja që e pretendonin vetëm ata) kishin krijuar vetë një simotër me Bashkimin Europian. Ose të paktën këtë tentuan... Me Malin e Zi dhe me Bosnje-Herzegovinën, me një këmbë brenda dhe një jashtë, Mini-Shengeni i Ballkanit u tërhoq zvarrë nga treshja e miqëve që ishin edhe politikanë, Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev. Më 29 korrik 2021, në Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që u mbajt në Shkup, nisma mori një emër të ri, “Open Balkan” (Ballkani i hapur).

Në takimin e tre liderëve të rajonit nuk mori pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili për sa kohë ka në pushtet e ka kundërshtuar nismën e “mini-Shengenit”, pasi sipas tij rajoni duhet t’i kthehet agjendës së integrimit në evropian dhe jo nismave që, sipas kryeministrit të Kosovës, janë të dëmshme për shqiptarët. Ndërsa edhe pse jo personalisht, por në emër të qeverisë së Kosovës, Open Balkan e ka cilësuar si një "nismë pa vizion".

Komente këto që Rama i mori "personale".

Në të gjitha takimet e mbajtura, por edhe sa herë që pyetej, kërkonë pjesëmarrjen e Kosovës në nismë, edhe pse nuk e kishte të njëjtën këmbëngulje për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që nuk nënshkruan asgjë. Disa herë në daljet e tij publike, Rama theksoi se: Kush thotë që kjo është një nismë e projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë, për të rikompozuar Jugosllavinë dhe për t'i dhënë hegjemoninë Serbisë se ajo është më e madhe, se do të na marrë gjithë çfarë kemi, së pari jeton në një botë paralele, së dyti jeton për politikë në lëkurën e njerëzve dhe jo për rritjen e mirëqenies dhe forcimin e urave mes njerëzve, dhe së treti harron se po të nisemi kështu, atëherë duhet të themi se edhe BE-ja është një Jugosllavi e madhe. Nëse BE-ja është një Jugosllavi e madhe, atëherë kjo nismë do të ishte një Jugosllavi e vogël...Ne jemi këtu për të ardhmen. Çështjet e të shkuarës zgjidhen shumë më lehtë nëse sytë janë nga e ardhmja. Me sytë nga e shkuara nuk ka çështje të së shkuarës si zgjidhje drejt të së ardhmes. Të gjitha këto vende duhet të jenë pjesë e këtij procesi. Unë nuk e kuptoj Malin e Zi për çfarë mendohet. Mendohet se si të zgjidhë problemin me krahun e punës, duke qëndruar i mbyllur ndaj kësaj nisme, që është një problem serioz për të gjitha vendet, por që në Mal të Zi është bërë një problem shumë i madh. Po Bosnja për çfarë mendohet? Sepse e di për çfarë mendohet Kosova dhe në këtë pikë jam absolutisht me një qëndrim të kundërt, sepse për mua të gjitha këto vende duhet të jenë pjesë e këtij procesi dhe duhet të bëjnë maksimumin në këtë proces për veten e tyre, për njerëzit e tyre, për shoqëritë e tyre dhe për të gjithë së bashku.

Megjithatë për Kosovën kishte një këmbëngule të veçantë që të merrte pjesë në "Open Balkan" me pretendimin se takime të tilla do të rregullonin marrëdhëniet me Serbinë.

"Mendoj që edhe ҫështjet e konfliktit, domethënë ҫështjet që shfaqin simptomat e atij konflikti që është në themelin e marrëdhënies në mes të Serbisë dhe Kosovës, janë çështje që me Ballkanin e hapur, me komunikimin e vazhdueshëm, me adresimin e këtyre aspekteve të tjera do të mund të adresoheshin në mënyrë më pozitive nga palët: sepse sa më shumë palët të afrohen, sa më shumë palët të shihen në sy, sa më shumë palët të gjejnë interesa të përbashkëta, jo në teori por në praktikë, sa më shumë palët të krijojnë afinitet si njerëz përtej të gjitha atyre që i përcaktojnë ata si identitete etnike, si identitete fetare apo ҫfarëdo qoftë tjetër, në teori po flas, aq më shumë krijohen premisa për të adresuar konfliktin thelbësor në mënyrë pozitive,"-thoshte Rama në një intervistë të dhënë më 05 Nëntor 2021.

Koha e tregoi se e kishte gabim. 2 vitet e fundit në Veri të Kosovës ka pasur protesta dhe tensione që bënë që edhe ndërkombëtarët të kthenin kokën dhe të uleshin në tryezë për të negociuar me palët. Filloi për çështjen e targave serbe dhe u përshkallëzua me zgjedhjet e pjesshme lokale, ku për herë të parë 4 komunat serbe kishin në krye një kryekomunar shqiptar.

Pavarësisht thirrjeve për uljen e tensioneve, askush nuk dëgjoi! Vuçiç çoi ushtrinë në Veri, ndërsa Kurti nuk bëri asnjë hap pas për të garantuar zgjedhje të reja. Mirëpo çështja shkoi në një tjetër nivel, kur 3 policë të Forcave Speciale të Kosovës u rrëmbyen nga "Cobra-t" e Serbisë. Edhe pas thirrjeve të ndërkombëtarëve, por edhe të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për t'i liruar, asgjë nuk ndodhi. Në deklarata për shtyp, kreu i qeverisë shqiptare kërkonte lirimin e tyre, madje dhe duke kërcënuar publikisht se nëse nuk u ofrohej liria, Shqipëria do të ngrinte marrëdhëniet me ta. Kërcënimet, thirrjet dhe lutjet e Ramës, sa në deklarata urgjente për shtyp nga Kryeministria e sa nëpër rrjetet e tij sociale përfunduan në vesh të shurthët. Lirimi i tyre ndodhi vetëm pas negociatave të presidentit hungarez, Viktor Orban. Prej tij, Vuçiç liroi tre policët Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi u pritën nga kolegët e tyre në pikën kufitare në Merdarë dhe më pas të shoqëruar nga makinat e policisë së Kosovës u nisën drejt Prishtinë.

Ramës i mbeti vetëm për të përshëndetur lajmin nga Brukseli ku ndodhej për të folur me Presidentin e KiE, Charles Michel për situatën në veri të Kosovës. Po ashtu, kryeministri bëri thirrje që dy palët t’i rikthehen dialogut dhe të zbatohet plani franko-gjerman, duke mos përmendur më as bashkim në nismën "Open Ballkan" dhe as draftin e tij që u kishte prezantuar ndërkombëtarëve për zgjidhjen e tensioneve në Kosovë dhe në Serbi. Ndërsa me stil, në një intervistë i vuri zyrtarisht drynin procesit të nisur që më 2019.

“Në tetor Shqipëria pret për herë të parë Samitin e Berlinit. Ne duhet të futemi me kokë tani në procesin e Berlinit sepse e kemi këtë mundësi. Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi,"-kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Euroneës Albania”.

Ndërkohë ishte ai vetë që deklaronte se të dy nismat ishin komplementare ndaj njëra-tjetrës, e se asnjëra nuk përjashtonte tjetrën.

"Open Balkan është një nismë në përputhje të plotë 100% me frymën dhe germën e BE. Është pjellë e procesit të Berlinit. Në procesin e Berlinit të rifilluar kemi firmosur ato dokumente që ishin firmosur më parë në Ballkanin e Hapur. Nuk kemi arsye të ndryshojmë opinion për Ballkanin e Hapur, mbase ata që janë kundër  është e drejta e tyre që të ketë një opinion ndryshe nga Ballkani i Hapur,"-thoshte Rama.

E po i njëjti person, më shtator 2021, nuk i kursente kritikat ndaj Procesit të Berlinit. Në një takim me studentët në Prishtinë, Rama u shpreh se kjo nismë është shumë e ngadaltë dhe se vështirëson punën e fermerëve.

“Ne duhet të bëjmë maksimumin që të zgjerohemi këtu sepse këtu nuk vjen dot Bashkimi Europian dhe të na thotë mos e bëni. Nga ana tjetër, BE ka nisur një process që quhet Procesi i Berlinit, duhet të financohet. Kanë kaluar 7 apo 8 vjet, në aspektin politik ka bërë shumë mirë, sepse të gjashtë Presidentë apo kryeministra ulen dhe bisedojnë, por nuk kemi parë asgjë tjetër. Nuk kemi parë ndonjë urë apo hekurushë. Dhe tjetra është që varet nga ata. Po pse do presim ata të mblidhen njëherë në vit që të flasim për fermerët? Që fermerët të çojnë patate të presim ata? Ne duhet të bëjmë një gjë të thjeshtë, dokumentacioni të mos jetë i shumëfishtë. Që kur bostani të niset nga Konipspoli të mos shkojë si fik i thatë në destinacion. Kur niset nga Italia nuk kontrollohet 7 herë, mjafton origjina, kjo do të thotë rritje qarkullimi e të ardhurave. Po të mbledhësh të gjitha pritjet, bëhen 1 mijë e 100 vite pritje,”- tha Rama ndër të tjera.

Tashmë që ideja e tij dështoi publikisht, duket se Rama zgjodhi rrugën më efektive për t'u tërhequr; la në fuqi të gjitha marrëveshjet dhe ktheu sërish sytë nga Procesi i Berlinit. Projekti "mëmë" për një bashkëpunim rajon, me supervizorë të huaj që rregullojnë marrëdhëniet mes vendeve që duket se ende janë peng i të shkuarës. Ndërsa Rama provoi edhe njëherë shijen e dështimit...të paktën në sferën ndërkombëtare, atje ku vërtetë ka një opozitë të fortë. 

edi rama open balkan mini shengen ballkanik

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet