LIVE UPDATES
Politike

Rama-kandidatëve për drejtues vendor: Merreni seriozisht, po ristrukturojmë PS

Kryeministri tha se kandidatët duhet ta marrin seriozisht paraqitjen e platformave të tyre.

11 Qershor 2022, 19:25 Nga F.M

Rama-kandidatëve për drejtues vendor: Merreni seriozisht, po

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Elbasan, aty ku po zhvillohet turi për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendor në 61 bashkitë e vendit. Ardit Demiri, Ermira Urupi dhe Agron Lulaj janë tre kandidatët e përzgjedhur në prezantimin e platformave të tyre para Asamblesë së Zgjeruar të Bashkisë Elbasan. Vetë Rama teksa mbante fjalën e tij tha se PS-ja duhet të ripërtërihet. Kryeministri tha se kandidatët duhet ta marrin seriozisht paraqitjen e platformave të tyre.

Fjala e kryeministrit Rama:

Nuk dua të zgjatem sepse kjo është dita e të tre kandidatëve këtu për tu ballafaquar me ju dhe me Komisionin e Zgjedhjeve të reja në Partinë Socialiste. Dua vetëm të shfrytëzoj këtë rast për t’i thënë të gjithë atyre që presin në bazë të kalendarit të këtyre zgjedhjeve që të kenë prezantimet dhe ballafaqimet e tyre, që të përgatiten sa më mirë dhe sa më seriozisht sepse kjo është një garë e hapur e nga ana tjetër, të gjithë bashkësitë e Partisë Socialiste, në çdo degë të saj, të bëjnë sa më shumë propozime në mënyrë që edhe zgjedhja të jetë sa më e gjerë.

 Unë jam shumë i inkurajuar nga çfarë kam mundur të shoh deri më tani por në distancë, ndërkohë që sot jam këtu për ta ndjekur nga afër këtë proces, sëbashku me deputetët e Elbasanit e me të gjithë ju e më vjen shumë mirë që na jepet të gjithëve bashkë mundësia të jemi të përfshirë në një proces si ky, i cili synon ti japë një shtysë të re drejtimit të PS në gjithë territorin, i cili synon që të ripërtërijë edhe një herë siç kemi bërë dhe në të shkuarën por me një mekanizëm të ri, strukturën e Partisë Socialiste në tërësi. I cili synon ti hapë rrugë më pas procesit të përzgjedhjes së kryetarit të partisë në të gjitha njësitë bashkiake, në të njëjtën mënyrë, por edhe me ndihmën dhe me koordinimin sëbashku me kryetarët e partisë që do të zgjidhen për çdo bashki.

Në mbyllje dua vetëm të bëj një plotësim pas asaj që tha Sekretari i Përgjithshëm i cili foli për kryetarin e partisë si një baba dhe kur ai foli për një baba, unë po shikoja Ermirën që është aty kandidate e mendoj që ka nevojë të sqarohet kjo sepse ne kemi në këtë proces vajza e djem, gra dhe burra e jo vetëm kaq por kemi rënë dakord në kryesinë e partisë Socialiste që kudo ku ne kemi kandidatë cilësor dhe që meritojnë mbështetje për të kontribuuar në drejtim të partisë, që janë edhe burrë, edhe grua, edhe djalë, edhe vajzë, atëherë ne do të kemi bashkë drejtim të partisë, siç kemi bërë në nivelin e organizatave e mua më vjen keq që bashkë drejtimi i partisë në nivelin e organizatave ende është i paplotësuar në një pjesë jo të vogël të organizatave, si një bashkë drejtim në barazi gjinore. Aty ku kjo ka ndodhur, ne kemi parë që rezultatet kanë qenë domethënëse, pra Ermira nuk bëhet dot baba i partisë por patjetër që në rast se paraqitja e saj do të jetë e duhura për anëtarët e partisë e për komisionin, ajo do të jetë kryetarja e partisë. Por në rast se edhe Ermira dhe njëri nga dy shokët që janë aty do të performojnë në mënyrë bindëse, atëherë edhe në Elbasan, në bazë të propozimit natyrisht të Komisionit, po të jetë ky rasti, ne do të kemi bashkë drjetim të Partisë Socialiste. Kjo për një sqarim, sepse ne promovojmë në të gjitha nivelet barazinë gjinore, ia kemi parë hairin sepse sa më shumë gra dhe vajza janë përfshirë, ,aq më mirë kanë shkuar punët e partisë dhe për këtë arsye është e rëndësishme që të mos e harrojmë asnjëherë e të mos e quajmë kryetarin e partisë gjithmonë një figurë detyrimisht babe.

Shumë faleminderit të gjithëve dhe ju uroj suksese të tre kandidatëve këtu e më vjen shumë mirë që t’ia lë tani këtë foltore Blendit, i cili drejton Komisionin e Posaçëm të përbërë nga sekretarët e partisë për të thënë ai pak fjalë për procesin e pastaj sëbashku të ndjekim të tre kandidatët. Shumë faleminderit!

edi rama

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez