LIVE UPDATES
Politike

"QSUT ka vjedhur dhe shkatërruar të sëmurët"/ Berisha: Onkologjiku do të shkëputet nga QSUT dhe do të krijohet Instituti i Tumoreve me buxhet të pavarur

Berisha e cilësoi Onkologjikun si një aferë korruptive ndërsa deklaroi se sipas programit të PD për shëndetësinë, nëse kjo parti vjen në pushtet Onkologjiku do të shkëputet nga QSUT dhe do të krijohet Instituti i Tumoreve me buxhet të pavarur.

25 Janar 2025, 12:05 Nga B.Z
"QSUT ka vjedhur dhe shkatërruar të sëmurët"/
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD për shëndetësinë u ndal te rasti i Onkologjikut. Berisha e cilësoi Onkologjikun si një aferë korruptive ndërsa deklaroi se sipas programit të PD për shëndetësinë, nëse kjo parti vjen në pushtet Onkologjiku do të shkëputet nga QSUT dhe do të krijohet Instituti i Tumoreve me buxhet të pavarur. Sipas Berishës, sektori privat do klasifikohet non-profit dhe profit, sektori publik do mbajë lidhje me sektorin privat non-profit. Ata që janë non-profit dhe do jenë në marrëdhënie me sektorin publik, ata do ndjekin rregullat e këtyre marrëdhënieve.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Nuk jemi ne kundër sektorit privat, por në mënyrë absolute do presim me gërshërët e ligjit të gjitha marrëdhëniet korruptive midis sektorit publik dhe sektorit privat.
Në qoftë se unë e diagnostikoj të sëmurin dhe i them do të mjekoj në privat, kjo nuk do ndodhë kurrë.
Sektori privat do klasifikohet non-profit dhe profit, sektori publik do mbajë lidhje me sektorin privat non-profit.
Ata që janë non-profit dhe do jenë në marrëdhënie me sektorin publik, ata do ndjekin rregullat e këtyre marrëdhënieve. Shteti është i gatshëm të trajtojë atë sektor me përparësi.
Por, thashë dhe njëherë, nuk mund të bëhet shteti kurrë zhvendosës i fondeve të të sëmurëve në spitale private, të cilat janë edhe jashtë standardit, të themi atë që është.
Ku mbetëm?
Sot ne jemi i vetmi vend në Europë pa kartelën dixhitale. Ishte e gatshme, ishte absolutisht e gatshme.
Mjekët vazhdojnë dhe shkruajnë siç shkruajmë ne në kohën tonë. Jo, do dixhitalizohet sistemi i tëri.
Kartela do dixhitalizohet. Protokollet dhe kostoja e tyre do të jenë baza e praktikës në klinika dhe spitale.
Onkologjiku do të shkëputet nga QSUT sepse është konstatuar se QSUT i ka vjedhur dhe shkatërruar të sëmurët. Ajo drejtori famëzezë ka bërë tendera të përsëritura pa sjellë asnjë ilaç. Askush nuk ka punë më të vështirë se mjekët e onkologjikut, por ama heshtja e tyre nuk mund të pranohet. Po pse duhet të heshtin ata para hajdutëve drejtorë dhe ministra. Dhe kanë heshtur.
Ka prej tyre që nuk kanë heshtur, kanë ikur dhe e kanë nderuar bluzën e bardhë.
Ndaj do krijohet Instituti i Tumoreve. Ky institut do ketë buxhetin e vet dhe i garantoj shqiptarët se sado që të kushtojnë ilaçet e tyre, të cilat përdoren në BE, do përdoren në Shqipëri.
Unë e di se këto ilaçe janë shumë të kushtueshme, por e di se ky shtet ka çdo mundësi për t’i blerë ato.
T’u them një gjë, por për kohën që kam qenë kryeministër, nuk më ka ardhur kurrë një lajm se aty mungojnë ilaçet. Mund të ketë ardhur njëherë nga hematologjia dhe e blemë. Kushtonte jashtë mase. Nuk mundet shteti që të mos blejë ilaçet që janë të domosdoshme.
Sepse këta qeveritarë, duke e ndjekur me shumë shqetësim, kam konstatuar se kanë pasur një qëndrim shumë kriminal, në sensin që zëdhënësit e tyre në studiot televizive deklaronin se ata të dënuar janë. Në një kohë kur ata, sot shërohen, ata janë heronjtë më të vërtetë, njerëzit më heroikë me betejën që bëjnë me sëmundjen. Të tjerët e kanë jetëgjatësinë 2 ose 2 herë e gjysmë më të madhe se në Shqipëri.
Kështu që kjo praktikë përmbyset.

sali berisha pd

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim