Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme grupin e Partisë Socialiste. Ky takim vjen vetëm pak orë para mbledhjes së Kuvendit të Shqipërisë që nis sot sesionin e ri parlamentar. Mësohet se i pranishëm në mbledhje ishte edhe deputeti Agron Çela, i cili është bashkuar së fundmi PS-së pasi la Partinë e Lirisë. Në mbledhje u diskutuan edhe objektivat me strukturat vendore për 14 majin, si edhe qëndrimi me opozitën. • Në fokus ishte edhe performanca e ministrave dhe deputetëve në aktivitetin parlamentar, ku deri më tani, mësohet se ë lavdëruar Elisa Spiropali, ndërsa në optikën kritike, ishte Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka. Këtë gjë e mohoi kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. • Në një prononcim për mediat pas mbledhjes, Balla u shpreh se Xhaçka është shumë korrekte dhe ka pasur gjithmonë prezencë serioze në mbledhje, ndërsa shtoi se lajmet e raportuar janë thashetheme. • Balla u shpreh se kritika u janë bërë deputetëve. Sipas tij, synimi është që socialistët të vazhdojnë të drejtojnë sërish çdo bashki të vendit, prandaj duhet më shumë angazhim nga ana e deputetëve. • Kreu i grupit Parlementar në Partinë Socialiste tha se duhet një reform e thellë përsa u përket komisioneve në kuvend. Puna për amnisitinë fiskale, sipas tij do të vijojë, ndërsa për avoaktin e popullit tha se Opzita nuk repsekton asnjë kandidat. Balla nuk dha komente lidhur me arrestimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, që u vu në pranga për 1.2 milion euro mashtrim. • Taulant Balla u shpreh se do të diskutojnë me opozitën në lidhje me miratimin e Amnistisë Fiskale. Sipas Ballës kjo gjë i bën mirë vendit. Ligjin për dekoratat që Presidenti Begaj e tkheu në Kuvend, Balla tha se po e shqyrtojnë.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mblodhi sot socialistët në selinë rozë, një diskutim nga ku duket se nuk ka dalë shumë i lumtur. Fotot tregon të nervozuar kreun e qeverisë dhe socialistët që lënë selinë një nga një. Të gjithë të veshur me të zeza, duket se kanë ndjekur një kod veshjeje, në tryezën ku u diskutuan çështjet kryesore të vitit 2023 për socialistët.
Në këtë mbledhje, në shënjestër të kreut të qeverisë ishin deputetës dhe ministrja për Punët e Jashtme Olta Xhaçka. Ndërsa ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali rezultoi se ishte më e preferuara e kryeministrit, i cili ia vlerësoi performancën.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur në lidhje me procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së grupit në selinë rozë, Balla tha se Opozita nuk respekton asnjë prej kandidatëve. Referuar propozimeve të bëra nga Opozita, Balla u shpreh se në krye të këtij institucioni, nuk duhet një jurist partie. Por, ai la të kuptohej dhe se mes tyre mund të bëhet një 'pazar', që maxhoranca të japë votat për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, në këmbim të mbështetjes për Amnistinë Fiskale.
Pjesë nga fjala e Taulant Ballës:
Opozita nuk ka ekskluzivitetin për të emëruar Avokatin e Popullit por opozita ka të drejtën e propozimit dhe në bazë të propozimit të tyre ne duhet të shprehemi me votë. Në seancën e 22 dhjetorit opozita e bojkotoi procesin e votimit mbi një pretendim që rezultoi të ishte i paqetë që lidhet me një votim tjetër dhe kjo rezulton se opozita nuk respekton as kandidatët që sjell vet. Na duhet një Avokat Populli jo avokat partie. Avokati i Popullit kërkon 84 vota. As ne nuk i kemi votat për ta zgjedhur e sikurse do dialogojmë për të siguruar mbështetjen për ligjin për Amistinë Fiskale e njëjta duhet të ndodhë dhe nga krahu tjetër për të siguruar votat për Avokatin e Popullit. Kuvendi i Shqipërisë i ka votat për të miratuar çdo ligj, ka votat për të miratuar ligjet që kërkojnë 3/5 apo ka votat që kërkojnë 2/3 që është miratimi për ndryshimin e Kushtetutës. Dhe mendoj që nuk është korrekte që unë të shprehem sot pasi deputetët e opozitës nuk e kanë lexuar ligjin për amnestinë fiskale dhe mendoj që çdo deputet duhet të votojë sipas asaj që mendon dhe për atë që i bën mirë vendit dhe ligji për amnestinë fiskale i bën mirë ekonomisë së vendit dhe mendoj që mbi çdo lloj vendimi politik të marrë nga pjesë të caktuara të opozitës, ajo që është e rëndësishme është nevoja që ka sot Shqipëria, ekonomia e Shqipërisë për të miratuar ligje të tilla. Kështu që në këtë aspekt mos u nxitoni në konstatimin tuaj të kahershëm sepse nuk janë votat. Ligji për amnestinë nuk shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar sepse nuk e lejon kushtetuta,"- u shpreh ndër të tjera Balla.
Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme grupin e Partisë Socialiste. Ky takim vjen vetëm pak orë para mbledhjes së Kuvendit të Shqipërisë që nis sot sesionin e ri parlamentar. Mësohet se i pranishëm në mbledhje ishte edhe deputeti Agron Çela, i cili i është bashkuar së fundmi PS-së pasi la Partinë e Lirisë. Në mbledhje u diskutuan edhe objektivat me strukturat vendore për 14 majin, si edhe qëndrimi me opozitën. Në fokus ishte edhe performanca e ministrave dhe deputetëve në aktivitetin parlamentar, ku deri më tani, mësohet se ë lavdëruar Elisa Spiropali, ndërsa në optikën kritike, ishte Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka mohuar që kryeministri Edi Rama të ketë kritikuar ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka. Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së grupit në selinë rozë, Balla tha se Xhaçka ka prezencë korrekte.
"S'është aspak e vërtetë, për t'ju referuar të gjithë atyre thashethemeve që po qarkullojnë. Zonja Xhaçka ka prezencë të vazhdueshme. Nuk është apsak e vërtetë kjo gjë,"- tha Balla.
Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme grupin e Partisë Socialiste. Ky takim vjen vetëm pak orë para mbledhjes së Kuvendit të Shqipërisë që nis sot sesionin e ri parlamentar. Mësohet se i pranishëm në mbledhje ishte edhe deputeti Agron Çela, i cili i është bashkuar së fundmi PS-së pasi la Partinë e Lirisë. Në mbledhje u diskutuan edhe objektivat me strukturat vendore për 14 majin, si edhe qëndrimi me opozitën. Në fokus ishte edhe performanca e ministrave dhe deputetëve në aktivitetin parlamentar, ku deri më tani, mësohet se ë lavdëruar Elisa Spiropali, ndërsa në optikën kritike, ishte Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se Kuvendi i Shqipërisë ka nevojë për një reformë të thellë. Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së grupit në selinë rozë, Balla tha se duhet rinovuar ligji për Komisionet Parlamentare. Ai tha se puna me 20 deputetë në një Komision është e pamundur të zhvillohet, ndaj duhen ndarë e riparë.
Pjesë nga fjala e Ballës:
Kuvendi i Shqipërisë ka nevojë për një reformë të thellë, reforma nga Kuvendi i Shqipërisë duhet bërë edhe në mënyrën e organizimit të komisioneve të përhershme parlamentare. Është i pamundur që procesi i punës të vazhdohet me 8 komisione, me 20 apo 22 anëtarë në mbledhje komisioni, dhe duhet të ulim numrin e anëtarëve të komisioneve duke rritur kështu numrin e komsioneve. Na duhet që të rrisim do ta quaja unë kontrollin parlamentar, na takon ne shumicës në parlament gjithmonë që vetëm përmes dialogut me opozitën për disa ndryshime, qofshin ndryshime që lidhen me rolin në kuadër të procesit të integrimit europian, apo qofshin me transfuzimin e ndryshimeve. Ligji për komisionet hetimore parlamentare është aq i vjetër sa edhe rregulloja e Kuvendit të Shqipërisë bie ndesh me të dhe na duhet në mënyrë të menjëhershmë që në fillim të këtij sesioni që ne ta adresojmë këtë çështje.
Balla tha gjithashtu se nisma e amnistisë fiskale do të jetë një nga prioritetet e tyre dhe se për këtë gjë do të dialogojë me Opozitën.
