18 Maj 2022, 19:09
Nga DOSJA
Gazment Bardhi dhe Sali Berisha
TIRANË- Përplasje mes ish-kryeministrit Sali Berisha e deputetit të Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Në një postim në Facebook, Berisha e konsideruar aktin e vetëposhtërimit, përfshirjen e Bardhit dhe të Enkelejd Alibeajt në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri. Ai publikoi një karikaturë ku shihej Bardhi, Alibeaj e kreu i grupit parlamntar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
“Akti i vetëposhtërimit,”- shkruan Berisha në Facebook.
Por ky postim nuk ka mbetur pa përgjigje. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Bersha është i damkosur ndërkombëtarisht pasi ka përdorur pushtetin për të pasuruar familjarët, duke i kujtuar akuzat e ngritura nga Departamenti Amerikan i Shtetit, pasi e shpalli non-grata.
Postimi i Bardhit:
Poshtërimi i vetvetes dmth të jesh damkosur ndërkombëtarisht se ke përdorur pushtetin për të pasuruar familjarët, dhe të mos ndalesh, por të kërkosh ti pasurosh akoma, duke marrë peng PD dhe duke baltosur me shpifje këdo që nuk është në PD si mburojë për familjen tënde. Sali Berisha duhet të ketë fondin e hipokrizisë me demokratët dhe përçarjet e tyre. Standardi i dyfishtë me gjykatat dëmton besimin e demokratëve në ringritjen e PD. Gjykata nuk mund të jetë e pavarur, kur Zhukri i Berishës vendos pro tij dhe është politike, kur gjykata nuk i nënshtrohet akuzave të tij. Vendimi i gjykatës për çështjen e PD, cilido qoftë ai, duhet t’i hapë rrugën bashkimit të vërtetë të demokratëve. Gjykata nuk mund të jetë e pavarur, kur Zhukri i Berishës vendos pro tij dhe është politike, kur gjykata nuk i nënshtrohet akuzave të tij. Vendimi i gjykatës për çështjen e PD, cilido qoftë ai, duhet t’i hapë rrugën bashkimit të vërtetë të demokratëve.
(i.a;f.m/dosja.al)
Politike
18 Maj 2022, 18:57
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se opozita e mëparshme me pasivitetin dhe pazaret e saj nuk kanë ngjall...
Politike
18 Maj 2022, 18:09
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nën qeverisjen e Ramës, Porti i Durrësit është shndër...
Politike
18 Maj 2022, 18:31
Sali Berisha
BERAT- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës është katandisu...
Politike
18 Maj 2022, 17:54
Fatmir Mediu
TIRANË- Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu në cilësinë e kreut të Aleancës për Ndryshim ka zbulua...
Politike
18 Maj 2022, 17:39
BRUKSEL- Grupimi socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian u bën thirrje shteteve anëtare që të fillojnë negociatat e an&eu...
Politike
18 Maj 2022, 14:27
Komisioni i Ligjeve
TIRANË- Në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut u ...
Politike
18 Maj 2022, 14:22
Arben Kraja
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja në mbledh...
Politike
18 Maj 2022, 13:40
Ministrat
TIRANË- Conference League do të 'paralizojë' Tiranën. Më 25 Maj, punonjësit e administratës do të jen&eum...
Politike
18 Maj 2022, 13:46
Pamje nga mbledhja
TIRANË- Kryetarja e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, Jorida Tabaku ngriti pyetje se çfarë po ...
Politike
18 Maj 2022, 13:31
Evis Kushi
TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi njoftoi miratimin e një fondi shtesë për 160 mln lekësh për federatat sport...