"Rilindja 2.0 dhe Besa janë cikli i ri politikë"/ Rama sulmon protestuesit dhe administratën: Kanë ngelur puplat dhe vezët e ditëzinjve
"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në...
"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në...
Gjyqi kundër Olsi Dados/ Gjykata Administrative rrëzon Veliajn, Ndreca: Do shkojmë në Apel 24 Korrik, 11:03 ...
“Pa mua s’ke jetë”/ Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit gjatë ngjarjes: Do të fejohemi s&e...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 54-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në largim...
Në një deklaratë për mediat, Ndreca u shpreh se vendimi ishte i pritshëm dhe se ky proces përbën një tjetër akt prove.
TIRANË- Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndrecaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila rrëzoi kërkesën e kryebashkiakut për anulimin e emërimit të prokurorit Olsi Dado. Në një deklaratë për mediat, Ndreca u shpreh se vendimi ishte i pritshëm dhe se ky proces përbën një tjetër akt prove.
Ai deklaroi se nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi se prokurori Dado është emëruar në përputhje me ligjin. Sipas avokatit, edhe në këtë rast sistemi i drejtësisë nuk tregoi aftësi për tu vetëkorrigjuar, duke lënë të pandryshuar situatën e krijuar.
"Ishte një vendim i pritshëm, e kam paralajmëruar disa herë në lidhje me atë që si u zhvillua procesi. E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga gjykimi në themel ishte mos legjitimimi, mos lejimi të kishim akses real në gjykatë. Ky ishte më shumë test për sistemin se sa Administrativja ka aftësinë të rregullojë problemet e sistemit. Dado nuk është emëruar në mënyrë të ligjshme, as vetë Dado nuk e ka kundërshtuar këtë fakt. A këtë radhë sistemi nuk tregoi aftësinë për tu vetërregulluar. Të vërtetën do të ndjekim deri në fund pasi nuk lidhet vetëm me Veliajn, Bashkinë Tiranë dhe dëmin që po u shkaktohet qytetarëve, por me sistemin e drejtësisë dhe dështimin e saj për tu vetëkorigjuar”, u shpreh ai.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar me 23 janar të vitit 2026 në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe prokurorit të Posaçëm, Olsi Dado. Në këtë kërkesë, Veliaj ka kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të këtij të fundit si prokuror nga noter që ishte në vitin 2008.
Sipas padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit pa shkollën përkatëse të Magjistraturës. Kryebashkiaku kërkon gjithashtu, që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të detyrohet të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit dhe ushtrimit në mënyrë të paligjshme të detyrës të prokurorit në fjalë.
Në këtë padi, theksohet se të gjitha veprimet penale të kryera ndaj Veliajt, mbështeten mbi një akt emërimi ‘nul ab initio’, duke sjellë pasoja të rënda ndaj Bashkisë së Tiranës, Republikës së Shqipërisë, rendit kushtetues, institucioneve, familjes dhe individit./Dosja.al
Erion Veliaj TIRANË- Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj ditën e sotme...
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar kundër përfshirjes së zonave të Shalës, Sh...
Gjykata Administrative TIRANË- Ish-prokurori Tom Deda ka kërkuar nga Gjykata Administrative që të përfshihet si palë e tret&e...
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj është paraqitur këtë të premte në Gjykatën Administrati...
Albulena Haxhiu KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, sot pritet të caktojë datën për mbajtjen e...
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën Admini...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se thirra e protestuesve “Rama jepe dorëheqjen” është bë...
Tedi Blushi TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i nisur kërkesë zyrtare Ministrit te Bren...
Foto ilustruse TIRANA- Partia Demokratike ka dënuar ndalimin e gazetares së Citizen Channel, nga policia gjatë ditës së sotme...
Foto ilustruse TIRANA- Partia Demokratike ka dënuar dhunën e bërë nga policia ndaj protestuesve. Përmes një deklarate,&...