Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Po ashtu ai ka theksuar se qeveria nuk ka kohë për askënd që po kërkon të rikthejë kohën e vdekur të vendit.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Presidenti Bajram Begaj dekretoi ndryshimet për Komisionet Hetimore. Me anë të një postimi në X, Rama theksoi se koha kur Presidenti bashkëudhëhiqte revolucionet imagjinare kundër qeverisë ka perënduar me kohë. Po ashtu ai ka theksuar se qeveria nuk ka kohë për askënd që po kërkon të rikthejë kohën e vdekur të vendit.
Postimi i Plotë:
Koha politike kur Presidenti i Republikës bashkëudhëhiqte revolucionet imagjinare kundër qeverisë e në dëm të Shqipërisë, duke e përdorur Kushtetutën si koktej Molotov ka perënduar me kohë, siç do të mbaroje po njësoj, më shpejt se sa vonë, edhe ora e keqkuptimit të madh të politikës së ditës, mes punës mendore të parlamentarëve dhe aktivitetit fizik të tyre në sallën e Kuvendit të Shqipërisë! Shqipëria është në një kohë tjetër dhe ky vit është kyç për rritjen e mëtejshme të pagave, investimeve publike e atyre private, të brendshme a të huaja, turizmit që në 2023 arriti rekordin fantastik të 10 milionë vizitorëve nga jashtë, e me radhë, prandaj ky vend s’ka asnjë sekondë për të humbur me askënd që vazhdon me orën e vjetër, duke kërkuar nëpër rrugicat e ngushta të Kuvendit a të zonës rreth tij, rikthimin e kohës së vdekur.
Koha politike kur Presidenti i Republikës bashkëudhëhiqte revolucionet imagjinare kundër qeverisë e në dëm të Shqipërisë, duke e përdorur Kushtetutën si koktej Molotov ka perënduar me kohë, siç do të mbaroje po njësoj, më shpejt se sa vonë, edhe ora e keqkuptimit të madh të…
— Edi Rama (@ediramaal) January 18, 2024
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi të enjten ligjin e ri për komisionet hetimore, pavarësisht kritikave dhe apelit të opozitës se ky ligj bllokonte të drejtën e saj kushtetuese për kontroll parlamentar. Në argumentimet e tij, Begaj shpreh rezerva për disa dispozita të ligjit dhe quan “regres”një prej pikave, por nuk sheh shkelje kushtetuese në ndryshimet e miratuara në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca.
Bajram Begaj TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi të enjten ligjin e ri për komisionet hetimore, pavarësisht kri...
OSBE TIRANË- Prezenca e OSBE në Shqipëri, ka kërkuar që mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore të zhvill...
Foto ilustruese TIRANË-Organizatat e shoqërisë civile dënuan të enjten sjelljen e deputetëve demokratë, Gazmend Ba...
Foto ilustruese TIRANA-Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka publikuar listën me provat ku tregohet se si pr...
Bajram Begaj dhe Gazment Bardhi TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi nën një deklaratë për mediat foli ...
Foto ilustruese TIRANË-Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka dhënë deklaratë ditën e sotme nga selia e Partisë...
Igli Hasani dhe Filip Ivanoviç MALI I ZI- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve të Evropës, Igli Hasani do...
Foto ilustruese TIRANË-Presidenti Begaj dekretoi ditën e sotme ndryshimin e ligjit për ngritjen e komisione hetimore. Begaj ka njoftuar n&eu...
foto nga komisioni i medias TIRANË- Deputetë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste bën kërkesë dje në Ku...
edi rama BAVARI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bavari në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU). P&eum...