LIVE UPDATES
Politike

PËRPLASJA/ “Bëri çmos të takonte Pompeon”, Berisha: Shpifje, trillim nga Malavita

Berisha e konsideron Carlo Bollinon, pronarin e medias në fjalë, si një njeri të një organizate kriminale. Sipas Berishës, ai gënjen për llogari të atyre që e mbajnë me prona publike, tendera e koncensione.

18 Maj 2022, 20:24 Nga DOSJA
PËRPLASJA/ “Bëri çmos të takonte Pompeon”,
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar me median që sot raportoi se lideri historik i demokratëve kishte kërkuar një takim me ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit Mike Pompeo, gjë që ishte refuzuar. Konkretisht, Shqiptarja.com në një artikull të publikuar sot, shkruan se në mënyrë ekskluzive ka mësuar se stafi i Mike Pompeo ka pranuar se ka patur një përpjekje të ish-Kryeministrit Sali Berisha për të krijuar një takim me ish-Sekretarin gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, madje dhe spontanisht në korridoret e hotel Mak-Albania (ish-Sheraton). Në artikull shkruhet se ekipet e sigurisë janë njoftuar për këtë fakt dhe janë njohur me fotografinë e Berishës për të parandaluar prezencën e këtij personi në mjediset ku do të ndodhej Pompeo. Por, Berisha e ka mohuar një gjë të tillë. I pranishëm në një takim me demokratët e Beratit, Berisha sqaroi se nuk ka kërkuar kurrë takim me të dhe se aludimet e ngritura janë shpifje dhe trillim. Më pas një status të publikuar nga drejtoresha e komunikimit për mediat, Floriana Garo, Berisha e konsideron Carlo Bollinon, pronarin e medias në fjalë, si një njeri të një organizate kriminale. Sipas Berishës, ai gënjen për llogari të atyre që e mbajnë me prona publike, tendera e koncensione.

Artikulli i Shqiptarja.com:

Vizita e Mike Pompeo në Tiranë 2 ditë më parë duket se e ka mërzitur shumë Sali Berishën. Një prej njerëzve më të rëndësishëm të administratës së Trump nuk dënjoi ta takonte as 5 minuta dhe për këtë nuk akuzon dot as Sorosin. Mbështetësit e tij pretendojnë se kur të rikthehet në pushtet Donald Trump, do t’i heqin damkën e “non grata”-s. Por Berisha nuk e pranoi lehtësisht braktisjen e madhe edhe nga ata amerikanë që ai mendon se i ka aleat.  Burime për Report TV pranë stafit të Mike Pompeo konfirmojnë se ka patur një përpjekje të ish-Kryeministrit Sali Berisha për të krijuar një takim me zotin Pompeo gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, madje dhe spontanisht në korridoret e hotel Mak-Albania (ish-Sheraton). I njëjti burim konfirmon se ekipet e sigurisë janë njoftuar për këtë fakt dhe janë njohur me fotografinë e Berishës për të parandaluar prezencën e këtij personi në mjediset ku do të ndodhej zoti Pompeo. Ish sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo mbërriti në vendin tonë mbrëmjen e së dielës në kuadër të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA. Në fjalën e tij, Pompeo tha se përkushtimi vijon njësoj dhe uron që miqësia të ketë edhe 100 vite të tjera. Pompeo është një politikan i nivelit të lartë të republikanëve amerikanë, që përpara se të vijë Donald Trump President i SHBA-së. Por ai, u bë mjaft i rëndësishëm brenda kuadrit republikan, pikërisht kur Trump e emëroi Drejtor i CIA-s, pikërisht pasi sektori i inteligjencës u përplas me presidentin për çështjen e influencës ruse në zgjedhjet e 2016-s. Dhe fakti që ai e shmangu Sali Berishën i rrëzon këtij të fundit edhe teorine që mëton ta besojnë se shpallja e tij 'non grata' në SHBA është për shkak të lobimit të Ramës përmes Soros. I mërzitur Berisha i ndërsu edhe Evi Kokalarin që ta baltosë vizitën si “të paguar” dhe kjo tregon pastaj gjendjen e rëndë të situatës. Në aktivitetin për 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Partinë Demokratike e përfaqësoi Enkelejd Alibaj, i cili edhe ai ka pasur një mesazh për Sali Berishën që ka marrë godinën e partitë, edhe pse ende nuk ka një qëndrim të formës së prerë të gjykatës. Alibeaj tha se ka njerëz që duan t’i tregojnë rrugën Amerikës edhe pse vetë kanë humbur busullën dhe janë mbetje të mentalitetit komunist. Gjatë vizitës, Pompou nderua nga Universiteti i Tiranës me titullin Honoris Causa për kontributin e dhënë në ruajtjen e paqes, ndërtimin e dialogut, garantimin e sigurisë dhe thellimin e marrëdhënieve diplomatike mes Amerikës dhe vendit tonë.

Fjala e Berishës me demokratët e Beratit

Shpifin dhe trillojnë se unë kam kërkuar takim me të. Kurrë nuk kam kërkuar takim. Këto ditë patëm një vizitë të ish-sekretarit Mike Pompeu, dua t’ju them se kam ndjerë një trishtim të madh. Absolutisht jo sepse nuk u takova, sepse unë tani jam në një proces. Por çfarë ndodhi miqtë e mi. Kush e ftoi në konferencën e 100 vjetorit ish-sekretarin? Ftesat u shpërndanë nga Taulant Bego Yaris, i cili me të gjithë dokumentat është 56 herë udhëtar me Edmond Begon, të dënuar për trafik droge, i njohur botërisht. Ish-sekretarin e shtetit mund ta ftonte Ministria e Jashtme, Universiteti, bota akademike, institute ndërkombëtar, por që ta ftonte Taulant Balla, e di ç’më kujtoi o miqtë e mi? Më kujtoi Saimir Tahirin në Shtëpinë e Bardhë. Aty shkohet me ministrin e Jashtëm se ka një rregull protokollar, se po shkove me tre, do pritesh me tre. E kanë shumë të studiuar protokollin. Por atij që nuk i shkon kurrë të shkojë aty është ministri i Brendshëm. Ky e mori na e çoi. Por na e çoi në një kohë kur Saimir Tahirin e kishim akuzuar me dokumenta se makina e tij po përdorej për trafik droge nga Habilajt, jo vetëm ne por dhe shefi i anti-drogës Zagani. I njëjti mekanizëm u përdor dhe me Ballën”.

Postimi i Floriana Garos:

Nje shpifje e ulet e Karlo Malavites! Te dashur miq, njeriu qe genjeu boten se shqiptaret vodhen oren e Presidentit Bush, shperndau sot shpifjen e rradhes, sipas te ciles, ish kryeministri Berisha paska kerkuar te takoje ish sekretarin Pompeo, e madje kjo paska sjelle shqetesim tek punonjesit e sigurise ne mjediset e Mac Albania. Kjo eshte nje shpifje e ulet e nje njeriu te cilesuar nga Z. Berisha si anetar i organizates kriminale te Edi Rames, mbasi me firmen e ketij te fundit, ai ka grabitur token e caktuar per ndertimin e gjimnazit te nje zone prej 50 mije banoresh.  Eshte krejt e qarte se si ne rastin e vizites se Presidentit Bush ashtu dhe ne ate te Sekretarit Pompeo, detyra e Karlo Malavites eshte te genjeje per llogari te atyre qe e ushqejne me prona publike, tendera dhe koncesione.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll
Politike 18 Maj 2022, 19:45

Berisha: Rama vjedh me firma jo me xhepa

Sali Berisha BERAT- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar fjalët e Edi Ramës se një i gjatë nuk mund të vjedhë. Gjat&eum...

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë