All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

"Qëndrimi i Komisionit të Venecias, fake news!" PD: Mbajtja e fshehtë e draft opinionit synon dezinformimim e opinionit publik

PD thotë se Grupi Parlamentar i saj dënon me forcë sjelljen dezinformuese të Kryetarës së Kuvendit që synon të krijojë konfuzion në opinionin publik, vetëm me qëllim që të mbrojë pandëshkueshmërinë e deputetes strategjike Olta Xhaçka, si dhe të fsheh faktin se për herë të parë në 34 vite Kuvendi ka refuzuar të zbatojë dy vendime të Gjykatës Kushtetuese.

6 Dhjetor 2024, 18:21 Nga M.B
"Qëndrimi i Komisionit të Venecias, fake news!" PD: Mbajtja
Selia e PD
All - Paragraf - 1

TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka raguar pas lajmit se Komisioni i Venecias ka shqyrtuar kërkesën lidhur me interpretimin e Kushtetutës sa i përket mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka dhe ka shprehur opinionin se Parlamenti dhe deputetët nuk mund të detyrohen të votojnë në një mënyrë të caktuar.

PD thotë se lajmi i shpërndarë është fake news dhe i prodhuar nga Zyra e Kyetares së Kuvendit, që i paraqitet opinionit publik si qëndrim i Komisionit të Venecias apo burim special e konfidencial nga Komisioni i Venecias. Po ashtu PD shton se mbajtja e fshehtë e draft opinionit të Komisionit të Venecias që është miratuar sot, apo përjashtimi i opozitës nga ky proces, ka patur si qëllim pikërisht dezinformimim e opinionit publik përmes prodhimit të lajmeve të pavërteta të sajuara nga Kryetarja e Kuvendit dhe me fjali të nxjerra jashtë kontekstit të opinionit të Komisionit të Venecias.

PD thotë se Grupi Parlamentar i saj dënon me forcë sjelljen dezinformuese të Kryetarës së Kuvendit që synon të krijojë konfuzion në opinionin publik, vetëm me qëllim që të mbrojë pandëshkueshmërinë e deputetes strategjike Olta Xhaçka, si dhe të fsheh faktin se për herë të parë në 34 vite Kuvendi ka refuzuar të zbatojë dy vendime të Gjykatës Kushtetuese.

REAGIM I GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE:

Sot në disa media, është shpërndarë një fake news i prodhuar nga Zyra e Kyetares së Kuvendit, që i paraqitet opinionit publik si qëndrim i Komisionit të Venecias apo burim special e konfidencial nga Komisioni i Venecias.

Mbajtja të fshehtë e draft opinionit të Komisionit të Venecias që është miratuar sot, apo përjashtimi i opozitës nga ky proces, ka patur si qëllim pikërisht dezinformimim e opinionit publik përmes prodhimit të lajmeve të pavërteta të sajuara nga Kryetarja e Kuvendit dhe me fjali të nxjerra jashtë kontekstit të opinionit të Komisionit të Venecias.

Padyshim kur ka trajtuar parimin e mandatit jo detyrues, jo Komisioni i Venecias, por edhe vetë Gjykata jonë Kushtetuese, sqaron që deputetet si rregull janë të lirë të votojnë sipas vullnetit të tyre, por ky rregull sigurisht që nuk ka lidhje me çështjen në fjalë, siç Gjykata Kushtetuese ka sqaruar.

Grupi Parlamentar i PD i bën thirrje mediave që të tregohen të matura në informimin e publikut dhe të presin publikimin e opinionit të Komisionit të Venecias apo ti referohen vetëm burimeve zyrtare apo serioze për informim mbi këtë çështje, duke refuzuar çdo fake news që konsideron Elisa Spiropalin si Komisioni i Venecias.

Grupi Parlamentar i PD dënon me forcë sjelljen dezinformuese të Kryetarës së Kuvendit që synon të krijojë konfuzion në opinionin publik, vetëm me qëllim që të mbrojë pandëshkueshmërinë e bashkëpunëtores së Edi Ramës, deputetes strategjike Olta Xhaçka, si dhe të fsheh faktin se për herë të parë në 34 vite Kuvendi ka refuzuar të zbatojë dy vendime të Gjykatës Kushtetuese.

partia demokratike

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj