Dita e 54-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 54-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në largim...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 54-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në largim...
Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren ...
Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar, nga raportimet e institucioneve të pavarura te interp...
VIDEOLAJM/ Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Këtu vendosim ne 23 Korrik, 09:25 Nisin tensionet p...
• Qyetarët janë mbledhur në kryeqytet në ditën e 54-të të revoltës së tyre. • Ata do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • Gjatë marshimit të djeshëm, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi".
1 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Sot mbahet protesta e 54-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës. Qytetarët shprehen se janë të vendosur që do protestojnë deri në largimin e kryeministrit nga pushteti. Ashtu si ditët e mëparshme, protesta do të nisë në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”, ku më pas do vijojë marshimi drejt Kryeministrisë.
Krahas kundërshtisë për projektin që prek zonën e mbrojtur të Zvërnecit, protestuesit kanë artikuluar një sërë problematikash që lidhen me korrupsionin, keqqeverisjen, si dhe probleme të tjera ekonomiko-sociale.
Gjatë protestave të zhvilluara deri tani nuk kanë munguar thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike, ndërsa protestuesit kanë kërkuar ndryshime të thella politike dhe institucionale.
Gjatë tubimeve qytetarët kanë brohoritur një zëri “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi"./Dosja.al