24 Shkurt 2024, 18:58
Nga DOSJA
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit nga dritarja e banesës, ka folur për dy vjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë.
Ai tha se sot shënohen dy vite nga dita kur Putin sulmoi Ukrainën me qindra mijëra tanke, pasi sipas Berisës ai besonte se njëlloj si Hitleri në Luftën e Dytë Botërore do lante duart shpejt e shpejt me fqinjin e tij dhe do u përvishej vendeve të tjera të lira të Europës.
Ish-kryeministri u shpreh se lufta e kombit ukrainas është një luftë shpëtimtare për Europën dhe një luftë shpëtimtare për lirinë e botës.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Të dashur misionare dhe misionarë, qëndrestare dhe qëndrestare të lirisë, shpresës, dinjitetit njerëzor dhe të ardhmes sonë. Përulem me mirënjohjen më të pakufishme, nderimin më të madh para jush për betejën tuaj kundër një pushtimi të brendshëm barbar, e cila siç u shpreh me të drejtë parafolësja, do një Shqipëri pa shqiptarë.
Ju, po qëndroni çdo ditë kundër këtij regjimi, i cili ka mbuluar Shqipërinë me korrupsion. I cili dhunon çdo sekondë, çdo minutë, çdo orë, të drejtat dhe liritë e shqiptarëve. I cili vjedh shqiptarët nga mëngjesi gjer në darkë dhe i largon ata nga Shqipëria. Miqtë e mi, sot bëhen dy vite për mbarë Europën dhe botën, njerëzit e lirë, është një ditë e veçantë.
Dy vite nga dita kur diktatori rus, në një paranojë hitleriane, sulmoi vendin fqinj me qindra mijëra tanke, avionë, duke besuar se me një Blitzkrieg, njëlloj si Hitleri në Luftën e Dytë Botërore do lante duart shpejt e shpejt me Ukrainën dhe do u përvishej vendeve të tjera të lira të Europës.
Por, falë qëndresës, heroizmit legjendar të luftëtarëve të lirisë të kombit ukrainas, presidentit të nderuar Zelensky, ata që parashikuan disfatën apo mposhtjen e Ukrainës brenda javës, morët në fushat dhe malet e saj disfatën historike.
Autokolonat e tankeve dhe blindave, skuadrat vdekjendjellëse të aviacionit u asgjësuan. Kombi ukrainas qëndroi për dheun e vet. Por qëndroi për të gjithë vendet e lira në Europë dhe në botë. Lufta e kombit ukrainas është një luftë shpëtimtare për Europën. Është një luftë shpëtimtare për lirinë e botës.
sali berisha
Politike
24 Shkurt 2024, 16:14
r.ll
edi rama dhe giorgia meloni
ITALI- Brenda datës 24 mars 2024, Italia duhet t'i derdh Shqipërisë fondin e garancisë prej 16.5 milion&eu...
Politike
24 Shkurt 2024, 15:28
r.ll
flamur noka
TIRANË- Deputeti demokrat, Flamur Noka ka folur pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë ka dhënë një d...
Politike
24 Shkurt 2024, 14:29
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat...
Politike
24 Shkurt 2024, 14:27
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Belind Këlliçi, në emër të Partisë Demokratike denoncoi Bashkinë e Tiranës, për...
Politike
24 Shkurt 2024, 13:47
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Kryeministri Edi Rama mori pjesë në takimin e Këshillit të Internacionales Socialiste në Madrid.
Nd&...
Politike
24 Shkurt 2024, 12:22
h.k
Jamarber Malltezi
TIRANË- Jamarbër Malltez ka bërë publike ditën e sotme letrën që i ka dërguar SPAK në lidhje...
Politike
24 Shkurt 2024, 12:10
h.k
Foto ilustruese
TIRANË- Gazmend Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka dhënë mesazhin e tij në solidari...
Politike
24 Shkurt 2024, 11:39
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka zbuluar planet e së ardhmes atëherë kur ai do të vendososë mos ta kryejë...
Politike
24 Shkurt 2024, 08:54
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Ministri i Jashtëm Igli Hasani përcolli një videomesazh, me rastin e dy vjetorit të luftës në Uk...
Politike
23 Shkurt 2024, 22:10
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Si është Shqipëria krahasuar me vende të ndryshme në nivel global, për dakordsinë për ...