LIVE UPDATES
Politike

"Rama përsëritës në korrupsion", Salianji: Nuk kalojnë asnjëherë 3 muaj dhe shfaqet një aferë e re financiare! Drejtësia vonon por nuk harron

Salianji shprehet se deklaratat e Ramës janë një përpjekje për të luajtor rolin e viktimës dhe se nuk dihet se çfarë halli i madh e nxorri ditë të diele për tu vetëviktimizuar.

13 Janar 2025, 12:42 Nga N.F
"Rama përsëritës në korrupsion", Salianji: Nuk
Salianji

TIRANË- Ish-deputeti, Ervin Salianji ka reaguar ditën e sotme për mes një letre të gjatë në lidhje me deklaratën e djeshme të kryeministrit, Edi Rama. Salianji shkruan se kjo është letër-përgjigje përsëritësit më tē madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje. Salianji shprehet se deklaratat e Ramës janë një përpjekje për të luajtor rolin e viktimës dhe se nuk dihet se çfarë halli i madh e nxorri ditë të diele për tu vetëviktimizuar.

Ai shtoi se Rama është përsëritës në korrupsion pasi sipas tij nuk kalojnë asnjeherë 3 muaj ku një aferë e re financiare të shfaqet, për të mbuluar të vjetren. Salianji shtoi se Rama është përsërites në mashtrime e dështime pasi sipas tij prej 12 vitesh premton ato për të cilat është betuar që në vitin 2013. Ish-deputeti shtoi se edhe Ramës do ti vijë dita e llogaridhënies dhe se drejtësia vonon por nuk harron.

Letra e plotë e Salianjit:

Letër- përgjigje përsëritësit më tē madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje! Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të vogël në përpjekje skizofrenike për të luajtur rolin e viktimës! Nuk dihet çfarë halli i madh e nxorri ditë të diele për tu vetëviktimizuar!

Nuk i jam përgjigjur këto kohë pavarësisht se nē çdo konferencë a dalje e ka futur gjuhen e ndyrë tek gëzimi i papërmbajtshëm që i sjell urdhëri për të stisur e manipuluar një proçes që më burgosi duke përdorur disa shërbëtorë mjeranë. Gëzon si korb, që me ata sherbetorë vendosi për të më hequr mandatin e fituar nga qytetarët, ndalimin e kandidimit në zgjedhjet e ardhshme dhe një gjobë thuajse 50 milion lekë, kamufluar si shpenzime gjyqësore!

Ky langaraq me pushtet që është malinj i pangopur, e sigurtë se do të mbytet në detin e ligësisë së tij të pakufishme. Derisa kjo të ndodhë, të shohim pak se çfarë sterkalash të pista shperndan. Thotë që vetëm për rastin tim komenton, se qenkam sipas tij shpifës recidivist, dhe ketu së pari tregon urrejtjen personale dhe vendimmarjen personale dhe se dyti shpifarakun që është, shpif në çdo fjalë që rrotullon në gojë! Qe ta qartesojme, recidivist është perserites, recidivíst,-i emër i gjinisë mashkullore; term në drejtësi; ai që është recidiv, përsëritës.

Nisur nga ky përkufizim, nuk ka përseritës të dytë në Shqipëri sa është Edi Rama në shpifje, afera, abuzim e krim. Një mori të tillash bëri dhe sot. Një nga të cilat, se nuk e zgjedhin keqbërësit e kriminelêt atë, sepse ai i zgjedh bashkëpunêtorët. Në fakt është rrugë me dy korsi. Ai i zgjedh, dhe ata e zgjedhin. Trafikantët e banditët gjithnjë kanë dashur të hyjnë në politikë, po vetem me Edi Ramen ja dolen, pasi gjetën bashkëpunetorin e duhur.

Ti je përsëritës në korrupsion. Nuk kalojnë asnjeherë 3 muaj ku një aferë e re financiare të shfaqet, për të mbuluar të vjetren. Je perserites në mashtrime e deshtime. Mjafton të kujtojmë se premton tash 12 vjet ato për të cilat je betuar që në 2013. Ke hapur nja 5 herê negociatat, kur ato nuk ishin hapur asnjëherê.

Unë as kam pasur ndonjë dënim për shpifje, as kam pasur kurrë ndonjë denim te ndonje lloji dhe as ndonje punë me asnje institucion të drejtesise, as kam pasur as funksion dhe as kam qene në pushtet, e jo me te kem firmosur apo bere zullume si ti!

Po, kam patur dhe unë të bëj me bandite, njerëz me precedentë, por në anën tjetër, sepse i kam luftuar. Ti i bere deputetë e kryetar bashkie, unë i denoncova. Kam pasur gjyqe me shumë prej tyre. Nuk kam humbur asnjehere, as kur mbroje kanabizimin dhe nxorre ne prite Tahirin, dhe isha mes parcelave duke denoncuar atë dhe ty. E doli qe unë kisha të drejte, ndërsa ti përseritës në krim. Ashtu doli dhe kur nxora me radhe, Ndoken, Prengen, Dakon, Beqajn, Bajrin, Rrajat e pafund, gjithe sorrollopin tend e familjen tende reale, sepse këta jane në fakt, familja jote me e dashur!

Sot bere mire qe i ritheksove autorësinë dhe ndonje naivi qe mendonte ndryshe, se drejtesia nuk u soll me vapor nga USA dhe as BE, por je ti qe kur burgos bandidet prej provave që sjellin partnerët, u shfajësohesh në kthina të errëta që skam çu bëj amerikaneve, e kur del ne mexhelis thua qe ti e ke drejtesine. Ashtu është e verteta! Ti e ke. Shkruan pretencën, blen deshmitarët, jep vendimin. Qelia 6 në Fier ta konfirmon autorësinë.

Denoncimi im per trafikantin nderkombetar të droges Agron Xhafaj u konfirmua edhe nga djegja qe kjo te jep ty ne fundshpine, në menyrë përëritëse. Agron Xhafaj ishte i denuar në Itali me 7.4 vite burg pas nje operacioni te DEA, jetonte i lire në Shqiperi me mbrojten tende dhe as nuk arrestohej as deportohej. Kjo, deri diten që publikova investigimin e gazetarit kurajoz, ku trafikanti jot u detyrua qe brenda disa oresh të shkonte te vuante denimin si gjithe të tjerët.

Ndryshe nga ti, unë nuk gezohem kur deren e burgut e shohin edhe kundershtare e armiq politikë, me të cilet pasi kane shkuar në atë destinacion, unë nuk jam marrë më me ta, sepse kur merret drejtesia, politika duhet të reflektojë, mbajë përgjegjësi e të nderhyje me projektligje për, mba të parandaluar çdo mundësi abuzimi ne te ardhmen!

Denimi im eshte faqe gjithe botes i montuar, i falsifikuar dhe duke perdorur gjithe burimet shteterore jo vetem si influence por dhe si fuqi financiare. I pari deputet e politikan që denonem pse lam thënë të vërteten. I pari shtetas që denohem per kete veper penale. I pari qytetar qe denohet pa ligj, i pari rast ku denohesh per kallezim pa kallezuar! Drejtuesit e tu të policise bashke me ish-ministrin tend jane kapur duke paguar si langaraqe, si ti, duke mbushur me para të pista xhepat e ordinerëve të denuar per krime, që te deshmonin kunder meje.

Gjykatesit qe kane dhene denimin jane fiks sorrollopi yt, shembelltyra e tipareve të tua korruptivo-kriminale. Artan Gjermeni i transkriptuar në pergjimet e prokurorise së Torinos si zar e shërbëtor i punëve të pista i bandes se Lushnjes, Iliba Bezati kunata e Ballukes tend e kapur nga sherbimet dhe e dokumentuar si person me kontakte të papershtatshme, Gent Shala ish-perfaqesuesi jot në KQZ dhe sot ortak dhe pronar faktik ne disa biznese me persona me rekorde kriminale, Elona Toro e kallezur ne Spak. Qe neser do të publikoj dhe dokumentet për këto që po të shkruaj! Për fund, mos harro se nese nuk do mbytesh ne detin e ligesise që prodhon vetë, do tē vijë dita e llogaridhënies, drejtësia vonon por nuk harron!

ervin salianji edi rama

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit