LIVE UPDATES
Politike

Qeveria në pikëpyetje: Afati afrohet, shenja nuk ka

Partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, gjendet nën presion të madh për të siguruar mbështetje në Kuvend, pasi zgjedhjet e 9 shkurtit e lanë larg shumicës së nevojshme për të qeverisur e vetme.

20 Tetor 2025, 18:52 Nga E. D
Qeveria në pikëpyetje: Afati afrohet, shenja nuk ka
foto ilustruese

KOSOVË- Gjysma e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së re të Kosovës ka kaluar, ndërsa në skenën politike të vendit mbizotëron paqartësia. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deri më tani ka dhënë vetëm një zotim publik - se “do të nisim negociatat” - por pa sinjale konkrete për ndonjë marrëveshje apo shumicë të mundshme.

Partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, gjendet nën presion të madh për të siguruar mbështetje në Kuvend, pasi zgjedhjet e 9 shkurtit e lanë larg shumicës së nevojshme për të qeverisur e vetme.

Opsionet janë të kufizuara: Vetëvendosje ka përjashtuar bisedimet me Partinë Demokratike të Kosovës, e cila doli e dyta në zgjedhje, ndërsa ka lënë të hapur derën për një bashkëpunim të mundshëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Pavarësisht përpjekjeve të Radios Evropa e Lirë, zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, nuk u përgjigj mbi ecurinë e negociatave.

Disa deputetë të partisë konfirmuan se “nuk janë në dijeni për ndonjë bisedë me parti të tjera parlamentare”, duke shtuar se “mbetet për t’u parë”. Gjithashtu, zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se deri tani “nuk ka pasur as takime e as ftesa për të diskutuar një koalicion të mundshëm”.

“Vetëvendosje po vepron përmes individëve, jo me ne si subjekt politik. Nuk mund të supozoj nëse do të ketë diçka konkrete në të ardhmen," tha njëri prej tyre.

Deklaratat pasuan raportimet se kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, kishte nënshkruar një marrëveshje për koalicion me Vetëvendosjen për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale më 9 nëntor, kur në balotazh garojnë PDK-ja dhe LVV-ja. LDK-ja qendrore e dënoi këtë veprim, duke e cilësuar si “individual, të papranueshëm dhe në kundërshtim me procedurat statutore” të partisë. Ndërsa, dega lokale e LDK-së në Vushtrri tha se “qyteti ka nevojë për ndryshim”.

“Vendimet e mëdha nuk janë asnjëherë të lehta, por pavarësisht kostove individuale, për ne një gjë është e qartë - interesi i qytetarëve dhe i Vushtrrisë është mbi gjithçka. Marrëveshja jonë nuk afekton asnjë garë tjetër përveç Vushtrrisë”, thuhet në postimin e saj në Facebook.

Tahiri nuk iu përgjigj thirrjeve të REL-it për komente. Analisti politik, Artan Muhaxhiri, e sheh këtë marrëveshje si një lëvizje të Kurtit për ta fragmentuar LDK-në dhe për ta paraqitur si parti të paaftë në vendimmarrje - gjë të cilën mund ta shfrytëzojë pastaj për avantazh elektoral.

“Dihet hendeku mes LVV-së dhe LDK-së. Duhet shumë punë, angazhim dhe garanci që të arrihet një koalicion në secilën komunë. Ai nuk mund të bëhet lehtë e shpejt, pa koordinim me qendrën”, thotë Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se, për momentin, nuk ka asnjë shenjë që Kurti po punon për të siguruar 61 votat e nevojshme për formimin e Qeverisë. Qasja e tij shpesh e shpërfillshme ndaj partive të tjera ka dëmtuar marrëdhëniet e mundshme për bashkëpunim, sipas Muhaxhirit.

“Me kohën që ka mbetur, më realiste duket mundësia e zgjedhjeve të reja sesa arritja e një marrëveshjeje koalicioni”, thekson ai.

Afati kushtetues prej 15 ditësh për prezantimin e Qeverisë së re skadon më 26 tetor. Pastaj, presidentja Vjosa Osmani, brenda 10 ditësh, duhet t’i ftojë partitë në konsultim dhe, sipas diskrecionit të saj, t’ia japë mandatin një kandidati tjetër që dëshmon se ka shumicën parlamentare. Osmani tha të hënën se ka ende kohë për të arritur këtë qëllim, duke kritikuar njëkohësisht Listën Serbe për, siç theksoi, krijimin e pengesave.

Lista Serbe, partia më e madhe e komunitetit serb në Kosovë, dorëzoi javën e kaluar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër zgjedhjes së nënkryetarit serb të Kuvendit, Nenad Rashiq, duke pretenduar shkelje të Kushtetutës dhe të rregulloreve të brendshme. Ankesa u paraqit më pak se një javë pas konstituimit të Kuvendit - një proces që zgjati pothuajse gjashtë muaj.

Ekspertët paralajmërojnë se, në varësi të vendimit të Kushtetueses, procesi mund të rifillojë nga zeroja dhe Kuvendi të mos konsiderohet i konstituuar. I pyetur nga gazetarët për ankesën e Listës Serbe, kryeparlamentari Dimal Basha u përgjigj shkurt: “Kanë të drejtë të ankohen”./REL

kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet