Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Hapi i parë drejt përmbushjes së këtij premtimi, miratimi i vendimit nga Këshilli i Ministrave.
TIRANË- Në fushatën zgjedhore të 11 majit, kryeministri Edi Rama e nisi garën me një shifër premtuese për qytetarët: 500 euro. Kaq do të bëhet paga minimale në Shqipëri, sipas tij, deri në vitin 2026.
Hapi i parë drejt përmbushjes së këtij premtimi, miratimi i vendimit nga Këshilli i Ministrave.
“Në qershor do ta bëjmë pagën minimale 500 euro dhe do të hyjë në efekt nga janari i 2026-ës”, njoftoi kryeministri Rama pak përpara zgjedhjeve, duke shtuar se kjo rritje do të ndodhë pa vendosur “asnjë taksë shtesë” për biznesin në 18 muajt e parë. Një premtim i lehtë dhe i kuptueshëm për të gjithë votuesit.
Por dy muaj pas zgjedhjeve të 11 majit, kur tymi i fishekzjarreve elektoralë është shuar, Faktoje vendosi të verifikojë nëse është hedhur ndonjë hap konkret drejt realizimit të këtij premtimi.
Për të marrë përgjigje, dërguam një kërkesë për informacion pranë Këshillit të Ministrave, për të kuptuar nëse vendimi, i njoftuar se do të merrej në qershor, është miratuar.
Përgjigjja erdhi qartë dhe shkurt: “Deri tani nuk ka asnjë akt të miratuar lidhur me rritjen e pagës minimale në 500 euro”
Pra deri në fund të korrikut premtimi mbetet vetëm në arkivin e fjalimeve të kryeministrit.
Rritja e pagës minimale është premtim i përsëritur i kryeministrit, i cili përpara zgjedhjeve vendore 2023 tha se paga minimale do të shkonte 450 euro. Ky premtim nuk u mbajt dhe paga minimale ende sot është rreth 400 euro.
Zgjedhjet parlamentare të 2025-ës sollën një rast të ri për ta përdorur pagën minimale si kartë elektorale. Premtimi, këtë herë për 500 euro deri tani ka mbetur, (siç ndodh shpesh në politikën shqiptare), një kapitull entuziast i fushatës zgjedhore, që duket se nuk ka kaluar ende në letrat e administratës.
Afati i përmendur nga kryeministri, (janari i vitit 2026), ende mund të përmbushet. Por deri tani, aktet zyrtare të premtuara mungojnë. Për këtë arsye premtimin e kryeministrit për miratimin në qershor të vendimit për pagën minimale 500 euro e konsiderojmë të pambajtur./Faktoje.al
Volodymyr Zelensky dhe Edi Rama TIRANA- Presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet ...
pamje nga aksioni TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka ndarë sërish pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Në...
foto ilustruese KOSOVË- Ambasada Britanike në Kosovë ka reaguar një ditë para përfundimit të afatit të pë...
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në konferencë për mediat se përsa kohë që ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për shtyp tekstin se tendat dhe prokurimet...
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se kreu i SPAK Altin ...
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se kryebashkiaku i Lezh&eu...
Sali Berisha TIRANA- Kyetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se Ervin Demo një...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një konferencë për mediat nga selia blu. Berisha ka f...
Foto ilustruese TIRANA- Ambasada Amerkane në Tiranë ka postuar në rrjetet sociale një pjesë nga deklarata e zëdhëse...