LIVE UPDATES
Politike

VD-IRONIA/ Rama i heq fjalën Ballukut: Mos nxito t’i marrësh mikrofonin koleges, sa më shumë gra aq më mirë...

Kryeministri e ndaloi dhe tha se ai bën prezantimin e miqve, pra ministrave të Kosovës dhe se Balluku nuk mund ta merrte fjalën pa radhë.

20 Qershor 2022, 12:07 Nga F.M
VD-IRONIA/ Rama i heq fjalën Ballukut: Mos nxito t’i marrësh
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka hequr fjalën ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku. I pranishëm në mbledhjen mes dy qeverive, Rama prezantoi marrëveshjen e radhës dhe po i jepte fjalën ministres së Kosovës, por ndërhyri Balluku. Këtu, kryeministri e ndaloi dhe tha se ai bën prezantimin e miqve, pra ministrave të Kosovës dhe se Balluku nuk mund ta merrte fjalën pa radhë. Edhe pse ajo e pyeti, "si e kemi radhën për të folur", Rama tha se nuk duhet t'ja merrte fjalën koleges.

Ironia Rama-Balluku: 

Edi Rama: Mos u nxit t’ja marrësh koleges, sepse tregon atë që kemi thënë gjithmonë, sa më shumë gra aq më mirë për vendin, por aq më keq për gratë.

Belinda Balluku: Si e kemi radhën për të folur

Edi Rama: Këtu radhën e zgjidhni vetë, sepse besoj që kur flas unë, ti nuk do ja marrësh. E kemi ndryshuar, Albini ja jep të parëve atyre që kanë ardhur nga Shqipëria, unë ja jap të parëve atyre që kemi gjetur këtu. Kështu që mos u nxit tja marrësh koleges, sepse tregon atë që kemi thënë gjithmonë, sa më shumë gra aq më mirë për vendin, por aq më keq për gratë

edi rama belinda balluku mbledhja shqiperi-kosove

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar