"Rilindja 2.0 dhe Besa janë cikli i ri politikë"/ Rama sulmon protestuesit dhe administratën: Kanë ngelur puplat dhe vezët e ditëzinjve
"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në...
"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në...
Gjyqi kundër Olsi Dados/ Gjykata Administrative rrëzon Veliajn, Ndreca: Do shkojmë në Apel 24 Korrik, 11:03 ...
“Pa mua s’ke jetë”/ Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit gjatë ngjarjes: Do të fejohemi s&e...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 54-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në largim...
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama tha se protesta nuk mund të kuptohet pa ndikimin e rrjeteve sociale dhe përhapjen masive të videove nga terreni.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar ndikimin ndërkombëtar që pati protesta kundër projektit në Zvërnec, duke deklaruar se lidhja me familjen e Donald Trump e bëri çështjen të marrë vëmendje globale. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama tha se protesta nuk mund të kuptohet pa ndikimin e rrjeteve sociale dhe përhapjen masive të videove nga terreni.
Rama u shpreh se prania e familjarëve të Donald Trump në projekt ishte një faktor që e shndërroi çështjen nga një debat vendas në një ngjarje me jehonë jashtë Shqipërisë.
"Ajo protestë nuk mund të kuptohet pa rënë nën mbingarkesën e të dhënave digjitale mbi Bulevardin e Flamingove, i cili mblodhi dhe lëshoi një pafundësi sinjalesh në të gjithë anët e globit. Sepse Zvërneci nuk mbante vetëm peshën e një investimi të madh, të një lagune të ndjeshme, të pikëpyetjeve mbi procesin, të një vendimmarrjeje të debatueshme, të cilat krijuan një forcë magnetike mbi planetin Tokë pas viralitetit të një videoje, ku brishtësia e individëve që protestonin përplasej me gardhin e lartë me tela me gjemba, si të ishte një kufi i pakapërcyeshëm mes jetës së tyre dhe një rruge të madhe zhvillimi që e kishte flakur atë jashtë shtratit të saj.
Në Zvërnec qëndronte edhe hija e emrit më polarizues të politikës dhe medias botërore. Pikërisht në qendër të projektit ishte dhëndri dhe e bija e tij. Pa atë lidhje, protesta do të ishte, në rastin më të mirë, një çështje shqiptare, jashtë vëmendjes së botës, por falë kësaj lidhjeje ajo u shndërrua menjëherë në një ngjarje me jehonë globale. Zvërneci dha videon revoltuese, flamingoja dha simbolin magjepsës, hija e vjehrrit më të famshëm në botë dha magnetin global, ndërsa algoritmi, i nxitur edhe nga ushtritë e ndërhyrjeve të punësve të tjera, bëri pjesën tjetër. Me një shkëndijë të ndezur pranë pyllit me pisha në Nartë, u shpërnda brenda pak orësh një zjarr marramendës anembanë botës," tha Rama./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet e tij ndaj protestuesve, duke deklaruar se në to ka pasur ndërhyrje nga jashtë,...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se deri më tani askush nuk e mendonte se në bulevardin që vriteshin njerëzit n...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat kundër ndryshimeve ligjore, duke akuzuar disa prej pjesëmarrësve dhe euro...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është ndalur te problematikat e qytetarëve me shërbimet publike gjatë fjalës s&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar se në protestën kundër qeverisë së tij në Bulevard kanë marrë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se protestuesit para Kryeministrisë janë matësi i ri për standardet e qeverisj...
Niko Peleshi TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka bërë të ditur se në javët e para të sesionit të ri parla...
Albulena Haxhiu KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës Albulena Haxhiu ka caktuar 6 gushtin për mbajtjen e se...
Plarent Ndreca TIRANË- Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndrecaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila rrëzoi k&eu...
Erion Veliaj TIRANË- Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj ditën e sotme...