LIVE UPDATES
Politike

Makina luksoze e kryebashkiakes së Roskovecit/ Baçi: Qytetarët i paguajnë taksat për investime në zonën e tyre

Baçi thotë se në videon e realizuar nga emisioni investigativ shihet kryetarja e Roskovecit në makinën e luksit dhe se si ajo i ikën medias për llogaridhënie.

25 Shkurt 2024, 11:05 Nga M.B
 

 

Makina luksoze e kryebashkiakes së Roskovecit/ Baçi: Qytetarët
Luan Baçi

TIRANA- Deputeti i opozitës, Luan Baçi ka bërë një deklaratë për mediat sot ku tha se bashkia Roskovec është një nga bashkitë më të varfra të vendit. Sipas Baçit, ky fakt nuk i bën aspak përshtypje kryetares Majlinda Bufi. Baçi thotë në këtë videon e realizuar nga emisioni investigativ ‘Piranjat’ shihet kryetarja e Roskovecit në makinën e luksit dhe se si ajo i ikën medias për llogaridhënie. 

Ai shton se Bufi ka firmosur urdhrin për ngritjen e komisionit të llogaritjes të fondit limit dhe specifikimeve teknike, i cili ka dalë në një vendim në datën 14 shtator dhe ka vendosur specifikimet e para, sipas te cilave makina duhet të ishte e zezë ose ngjyrë gri e zënë, dhe kërkesat për luksin ishin vetëm për sediljet e lëkurës.

DEKLARATA E DEPUTETIT, LUAN BAÇI:

Bashkia Roskovec është një nga bashkitë më të varfra të vendit ku ekonomia e qytetarëve është në pikën më dramatike. Asaj të mbijetesës. Por ky fakt nuk i bën aspak përshtypje kryetares së pangopur Majlinda Bufi. Në këtë video të realizuar nga emisioni investigativ ‘Piranjat’ shihet kryetarja e Roskovecit ne makinën e luksit dhe se si ajo i ikën medias për llogaridhënie. Milioneres në fjalë nuk i mjaftojnë bizneset që ka në administrim, gjobat që vë apo korrupsioni që bën më Bashki, por ajo i hap tender vetes së saj për një makinë të rehatshme me vlerë 55 milionë lek. Zonja në fjalë ka firmosur urdhrin për ngritjen e komisionit të llogaritjes të fondit limit dhe specifikimeve teknike, i cili ka dalë në një vendim në datën 14 shtator dhe ka vendosur specifikimet e para, sipas te cilave makina duhet të ishte e zezë ose ngjyrë gri e zënë, dhe kërkesat për luksin ishin vetëm për sediljet e lëkurës.

Ndërsa në tenderin e hapur më 6 nëntor, kërkesat dhe specifikimet teknike të grupit të prokurimit rriten. Më saktë ekzagjerohen duke kërkuar sedilje lëkure plus tapiceri lëkure, ngrohje dhe ftohje të ulëseve, pasqyra elektrike, xhama të zinj origjinal fabrike, opsionin Start-stop të motorit, klimë bizonale, por dhe kompjuter bordi, Navi dhe Bluetooth. Cili banor i Roskovecit nuk do e donte një makinë të tillë? Pasi kujtojmë zonja Bufi këtë makinë luksi e merr me paratë e banorëve të varfër të Roskovecit. Duket se e ka pasion vjedhjen pasi nuk ndalet në abuzimin e vazhdueshëm me taksat e qytetarëve dhe arrogancën e saj në krye të Bashkisë. Roskoveci ndodhet në një kohë kur ka borxhe të shumta si bashki dhe me qytetarëve të shumtë pa përkrahje sociale.

Së fundmi kjo bashki me mentalitetin e partisë ‘Vidh ç’të gjesh përpara se drejtësinë e kemi ne’, ka rrëmbyer miliona para nga taksapaguesit e Roskovecit jo për të bërë ndonjë rrugë apo ndonjë shkollë por për të blerë një veturë luksoze të jashtëzakonshme që do ta kishte zili çdo kryebashkiak i vendit tonë. Qytetarët i paguajnë taksat për investime në zonën e tyre dhe jo për dashurinë e shfrenuar të Bufit për jetën luksoze. Partia Demokratike i bën thirrje organeve ligjzbatuese të marrin nën hetim urgjent Kryetaren e Bashkisë si dhe Këshillin Bashkiak për të rikthyer fondet e bashkisë në shërbim të qytetarëve dhe jo për të blerë bashkia makina luksi.

 

pd luan baci

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë