LIVE UPDATES
Politike

PS i përgjigjet shkresës së opozitës: S' ka arsye të mblidhet Komisioni Hetimor për Check-up! Po tentoni të injektoni frymën e imponimit

PS shprehet se po anëtarët e opozitës po tentojnë të injektojnë frymën e imponimit, paragjykimit dhe nxitimit për të realizuar një proçes partiak politik e jo një proces të rregullt ligjor.

5 Prill 2024, 14:03 Nga N.F
PS i përgjigjet shkresës së opozitës: S' ka arsye
Foto ilustruese

TIRANË- Anëtarët e Partisë Socialiste në Komisionin Hetimor për Check-Up në Shëndetësi ditën e sotmë i janë përgjigjur shkresës së opozitës. Në përgjigjen e tyre ata shprehen se nuk ka arsye për t’u zhvilluar mbledhja deri në hartimin e planit hetimor. 

PS shprehet se po anëtarët e opozitës po tentojnë të injektojnë frymën e imponimit, paragjykimit dhe nxitimit për të realizuar një proçes partiak politik e jo një proces të rregullt ligjor.

Sipas shkresës së anëtarëve të PS-së komisioni mbledh të dhëna për çështjen nëpërmjet ekspertëve ligjorë të zgjedhur dhe vetëm ekspertët ligjorë kanë tagrin t’ia raportojnë gjetjet e tyre Komisionit si dhe propozojnë planin e hetimeve. Ata më tej shtuan opozita ka thirrur takimin e sotëm (5 prill) në mënyrë të njëanshme.

Deklarata e plotë:

Të nderuar kolegë, përfaqësues të 1/3 së anëtarëve të Komisionit Hetimor “Lidhur me Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Chek-up në Shëndetësi”, u njohëm me shkresën Tuaj të datës 03.04.2024. Konstatojmë me keqardhje, se edhe nëpërmjet kësaj shkrese, ashtu si edhe ne seancat e mbledhjes së komisionit, po tentoni të injektoni frymën e imponimit, paragjykimit dhe nxitimit për të realizuar një proçes partiak politik e jo një “proces të rregullt ligjor”, bazuar mbi vlera e parime kushtetuese.


Nëpërmjet shkresës Tuaj kuptojmë, që nuk po ecni në shtratin ligjor të funksionimit të një organi kolegjial dhe posaçërisht Komisionit Hetimor i cili ka një rregullim të posaçëm. Referuar nenit 13 të ligjit 8891, datë 02.05.2002 “Për Organizmin dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit” mbledhja e një komisioni hetimor që të konsiderohet e vlefshme kërkohet prezenca e 50+1 e anëtarëve të komisionit. Si rrjedhojë Kryetarja e komisionit, përpara se të thërras një mbledhje duhet të sigurohet për prezencën e kourumit të kërkuar, për vlefshmërinë e mbledhje. E për ta siguruar këtë kourum, duhet të komunikojë me “shumicën e komisionit” për të kordinuar datën, orën, vendin dhe rendin e ditës së mbledhjes pasardhëse.

Sigurisht që një gjë e tillë nuk realizohet me njoftime të njëanshme, që nuk kanë objektiv mirëfunksionimin dhe eficencën e punës së komisionit, por realizimin e shfaqjes mediatike të radhës, në funksion të agjendave partiake dhe jo atyre institucionale e kushtetuese. Referuar shkresës Nr.1231 prot datë 03.04.2024 të nënshkruar nga 1/3 e anëtarëve të këtij Komisioni, pretendohet se anëtarët e maxhorancës kanë refuzuar të diskutonin pikën 4 të rendit të ditës që lidhej me “kërkesat për informacion”. Fakti që ngatërroni edhe pikat e rendit të ditës, është tregues tjetër i seriozitetit insitucional me të cilin trajtoni punën e komisionit. Pika 4 e rendit te ditës ishte “caktimi i mbledhjes pasardhëse”, që Kryetarja e komisionit refuzoi ta merrte në shqyrtim, për të dakortësuar me anëtarët prezent mbledhjen e ardhshme.


Pika 3 e rendit të ditës, nuk u miratua nga ana e komisionit, pasi neni 15 i ligjit Nr.8891 datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit” përcakton qartazi procedurën që duhet ndjekur për zhvillimin e veprimtarisë normale të Komisioneve Hetimore parlamentare, nën frymën e Kushtetutës dhe ligjit të posaçëm. Komisioni mbledh të dhëna për çështjen nëpërmjet ekspertëve ligjorë të zgjedhur dhe vetëm ekspertët ligjorë kanë tagrin t’ia raportojnë gjetjet e tyre Komisionit si dhe propozojnë planin e hetimeve.
Ndërkohë që sic rezulton nga shkresa Juaj keni kërkuar për diskutim të njëjtën çështje për të cilën Komisioni ka marrë vendim. Deri në hartimin e këtij plani hetimor, Komisioni nuk ka arsye të mbidhet apo të vijojë me shqyrtimin e pikave të tjera në rend dite.


Komisioni me vendim të ndërmjetëm miraton planin e hetimeve sipas propozimeve të ekspertëve deri në përfundimin e tyre. Plani i hetimeve përmban gjithë hapat proceduralë, veprimet hetimore që do të ndiqen nga komisioni për hetimin e çështjes, si dhe rrethin e personave që do të thirren. Pra vetëm pas miratimit të planit të hetimit të propozuar nga ekspertët, Komisioni deklaron fillimin e hetimeve dhe nuk mundet që kryetari i Komisionit Hetimor të paraqesë një plan të gatshëm hetimi pa u shprehur ekspertët, sipas procedurës që përcakton ligji specifik.


Në shkresën e sipërcituar, 1/3 e anëtarëve të Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimin Publik të Check-up në Shëndetësi, ka përcaktuar në mënyrë të njëanshme mbledhjen e radhës së komisionit për në datën 05.04.2024 si dhe rendin e ditës, bazuar në nenin 32.2 të Rregullores së Kuvendit[1], që referon tek mbledhjet e komisioneve të përhershme parlamentare, jo tek komisionet hetimore parlamentare.


Bazuar në gjithë argumentimet e mësipërme, lind nevoja që jo vetëm datat e mbledhjeve të radhës, por edhe oraret e zhvillimit të tyre, vëndi i zhvillimit dhe rendi i ditës, të vendosen me mirëkuptim mes palëve[2], për të patur mbledhje të vlefshme të komisionit hetimor. Njëkohësisht Ju bëjmë me dije, që ekspertët e propozuar nga ana jonë dhe të miratuar nga Komisioni, kanë filluar nga puna dhe po hartojnë një plan hetimi, që do i nënshtrohet më pas vendimarrjes në komision. Do ishtë në përputhje me frymën e ligjit që ekspertët e të dy palëve të kodinonin me njëri tjetrin për të realizuar një plan hetimi konsensual. Në momentin që ekspertët kanë realizuar planin e hetimit ne do kërkojmë mbledhjen e Komisionit për të miratuar këtë plan, si hapi procedurial i rradhës i parashikuar nga ligji 8891.


Duam t’Ju informojmë gjithashtu se nga ana e kryetares së Komisionit, në shkelje të plotë të detyrimeve të saj, nuk është depozituar në sekretarinë e komisionit, asnjë dokument i relatuar dhe diskutuar në mbledhjet e Komisionit, përfshirë këtu edhe deklaratat e konfliktit të interesit, që me aq pasion u valviten publikisht në mbledhjen e fundit. Dokumentacioni i cili relatohet dhe diskutohet në mbledhjet e komisionit, duhet depozituar në sekretarinë e tij, për tu njohur nga ana e ekspertëve tanë dhe konsideruar si i administruar zyrtarisht nga Komisioni, në të kundërt ai dokumentacion konsiderohet i pavlefshëm për efekt të punës së Komisionit.

 
Së fundi kërkojmë vëmendjen Tuaj në ndalimin e praktikës së përdorimit të logos dhe protokollit të Komisionit, sa kohë shkresa nuk është si pasojë e vendimarrjes së Tij. Vetëm shkresat e miratuara me vendim në mbledhje komisioni dalin me logon dhe protokollin e Komisionit. Komisioni Hetimor nuk është as 1/3, as 1/2 dhe as 2/3 e tij, por vendimarrja kolegjiale e vlefshme e tij.
Duke shpresuar mirëkuptimin Tuaj ligjor në mes kolegësh Ju përshëndesim!

Anëtarët përfaqësues të shumicës në komision:

[1] Mbledhjet e komisionit të përhershëm thirren nga kryetari i tij. Ato mund të thirren edhe me kërkesën e jo më pak se një të katërtës së anëtarëve të komisionit ose me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, duke përcaktuar në kërkesë dhe çështjet që do të diskutohen në mbledhje. Komisionet e përhershme nuk mund të mblidhen gjatë kohës kur Kuvendi zhvillon punimet në seancë plenare, përveçse me miratimin e Kryetarit të Kuvendit. Për të siguruar numrin e kërkuar për votim, drejtuesi i seancës plenare ka të drejtë në çdo kohë të anulojë ose të ndërpresë mbledhjen e komisionit. [2] Deputetët kanë një kalendar të ngjeshur parlamentar, i detyrueshëm për tu zbatuar, përveç angazhimeve politike në zonat e tyre elektorale.

ps pd komisioni hetimor check up

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj