5 Gusht 2022, 22:03
Nga F.M
Partia e Lirisë
TIRANË- Partia e Lirisë kërkon që qeveria të heqë taksën e Rrugës së Kombit për turistët nga Kosova. Në një postim në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan se duhen rimbursuar muajt e verës për këta turistë që gjithmonë zgjedhin të kalojnë verën në Shqipëri. Sipas Blushit, kjo gjë do të tregonte patriotizëm të vërtetë. Ai shton në fund se nuk mund të ketë 'Ballkan të Hapur' duke i vendosur barriera Kosovës.
Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi:
HIQNI TAKSËN E RRUGËS SË KOMBIT PËR TURISTËT NGA KOSOVA! TË PAKTËN I RIMBURSONI PËR MUAJT E VERËS! Për të disatin vit radhazi qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion kryesor për turizëm veror. Me të ardhurat e tyre ata po mbajnë në këmbë këtë sektor jetik për ekonominë e vendit, duke harxhuar miliona euro kursime dhe të ardhura të fituara me shumë mund. Edhe sikur të mos paguhej asnjë euro, por vetëm ndalesa te trau është një bezdi, fyerje, por edhe kosto më shumë për qytetarët e Kosovës. Edi Rama të lerë mënjanë urrejtjen e madhe për Kosovën dhe të heqë menjëherë taksën në Rrugën e Kombit! Të paktën Qeveria të rimbursojë për sezonin e verës të gjithë qytetarët e Kosovës që vijnë në Shqipëri. Ky është patriotizëm i vërtetë! "Ballkan të Hapur" duke i vendosur barriera Kosovës nuk mund të ketë!
tedi blushi partia e lirise
Politike
5 Gusht 2022, 21:12
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të ketë një fun...
Politike
5 Gusht 2022, 20:55
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zbuluar aksionet e Opozitës në shtator dhe jo vetëm. Në nj...
Politike
5 Gusht 2022, 20:52
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka konsideruar kryeministrin Edi Rama një pasardhës të nj&...
Politike
5 Gusht 2022, 20:17
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për deklaratat e ish-të dërguarit amrikan Richard Grenell për k...
Politike
5 Gusht 2022, 20:24
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk e ka eliminuar si mundësi një takim me kreun e Partisë Demokrat...
Politike
5 Gusht 2022, 20:20
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ekziston mundësia e shpalljes non-grata. Në një inte...
Politike
5 Gusht 2022, 20:15
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mohuar të ketë persona të afërt me të, nën hetim ...
Politike
5 Gusht 2022, 19:57
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një denoncim përmes një mesazhi që i ka dërgua...
Politike
5 Gusht 2022, 18:30
F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Një sulm kibernetik që mbylli përkohësisht shumë shërbime dixhitale të qeverisë shqipt...
Politike
5 Gusht 2022, 18:15
Christiane Hohmann
TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian Christiane Hohmann ka dhënë në mesazh për qytetarët shqiptar...