Pjesë nga fjala e Ballës:
Kuvendi i Shqipërisë i ka votat për të miratuar çdo ligj, ka votat për të miratuar ligjet që kërkojnë 3/5 apo ka votat që kërkojnë 2/3 që është miratimi për ndryshimin e Kushtetutës. Dhe mendoj që nuk është korrekte që unë të shprehem sot pasi deputetët e opozitës nuk e kanë lexuar ligjin për amnestinë fiskale dhe mendoj që çdo deputet duhet të votojë sipas asaj që mendon dhe për atë që i bën mirë vendit dhe ligji për amnestinë fiskale i bën mirë ekonomisë së vendit dhe mendoj që mbi çdo lloj vendimi politik të marrë nga pjesë të caktuara të opozitës, ajo që është e rëndësishme është nevoja që ka sot Shqipëria, ekonomia e Shqipërisë për të miratuar ligje të tilla. Kështu që në këtë aspekt mos u nxitoni në konstatimin tuaj të kahershëm sepse nuk janë votat. Ligji për amnestinë nuk shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar sepse nuk e lejon kushtetuta.
Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme grupin e Partisë Socialiste. Ky takim vjen vetëm pak orë para mbledhjes së Kuvendit të Shqipërisë që nis sot sesionin e ri parlamentar. Mësohet se i pranishëm në mbledhje ishte edhe deputeti Agron Çela, i cili i është bashkuar së fundmi PS-së pasi la Partinë e Lirisë. Në mbledhje u diskutuan edhe objektivat me strukturat vendore për 14 majin, si edhe qëndrimi me opozitën. Në fokus ishte edhe performanca e ministrave dhe deputetëve në aktivitetin parlamentar, ku deri më tani, mësohet se ë lavdëruar Elisa Spiropali, ndërsa në optikën kritike, ishte Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Soicaliste, Taulant Balla është shprehur se kryeministri Edi Rama i ka fokusuar kritikat e tij tek deputetët në mbledhjen e grupit që u zhvillua sot. Balla, në një prononcim për mediat, tha se deputetët duhet të zbresin në terren për të zhvilluar takime me qytetarët.
Pjesë nga fjala e Ballaës:
Lidhur me performancën e secilit prej deputeteve të Kuvendit qoftë në kuadër të punë parlamentare qoftë edhe për prezencën deputetëve në territor. Është një rol ndërlidhës me komunitetit dhe vendimmarrjes. U është kërkuar një prezence më e shtuar në territor dhe natyrshëm kryetari i partisë ka pasur një sërë kërkesash që i bëjnë mirë anëtarëve të PS-së. Në 2023 do zhvillohen zgjedhjet vendore dhe PS synon të vazhdoj të drejtojë në çdo bashki të vendit, por fakti është që PS ka vetëm një aleat që janë njerëzit e thjeshtë të vendit dhe forcimi i kësaj aleance është jetik për në kjo seance lidhet me një lloj vlerësimi nominal për çdo deputet pastaj edhe me element të tjerë të respektimit ët vendimeve politike me votën në seancë plenare. Kemi diskutuar edhe për çështje të tjera që do të kemi në seancat e menjëhershme, pas seancës së sotme hapëse të sesionit që lidhen me mbështetjen në Kuvendin e Shqipërisë të një nisme tepër të rëndësishme që e vlerësoj maksimalisht. Në kushtet që ndodhet vendi që është amnestia fiskale apo edhe ligje tjera tepër të rëndësishme që ne do t’i miratojmë në javët në vijim. Rama ka pasur një sërë kërkesash ndaj tyre, që iu bëjnë mirë.
Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme grupin e Partisë Socialiste. Ky takim vjen vetëm pak orë para mbledhjes së Kuvendit të Shqipërisë që nis sot sesionin e ri parlamentar. Mësohet se i pranishëm në mbledhje ishte edhe deputeti Agron Çela, i cili i është bashkuar së fundmi PS-së pasi la Partinë e Lirisë. Në mbledhje u diskutuan edhe objektivat me strukturat vendore për 14 majin, si edhe qëndrimi me opozitën. Në fokus ishte edhe performanca e ministrave dhe deputetëve në aktivitetin parlamentar, ku deri më tani, mësohet se ë lavdëruar Elisa Spiropali, ndërsa në optikën kritike, ishte Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një qëndrim për performancën e ministrave në Parlament, në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme në selinë rozë. Mësohet se kritika ka pasur për ministren për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, e cila sipas tij ka pasur një perfomancë të dobët, ndërsa ministrja Elisa Spiropali është cilësuar si ministrja me performancë të lartë. Rama ka mbajtur qëndrim kritik ndaj deputetëve që kanë munguar në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Këto mungesa, sipas tij, kanë bërë që mbledhjet herë pas here të mos zhvillohen.