LIVE UPDATES
Politike

Rama: Europa gjendet në prag të një lufte të mundshme të Tretë Botërore

Rama tha se ai druan që këto vende mund të rrezikojnë sërish të mbeten vetëm, si në rastin e vaksinave.

6 Tetor 2022, 22:33 Nga F.M
Rama: Europa gjendet në prag të një lufte të mundshme
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama artikuloi nga Praga, se Europa ndodhet në prag të një luftë të mundshme, që sipas tij do të jetë Lufta e Tretë Botërore. Duke folur për kushtet në të cilat gjenden venden e Ballkanit Perëndimor, gjatë reagimit të tij në emisionin “Opinion”, Rama tha se ai druan që këto vende mund të rrezikojnë sërish të mbeten vetëm, si në rastin e vaksinave.

“Por, thënë të gjitha këto, hapur, troç, përballë, duhet nënvizuar se, duke lënë frikën mënjanë, unë mbetem një mbështetës dhe ne jemi mbështetës të këtij Komunitetit të ri Politik Europian”, deklaroi Rama.

“Druaj se, ndërsa të gjithë përballemi me probleme të përbashkëta, si çmime energjie që shkojnë në stratosferë, ne – europianët e Ballkanit, mund të përjetojmë sërish vetminë e frikshme të ekzistencës në brendësi të kufirit të brendshëm të Europës dhe të përjashtuar nga zgjidhjet e përbashkëta, ashtu siç u lamë jashtë nga plani i shpërndarjes së vaksinave gjatë fazës së parë e më akute të pandemisë. Druaj po ashtu, se të rinjtë më të mirë e më të shkëlqyer që kemi do të vazhdojnë të largohen drejt universiteteve më të mira të BE-së, sepse universitetet tona do të vazhdojnë të lihen jashtë bashkëpunimit të BE-së në arsimin e lartë, Sistemit të Arsimit të Lartë të BE-së. Druaj se përballë realitetit të përbashkët të mungesës së forcës së kualifikuar të punës, për shembull, në fushën e kujdesit shëndetësor, vendimet e egra të tregut do të vazhdojnë të imponohen. Që do të thotë që, vende të varfra të këtij kontinenti si i yni dhe si vendet e rajonit, do të vazhdojnë të financojnë studimet e mjekëve dhe infermierëve që gllabërohen nga vendet më të pasura të kësaj Europe të përbashkët, pa na dhënë asgjë në këmbim, përveç shijes së hidhur qëështë e njëjta histori qëpërsëritet e njëjta humbje që vazhdon. Në fund, druaj se ideja e ndarjes së barrës në një hapësirë të re bashkëpunimi mund të qëllojë të kthehet përsëri në një iluzion të dhimbshëm që s’ishte as kjo gjëja e duhur për ne. Por, thënë të gjitha këto, hapur, troç, përballë, duhet nënvizuar se, duke lënë frikën mënjanë, unë mbetem një mbështetës dhe ne jemi mbështetës të këtij Komunitetit të ri Politik Europian. Sepse Europa gjendet në prag të një lufte të mundshme të Tretë Botërore. Edhe një herë, Europa është aty. Edhe një herë, Europa është në një fazë ku e ardhmja e saj që s’mund të parashikohet, në fakt mund të parashikohet vetëm duke u ndërtuar nga ne. Beteja për Europën nuk mund të jetë ajo që i takon vetëm për një dore problemesh për t’u zgjidhur, por për një politikë të tërë që është shtysë e një rruge të re bashkëjetese. Ja pse premtimi, joshja, mundësia e një Komunitetit Politik Europian të ri është kaq tërheqëse”, pohoi Rama.

Marrë nga Opinion.al

edi rama komuniteti politik evropian

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj