"Rilindja 2.0 dhe Besa janë cikli i ri politikë"/ Rama sulmon protestuesit dhe administratën: Kanë ngelur puplat dhe vezët e ditëzinjve
"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në...
"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në...
Gjyqi kundër Olsi Dados/ Gjykata Administrative rrëzon Veliajn, Ndreca: Do shkojmë në Apel 24 Korrik, 11:03 ...
“Pa mua s’ke jetë”/ Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit gjatë ngjarjes: Do të fejohemi s&e...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 54-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në largim...
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Rama deklaroi se pas përfundimit të protestës “bulevardi u zbraz nga flamingot” dhe u mbush nga puplat dhe vezët e ditëzinjve.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj organizatorëve dhe mbështetësve të protestës së zhvilluar një ditë më parë në bulevard, duke i quajtur ata ditëzinjë. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Rama deklaroi se pas përfundimit të protestës “bulevardi u zbraz nga flamingot” dhe u mbush nga puplat dhe vezët e ditëzinjve.
Sipas kryeministrit, protesta nuk mund të kuptohet vetëm përmes ndërhyrjeve politike apo ndikimit të aktorëve të tjerë, pasi në thelb qëndron një hendek mes qeverisë dhe përjetimit të qytetarëve. Ai përsëriti se protesta mori jehonë të madhe edhe për shkak të përhapjes në rrjetet sociale, simbolikës së flamingove dhe lidhjes së projektit në Zvërnec me familjen e Donald Trump.
“Meqë bulevardi u zbraz nga Flamingot dhe aty ngelën puplat e ditëzinjve dhe vezët e punëzinjve, dhe duke bindur veten se populli do të bindet kur të shoh veprën aty ku sot sheh atdheun e tij në shitje. As këto bashkë nuk mjaftojnë që të mbyllin këtë hendek. Fokusohuni te përjetimet e njerëzve. Midis faktit tonë dhe njeriut të zakonshëm hapet një hendek i atillë, e ka realizuar rënia e besimit të tij. Ajo protestë nuk mund të kuptohet pa renë e mbingarkuar të të dhënave digjitale në Bulevardin e Flamingove, që çoi sinjal në të gjithë anët e globit. Mbi Zvërnecin qëndronte hija e emrit më polarizues në mediat botërore, dhëndri dhe bija e tij, e Trump. Zvërnec dha videon revoltuese, Flamingo dha pamjet magjepsëse dhe pjesën tjetër e bëri algoritmi. Zelli i kundërshtarëve të gjithandejshëm për të luftuar me vjehrrin e madh për çdo çast, ku Bulevardi u transformua në hendek. Shkaku i hendekut ishim ne dhe zemra e protestës ishte e njerëzve të thjeshtë. Ndaj përgjigja për ta duhet të jetë nga ne dhe jo e sharlatanëve. “O burra të rrëzojmë diçka, të rregullojmë ndonjë gjë dhe të kapim diçka”. Ishte qëllimi i tyre. Ata nuk e krijuan protestën por e kapën. Tani po rrotullohen drejt plagës. Zemra e protestës ka shtegtuar, bashkë me flamengot. Ata nuk janë armiq të Shqipërisë, por bijë të saj. Nuk e dinë se ku po shkojnë, pasi janë mish përtokë i armiqve dhe dashakeqeve të Shqipërisë," tha Rama./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar ndikimin ndërkombëtar që pati protesta kundër projektit në Zvërnec, ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet e tij ndaj protestuesve, duke deklaruar se në to ka pasur ndërhyrje nga jashtë,...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se deri më tani askush nuk e mendonte se në bulevardin që vriteshin njerëzit n...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat kundër ndryshimeve ligjore, duke akuzuar disa prej pjesëmarrësve dhe euro...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është ndalur te problematikat e qytetarëve me shërbimet publike gjatë fjalës s&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar se në protestën kundër qeverisë së tij në Bulevard kanë marrë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se protestuesit para Kryeministrisë janë matësi i ri për standardet e qeverisj...
Niko Peleshi TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka bërë të ditur se në javët e para të sesionit të ri parla...
Albulena Haxhiu KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës Albulena Haxhiu ka caktuar 6 gushtin për mbajtjen e se...
Plarent Ndreca TIRANË- Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndrecaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila rrëzoi k&eu...