LIVE UPDATES
Politike

'Rama u përgjigj dje si padrino'/ Berisha: Narkoshteti i tij nxin më shumë se çdo vend tjetër në Evropë dhe botë

Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se problematika e narkotikëve në Shqipëri mbetet shqetësuese dhe kërkon vëmendje të shtuar, duke e lidhur këtë fenomen edhe me perceptimin ndërkombëtar për vendin.

27 Mars 2026, 12:53 Nga I.A
'Rama u përgjigj dje si padrino'/ Berisha: Narkoshteti i tij nxin
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për situatën e drogës në Shqipëri dhe ndikimi i saj në sigurinë dhe ekonominë e vendit, duke iu përgjigjur qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se problematika e narkotikëve në Shqipëri mbetet shqetësuese dhe kërkon vëmendje të shtuar, duke e lidhur këtë fenomen edhe me perceptimin ndërkombëtar për vendin.

Berisha deklaroi se pas denoncimeve të bëra në mënyrë të vazhdueshme dhe diskutimeve në arenën publike dhe ndërkombëtare, është e nevojshme që institucionet të reflektojnë dhe të marrin masa konkrete për përballimin e kësaj situate. Sipas Berishës, zhvillimet e fundit tregojnë se çështja e luftës kundër trafikut të drogës dhe ndikimit të tij në ekonomi dhe shoqëri mbetet një sfidë e rëndësishme

'Pas ndërgjegjësimit të shqiptarëve, pas denoncimeve zyrtare dhe mediatike të narkoshtetit shqiptar si rrezik madhor për sigurinë e rajonit, Evropës dhe më gjerë. Pas paralajmërimeve të përsëritura të administratës së SHBA për problematikat e mëdha të karteleve të drogës dhe lidhjeve të këtyre karteleve, Edi Rama ktheu dje përgjigje. Vendet, të cilat na përmendin drogën, të shohin veten e tyre se kanë më shumë se ne. Kjo është tipike përgjigjja e një padrinoje. Kjo është tipike përgjigjja, reagimi i një njeriu në rreth të kuq, i cili pasi ka humbur çdo shpresë se mund të dalë nga rrethi i kuq, fajëson të tjerët për çka është autor dhe përgjegjës kryesor. Është e vërtetë se droga dhe trafiku i drogës është një fenomen botëror, është një fenomen evropian dhe botëror, por është e vërtetë se në hartën e drogës në Evropë, nxin më shumë se çdo vend tjetër narkoshteti i Edi Ramës dhe vetë Edi Rama.

Është e vërtetë se droga është një problem për të gjitha vendet, por është e vërtetë nga ana tjetër se droga, apo se vendet e tjera kanë Shqipërinë si furnizues kryesor të kanabisit. Është e vërtetë se vendet e tjera kanë problem drogën, por është po kaq e vërtetë se furnizuesit më kryesorë të kokainës në Evropë janë klanet e drogës të lidhura direkt me Edi Ramën.
Janë klanet shqiptare të drogës transportuesit kryesorë. Është e vërtetë se droga përbën një problem për rendin dhe sigurinë, por e vërteta është se sot ka vetëm një vend në Evropë, në të cilin ministri i Brendshëm dhe superministri të jetë gjetur i implikuar si trafikant dhe të ketë lëshuar antimafia italiane mandat arresti për Saimir Tahirin e Edi Ramës. Është e vërtetë se si në asnjë vend tjetër të Evropës, vëllai i kryeministrit është byrazer me trafikantët dhe është gjetur në dhjetëra raste komunikimi dhe bashkëpunimi me ta.

Është e vërtetë se në Shqipëri si në asnjë vend tjetër, kanabizimi u bë politikë zyrtare dhe që nga ai vit për drogën, Shqipëria renditet e para për eksportin e kanabisit në Evropë. Është e vërtetë se si në asnjë zyrë tjetër kryeministri, Edi Rama pret bosët e Sinaloas, e kartelit Çelaj dhe kartelit Troplini e karteleve të tjera. Si asnjë kryeministër tjetër, narkokryeministri shqiptar emëron koordinatorin për klanet e drogës, Ergys Agasin. Është e vërtetë që vendet e tjera kanë probleme me drogën, por nuk ka asnjë vend në Evropë, absolutisht asnjë, në të cilin eurot e trafiqeve të drogës të futura me kontejnerë në vend, të zhvlerësojnë euron dhe dollarin me 35 përqind dhe t’i japin një goditje fatale ekonomisë shqiptare. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ndodh në asnjë vend tjetër. Në çdo vend tjetër përveç Shqipërisë, euro jo vetëm nuk ka njohur zhvlerësim, por ka njohur një vlerësim të ngadaltë dhe në rritje, kurse në Shqipëri një rënie dramatike, e cila ishte goditje fatale për eksportet e vendit. Rënie, e cila boshatisi plazhet shqiptare dy vera me radhë. Dhe Edi Rama, narkoregjimi i tij, numëron për turistë pasagjerët e linjave të lira të Rinasit. Udhëtarë, vizitorë dhe asgjë tjetër. Plazhet kanë qenë të boshatisura si kurrë më parë gjatë këtyre verërave,' tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta