LIVE UPDATES
Politike

"Qeverisja Rama ka arritur fundin"/ Beleri: Skandali i pronave në Himarë dhe manipulimet në drejtësi...

Duke komentuar çështjet e pronave në Himarë, ai theksoi se vendimi i Gjykatës së Lartë për çështjen e falsifikimit të pronave në Dhërmi, ku ishin të përfshirë ish-ministrja Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, u mbyll shumë shpejt dhe në favor të tyre.

30 Dhjetor 2025, 09:31 Nga E. D
"Qeverisja Rama ka arritur fundin"/ Beleri: Skandali i pronave në
Fredi Beleri

TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri ka lëshuar akuza të forta ndaj sistemit të drejtësisë dhe qeverisë lidhur me çështjet e pronave në Himarë ndërsa thekson se cikli i kësaj qeverisjeje ka arritur në fund. Duke folur në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri.net, tha se qeveria ndodhet në një moment të vështirë politik, ku ka “hapur zarfin e tretë”, një figurë e përdorur për të treguar se kjo qeverisje po përgatit më shumë kriza.

Duke komentuar çështjet e pronave në Himarë, ai theksoi se vendimi i Gjykatës së Lartë për çështjen e falsifikimit të pronave në Dhërmi, ku ishin të përfshirë ish-ministrja Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, u mbyll shumë shpejt dhe në favor të tyre.

Eurodeputeti denoncoi se ndërkohë çështja e tij ka mbetur pezull për më shumë se gjashtë muaj, duke theksuar padrejtësitë dhe manipulimet që po ndodhin në sistemin e drejtësisë. Ai e cilësoi këtë një shembull të skandalit të madh që po përfshin pronat në Himarë dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, ku 8,000 pasuri janë regjistruar, por qytetarët nuk po marrin certifikatat e pronësisë, duke ngritur dyshime për manipulim të procesit.

Pjesë nga deklarata:

Prona është e sekuestruar. Ish-kryetari i bashkisë së Himarës dhe dy nënpunës të Himarës kanë vuajtur dënimin e tyre. Ndërsa zonja Xhaçka është akoma në Kuvendin e Shqipërisë. Duhet të dini se para një muaji, më 18 nëntor, nëse nuk gaboj, Gjykata e Lartë mbylli këtë çështje në mënyrë të formës së prerë. Duhet të nënvizoj se nxitoi mbyllja e çështjes nga Gjykata e Lartë, e cila nuk është një gjë normale. Çështja ime ka të paktën gjashtë muaj që është në proces, dhe akoma nuk më është caktuar data, ndërsa çështja e zonjës Xhaçka është mbyllur shumë shpejt. Dhe u mbyll, siç e dinë të gjithë, duke e shpallur zonjën Xhaçka dhe zotin Agaçin të pafajshëm për çështjen e falsifikimit të tokave në Dhërmi.

Unë nuk e di kush ka falsifikuar. Përfituesi i falsifikimit ishte ndërtuesi, bashkëshorti i zonjës Xhaçka, i cili nuk mori asnjë pasojë. Pra, kryetari nga Himara, Bonjaku, luftonte për të regjistruar atë pronë për 30 vjet. Sapo bëri kontratë shitjeje me zonjën Xhaçka dhe zotin Gaçi, toka u regjistrua, doli leja dhe u mor edhe statusi i investitorit strategjik. Sigurisht, në Himarë nuk është vetëm çështja e zonjës Xhaçka, ka edhe dhjetëra çështje të tjera ku ka pasur abuzime me pronat dhe po bëhen akoma, ndërkohë që po flasim. Nëpër media lexoj çdo ditë që skandali më i madh i pronave mund të jetë AKSHI, ata që kanë në dorë kadastrën.

Ata kanë mbaruar regjistrimin fillestar të të paktën 8,000 pasurive në Imar. Ato janë të disponueshme në e-Albania, por qytetarët nuk po i marrin letrat. Pse nuk po i marrin? Kjo është me dyshim. Ka mbaruar regjistrimi fillestar, ka mbaruar procedura, kanë mbaruar afatet dhe nuk po lëshohen vërtetimet ose certifikatat e pronësisë. Për mua, kjo është arsyeja, megjithëse ka presion nga BE-ja dhe ndërkombëtarët për zgjidhjen e çështjes së pronave në Shqipëri, këto certifikata nuk po lëshohen. Nuk po lëshohen sepse po manipulohen. Nuk ka ndonjë arsye tjetër, për ato prona që të paktën nuk kanë konflikte.

Pas ngjarjeve të fundit në Shqipëri, nuk ka një qëndrim zyrtar nga Brukseli. Qëndrimi është ai i Martës Kos në Tiranë, ku ajo bëri një prononcim për zgjedhjet që ishin të lira dhe demokratike. Sigurisht, në korridoret e Brukselit, por jo vetëm atje, të gjitha këto që po dalin në pah po shihen nga qytetarët shqiptarë dhe mbështetësit më të fanatikë të zotit Rama, po e vënë në dyshim atë që po ndodh. Unë besoj se është koha që edhe të shurdhët do të dëgjojnë, edhe të verbërit do të shohin.

Nuk ka njeri që mund të fshihet sot pas gishti dhe të thotë "nuk e dija" ose "nuk ka ndodhur asgjë", pasi janë zbuluar kaq hapur të gjitha ato që opozita shqiptare ka denoncuar kaq vjet. Edhe të gjithë ata që merreshin me opozitën, sot e dinë më mirë. Në Vlorë kishte përpjekje për t'ia faturuar opozitës faktin që qytetarët ishin pa ujë për katër ditë. Kjo, fatkeqësisht, u besua nga shumë shqiptarë dhe ndërkombëtarët për një periudhë të gjatë, por kjo periudhë ka mbaruar.

Po dua të them diçka të fundit, një fabul, dhe do më lejoni vetëm një minutë. Vjen në detyrë një kryeministër i ri dhe gjen në zyrë tre zarfa. I thotë sekretari: "Kur të keni krizën e parë, hapni zarfin e parë dhe do të shihni udhëzimin." Vjen kriza e parë, kryeministri hap zarfin e parë dhe udhëzimi thotë: "Do t'ia hedhësh të gjitha opozitës dhe do thuash që kur morët qeverinë, gjetët gjithçka të djegur dhe asgjë nuk funksiononte." Kryeministri e bëri këtë, e hodhi mbi opozitën dhe kaloi krizën. Kur erdhi kriza e dytë, ai hap zarfin e dytë dhe udhëzimi thotë: "Do ua hedhësh të gjitha bashkëpunëtorëve, atyre që janë pa shpatull, pa shpinë." Kryeministri e bën dhe këtë, e zbatoi dhe kaloi krizën e dytë. Kur erdhi kriza e tretë, sekretari i thotë: "Hap zarfin e tretë." Zarfi i tretë thotë bëj gati tre zarfa...

fredi beleri

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj