18 Maj 2022, 18:57
Nga DOSJA
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se opozita e mëparshme me pasivitetin dhe pazaret e saj nuk kanë ngjallur shpresë në popull. Gjatë një takimi me demokratët e Beratit, Berisha tha se qeveria e Ramës nuk meriton as 5 ditë qeverisje, duke theksuar se opozita u rikthye me nisjen e foltores.
"Opozita me pasivitetin, por edhe pazaret e saj, nuk ngjallte shpresë. Kur ju vinit nga Berati, Skrapari, Përmeti, nga të gjitha zonat, njerëz të idealeve, për të protestuar, ish-kryetarit i binte telefoni ose merrte mesazhin dhe nuk guxonte të përmendte emrin e kundërshtarit para jush. Kjo është e vërteta. Në të gjithë këtë dëshpërim që na ka shoqëruar ne në kohëra për shkak të historisë së vështirë. Ne nuk qemë në lartësinë e idealeve tuaja. Po përsëri ju qëndruat, përsëri me të gjitha këto, ne në 25 prill ishim 620 mijë shqiptarë dhe pas kësaj, përsëri ish-kryetari do të angazhohej për llogari të qeverisë në veprime, antiligjore, antikushtetuese, antidemokratike në parti. Ju jeni të gjithë para meje sot misionarët ë vërtetë, ju jeni burra dhe gra, djem, e vajza idealistë, të cilët u ngritën sapo u dhanë shkëndijat e para. Dhe gjatë këtyre muajve nga shtatori e gjer sot kapërcyet çdo pengesë, çdo presion, çdo intrigë, çdo shantazh. Vendosët të qëndronit për idealet tuaja. Çfarë nuk u bë që lëvizja jonë të shuhej gjatë kësaj periudhe. Gjatë përpjekjes sonë për të dalë opozitë e vërtetë përballë një regjimi që nuk meriton të qeverisë as 5 ditë në këtë vend. Nuk u penguam ne, nuk u tërhoqëm ne, është revolucion lëvizja jonë dhe unë ju garantoj se kjo lëvizje pa përmbushur misionin e saj të madh kurrë nuk do të ndalet", tha Berisha.
(I.A/dosja.al)
Politike
18 Maj 2022, 18:09
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nën qeverisjen e Ramës, Porti i Durrësit është shndër...
Politike
18 Maj 2022, 18:31
Sali Berisha
BERAT- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës është katandisu...
Politike
18 Maj 2022, 17:54
Fatmir Mediu
TIRANË- Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu në cilësinë e kreut të Aleancës për Ndryshim ka zbulua...
Politike
18 Maj 2022, 17:39
BRUKSEL- Grupimi socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian u bën thirrje shteteve anëtare që të fillojnë negociatat e an&eu...
Politike
18 Maj 2022, 14:27
Komisioni i Ligjeve
TIRANË- Në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut u ...
Politike
18 Maj 2022, 14:22
Arben Kraja
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja në mbledh...
Politike
18 Maj 2022, 13:40
Ministrat
TIRANË- Conference League do të 'paralizojë' Tiranën. Më 25 Maj, punonjësit e administratës do të jen&eum...
Politike
18 Maj 2022, 13:46
Pamje nga mbledhja
TIRANË- Kryetarja e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, Jorida Tabaku ngriti pyetje se çfarë po ...
Politike
18 Maj 2022, 13:31
Evis Kushi
TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi njoftoi miratimin e një fondi shtesë për 160 mln lekësh për federatat sport...
Politike
18 Maj 2022, 12:56
Arben Kraja
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Arben Kraja...