LIVE UPDATES
Politike

“Do dërgohen kriminelët e paligjshëm”/Analiza: Pse Belgjika po shqyrton mundësinë e ndërtimit të një burgu në Kosovë

Në njoftimet zyrtare për media nga këto institucione nuk është përmendur që gjatë takimeve është diskutuar për ndërtimin apo marrjen me qira të ndonjë burgu. Por, sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, kjo çështje është përmendur shkurtimisht nga zyrtaret belge - “pa u hapur ndonjë diskutim i detajuar nga pala kosovare”.

20 Tetor 2025, 17:58 Nga E. D
“Do dërgohen kriminelët e paligjshëm”/Analiza:
foto ilustruese

KOSOVË- Belgjika po shqyrton mundësinë që të ndërtojë ose të marrë me qira një burg jashtë territorit të saj, dhe mediat belge kanë përmendur Kosovën si një nga opsionet e mundshme. Më 6 tetor, ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden, dhe ministrja e Azilit dhe Migrimit, Anneleen Van Bossuyt, qëndruan në Kosovë, ku u takuan me presidenten Vjosa Osmani dhe me ushtruesin e detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, si dhe në Shqipëri.

Në njoftimet zyrtare për media nga këto institucione nuk është përmendur që gjatë takimeve është diskutuar për ndërtimin apo marrjen me qira të ndonjë burgu. Por, sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, kjo çështje është përmendur shkurtimisht nga zyrtaret belge - “pa u hapur ndonjë diskutim i detajuar nga pala kosovare”.

Pas qëndrimit në dy vendet e Ballkanit Perëndimor, ministrja belge e Drejtësisë, Verlinden, shkroi në Facebook se vendi i saj po shqyrton “mundësinë e ndërtimit të një burgu jashtë vendit për kriminelët e paligjshëm”, por nuk përmendi ndonjë shtet specifik. Në të njëjtin postim, ajo tha se në burgjet belge ndodhen 307 shqiptarë, prej të cilëve 253 pa leje qëndrimi.

“Nëse dikush dënohet këtu dhe nuk ka të drejtë qëndrimi, mund ta vuajë dënimin në vendin e origjinës. Kjo do të thotë ekzekutim i duhur i dënimit dhe përfitim i veçantë për efikasitetin e burgjeve tona”, shkroi Verlinden.

Radio Evropa e Lirë dërgoi email në adresë të ministrisë së saj dhe të Qeverisë së Belgjikës, me pyetjen nëse ky vend është i interesuar të ndërtojë apo marrë ndonjë burg me qira në Kosovë, por as pas një javë pritjeje nuk mori përgjigje.

Në përgjigje të pyetjes së REL-it, Ministria e Drejtësisë e Kosovës tha se, në përputhje me Ligjin për Qeverinë, qeveria e vendit - e cila është në detyrë nga fundi i marsit - nuk ka kompetenca për të miratuar nisma të reja për marrëveshje ndërkombëtare apo për të hyrë në negociata të tilla.

“Sa i përket ndonjë marrëveshjeje të mundshme për ndërtimin apo marrjen me qira të një burgu në Kosovë nga shteti belg, aktualisht nuk ekziston asnjë marrëveshje e tillë, dhe as ndonjë proces formal në zhvillim”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Radio Evropa e Lirë pyeti edhe Zyrën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, nëse çështja e burgjeve është diskutuar gjatë takimit me zyrtaret belge. Nga kjo zyrë thanë se “gjithçka është e sqaruar dhe ndodhet në komunikatën për media”. Në komunikatën e publikuar më 7 tetor, Zyra e Presidentes nuk përmendi asgjë lidhur me ndonjë marrëveshje apo diskutim për burgjet.

Në të thuhej se gjatë takimit është biseduar për “marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, bashkëpunimin në fushën e drejtësisë, sigurisë, sundimit të ligjit, procesin e integrimit evropian, si dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”.

Kundërshtimi i organizatave kosovare ndaj planit të përfolur belg

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë thonë se janë kundër një marrëveshjeve të tillë eventuale. Sipas Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), plani i përfolur i Belgjikës për të dërguar të burgosur në Kosovë, paraqet rrezik për sigurinë dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Drejtori ekzekutiv i këtij këshilli, Behxhet Shala, thotë se një marrëveshje e tillë do të diskriminonte të burgosurit kosovarë dhe do të rrezikonte rritjen e krimit, prostitucionit dhe trafikimit me njerëz.

Ai shton se Belgjika mund ta shfrytëzojë “anarkinë institucionale” në Kosovë për të imponuar një marrëveshje të ngjashme me atë të Danimarkës, ndaj së cilës është gjithashtu kritik. Sipas tij, kjo marrëveshje ka legalizuar zbatimin paralel të dy sistemeve të ndryshme penale: atij danez - shumë të avancuar, dhe atij kosovar që është më mbrapa me standarde.

Shala thotë se KMDLNJ-ja - ndonëse nuk i monitoron fizikisht burgjet, për shkak të mungesës së marrëveshjes me Ministrinë e Drejtësisë - mban kontakte të rregullta telefonike me të dënuarit, avokatët dhe familjarët e tyre. Për Mehmet Musajn, nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) - organizatë që monitoron sistemin korrektues në Kosovë - marrëveshjet e tilla mund të krijojnë standarde të dyfishta mes të burgosurve vendorë dhe atyre të huaj, duke cenuar parimin e barazisë.

“Është thelbësore që çdo marrëveshje e mundshme të garantojë standarde të njëjta për të gjithë, pa dallim origjine, dhe të përfshijë mekanizma të pavarur monitorimi për respektimin e të drejtave të njeriut”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, një marrëveshje e tillë do të kishte kuptim vetëm nëse do të siguronte respektim të plotë të të drejtave të njeriut, transparencë dhe përfitime konkrete për Kosovën, si: zhvillimi i kapaciteteve institucionale apo përmirësimi i infrastrukturës korrektuese. Si Shala, ashtu edhe Musaj thotë se, deri më tani, nuk është kontaktuar nga ndonjë institucion i Kosovës lidhur me këtë temë.

Disa media në Shqipëri raportuan se vendi ka refuzuar kërkesën e Belgjikës për ndërtimin ose marrjen me qira të një burgu, por Ministria e Drejtësisë atje nuk e konfirmoi këtë për Radion Evropa e Lirë.

Marrëveshja me Danimarkën dhe debatet rreth burgjeve të huaja

Kosova ka tashmë një marrëveshje dhjetëvjeçare me Danimarkën, sipas së cilës 300 të burgosur danezë do të vendosen në burgun e Gjilanit. Kuvendi i Kosovës e ratifikoi këtë marrëveshje më 23 maj të vitit 2024, ndërsa Shërbimi danez i Burgjeve konfirmoi më herët për Radion Evropa e Lirë se transferimi i parë i të burgosurve pritet të bëhet në gjysmën e parë të vitit 2027.

Sipas marrëveshjes, të burgosurit që do të transferohen, nuk do të jenë shtetas danezë dhe nuk do të kenë rrezikshmëri të lartë. Ata nuk do të jenë të dënuar për krime lufte, terrorizëm apo me çrregullime të rënda mendore.

Në këmbim, Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro, një pjesë e të cilave do të investohet në Shërbimin Korrektues të Kosovës, ndërsa pjesa tjetër në energji të ripërtërishme.

Sipas Behxhet Shalës, dhënia me qira e burgjeve duhet të ndalet, pasi “në planin afatgjatë, këto marrëveshje do ta dëmtojnë dhe dobësojnë sistemin korrektues të Kosovës”.

Ai shton se interesim më herët kanë treguar edhe Mbretëria e Bashkuar dhe Austria, ndërsa Belgjika, sipas tij, ka ndërmarrë hapa më konkretë përmes takimeve me udhëheqësit kosovarë. Drejtori i Shërbimit Korrektues në Kosovë, Ismail Dibrani, konfirmoi në maj të këtij viti se disa shtete evropiane kanë shprehur interes për të dërguar të burgosurit e tyre në Kosovë, por se këto kërkesa janë refuzuar - pa specifikuar se për cilat shtete bëhej fjalë.

Ky institucion nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me interesimin e mundshëm të Belgjikës për ndërtimin apo marrjen me qira të ndonjë burgu në Kosovë. Më herët këtë vit, Kosova është pajtuar të strehojë edhe 50 migrantë nga shtete të treta që kanë qëndruar në SHBA, ndërsa ka shprehur gatishmëri për të strehuar edhe azilkërkuesit e refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar.

Pas rikthimit të talibanëve në pushtet në Afganistan në vitin 2021, Kosova ka strehuar edhe rreth 1.900 shtetas afganë, që janë evakuuar nga ky vend. Njohësit e kësaj fushe thonë se marrëveshjet e tilla sjellin përfitime për Kosovën, si investime apo mbështetje specifike, por jo përparim drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian apo ndonjë organizatë tjetër. Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, këto marrëveshje janë politike dhe rrezikojnë shkeljen e të drejtave të migrantëve apo të burgosurve./REL

belgjike kosove

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!