LIVE UPDATES
Politike

Rama “do” KFOR, Hasani mban qëndrim ndryshe në kuvend: Policia e Kosovës është sunduesja e ligjit në territor

Nga ana tjetër ministri kritikoi Serbinë që nuk nis hetim për hyrjen e armëve në Kosovë.

2 Tetor 2023, 19:03 Nga h.k
Rama “do” KFOR, Hasani mban qëndrim ndryshe në kuvend:
Igli Hasani

TIRANË- Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka folur pasditen e sotme për çështjen e Kosovës pas sulmit të 24 Shtatorit. Hasani në fjalën e tij vendosi fokusin tek akti i rëndë i vrasjes së policit Afrim Bunjaku dhe dënoi rëndë veprimin e Serbisë. Nga ana tjetër ministri kritikoi Serbinë që nuk nis hetim për hyrjen e armëve në Kosovë. Ndryshe nga një qëndrim i Kryeministrit Rama, Hasani tha se “Policia e Kosovës është e vetme sunduese e ligjit në territor.”

“Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka dënuar me forcën më të madhe sulmin terrorist, kriminal, ndaj policisë së Republikës së Kosovës, më 24 shtator, në veri të vendit. Ai sulm është një akt kriminal dhe i rrezikshëm agresioni kundër stabilitetit, integritetit, pavarësisë, rendit dhe sigurisë së Kosovës. Sulmi është, gjithashtu, një kërcënim serioz për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit tonë, me pasoja direkte për Evropën tonë të përbashkët.

Vrasja e një polici të Kosovës në krye të detyrës, e bën edhe më tragjik dhe të dhimbshëm këtë akt agresioni. Edhe njëherë shprehim ngushëllimet më të ndjera për familjen e oficerit të policisë Afrim Bunjaku, që humbi jetën dhe i urojmë shërim sa më të shpejtë policit të plagosur. Mbështetja dhe solidariteti ynë shkon për popullin dhe Qeverinë e Kosovës, të cilët sot po përballen me tentativa të rrezikshme për të destabilizuar Republikën e Kosovës, ndërkohë që bëjnë përpjekje për të ndërtuar një të ardhme evropiane, të begatë për të gjithë qytetarët e saj.
Autorët, organizatorët dhe nxitësit e këtij akti duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të nxirren sa më shpejt para drejtësisë. Kjo është e domosdoshme për të mos lejuar një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës, me pasoja të pakthyeshme të mundshme.
Ngjarjet më të fundit janë një tregues tjetër i qartë se nuk ka alternativë ndaj zbatimit të sundimit të ligjit në gjithë Republikën e Kosovës. Policia e Republikës së Kosovës ka legjitimitetin e plotë për të garantuar sundimin e ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Qetësimi dhe depërshkallëzimi i situatës tani është kyç dhe e vetmja rrugë përpara.

Në anën tjetër, dita e zisë, e shpallur nga Beogradi për pjesëtarët e grupit të armatosur që u neutralizuan nga forcat e sigurisë së Kosovës, pasi vranë një oficer policie, është sinjali më i keq që Serbia mund t’i jepte rajonit tonë dhe komunitetit Euro-Atlantik. Kemi pritur që Serbia të niste një hetim serioz për grupin kriminal potencialisht të përfshirë në një konflikt të armatosur në veri të Kosovës, dhe lidhjet e tij me trafikantët e armëve dhe individë, apo subjekte të tjera në Serbi, apo diku gjetkë. Në vend të kësaj, duke shpallur këtë ditë zie, Beogradi zgjodhi t’i fryjë zjarrit të një konflikti të armatosur. Është pozitive që ushtria serbe nisi tërheqjen nga kufiri me Kosovën por është njëkohësiht shumë negative që ajo ushtri përdoret për shfaqje të tilla. Ky është gjithashtu, momenti që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të veprojnë qartë dhe në mënyrë të vendosur, nëse do ta ngrejnë në nivelin më të lartë alarmin demokratik për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit në veri të Kosovës.

Prandaj, ne bëjmë thirrje për angazhim të fuqishëm dhe të menjëhershëm të bashkësisë ndërkombëtare për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të garantuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. I bëjmë thirrje komunitetit Euro-Atlantik që të intensifikojë përpjekjet për t’i ulur pa vonesë Kosovën dhe Serbinë në një proces autentik dhe të përforcuar bisedimi për normalizimin, nën mbikëqyrjen dhe garancitë e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. Kjo është sot më shumë se kurrë një domosdoshmëri strategjike për ligjin dhe rendin në Kosovë dhe për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit tonë dhe të ardhmen e tij euroatlantike.

Dialogu Kosovë-Serbi është rruga e vetme drejt paqes. Palët duhet të punojnë me guxim për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse paqeje të mbështetur nga BE-ja dhe SHBA-ja e cila do të mundësojë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, si dhe trajtimin e drejtë të pakicave, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Qëndrimi ynë ndaj procesit të dialogut të normalizimit, mbetet i pandryshuar dhe është në harmoni të plotë me qëndrimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, ne kemi deklaruar dhe kërkuar disa herë publikisht dhe zyrtarisht në instancat më të larta të komunitetit Euro-Atlantik se formati i dialogut të normalizimit duhet ngritur në nivelin e një konference normalizimi me planin franko-gjerman si udhërrëfyes në tryezën e bisedimeve. Shtimi i pranisë së KFOR-it është një garanci shtesë për paprekshmërinë e kufijve të Kosovës dhe një garanci për sigurinë dhe paqen në Kosovë e rajon. Shqipëria vlerëson se fillimi dhe përfundimi i procesit të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është kyç për një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën dhe të ardhmen e saj në familjen evropiane. Në këtë kontekst, kërkesa publike për ndihmën e SHBA-ve për draftin e asociacionit, nga Presidentja e Republikës së Kosovës është pozitive dhe është një hap në drejtimin e duhur. Një draft i asociacionit, i cili duhet të jetë brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës, duhet të vihet në tryezë, në përputhje me kërkesat legjitime të procesit të dialogut, bazuar në marrëveshjet e nënshkruara tashmë nga qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë. Ngjarjet e fundit tregojnë se Kosova sot, edhe më shumë pas tragjedisë së vrasjes së një oficeri të policisë, duhet ta kërkojë me këmbëngulje dialogun, duhet të besojë seriozisht në dialog dhe të përdorë të gjitha energjitë për përfundimin me sukses të dialogut. Shqipëria ka qëndruar gjithmonë me Kosovën dhe qëndron me Kosovën sot, në këtë kohë të vështirë.”-tha Hasani.  

seance plenare 2 tetor 2023

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari