LIVE UPDATES
Politike

Protesta për Zvërnecin, Rama: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë për 100 vite, Europa e bota do na vlerësojnë si vend i bekuar, jo i mallkuar

Ai tha se ky investim ka sjellë miliarda euro investime private, mijëra vende pune direkte dhe indirekte si dhe rritje të vlerës së pronave.

6 Qershor 2026, 13:46 Nga E.d
Protesta për Zvërnecin, Rama: Boll i kemi paguar haraç
Ria Formosa

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërsh në lidhje me protestat masive, të cilat po mbahen në lidhje me Zvërnecit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka dhënë një shembull invetimi elitar në turizën, në një zonë të mbrojtur në Portugali. Në lidhje me këtë, lideri i qeverisë tha se Ria Formosa, në jug të Portugalisë, është një nga lagunat më të rëndësishme të Europës, e cila investoi tek turizmi luksoz dhe me vlerë të lartë.

Ai tha se ky investim ka sjellë miliarda euro investime private, mijëra vende pune direkte dhe indirekte si dhe rritje të vlerës së pronave. Rama theksoi se pasuria krijohet kur natyra bëhet pjesë e zhvillimit dhe zhvillimi bëhet aleat i natyrës, ndaj sipas tij Ria Formosa është prova se kjo nuk është teori.

Në fund, ai tha se Shqipëria e rilindur turistike do të hyjë në ligën e kampioneve të turizmit botëror dhe Europa dhe bota do ta vlerësoj si vend të bekuar, jo të mallkuar.

“RIA FORMOSA DHE REVOLUCIONI PORTUGEZ I TURIZMIT

Kur flitet për zhvillimin në zonat e mbrojtura, shumëkush e paraqet debatin si një zgjedhje të detyrueshme mes natyrës dhe ekonomisë. Por ka vende që tregojnë se realiteti mund të jetë krejt tjetër. Ria Formosa, në jug të Portugalisë, është një nga lagunat më të rëndësishme të Europës. Një peizazh unik me flamingo, shpendë migratorë, ishuj ranorë, dunat bregdetare dhe një biodiversitet të jashtëzakonshëm. Dhe pikërisht aty, në zemër të këtij peizazhi, Portugalia ndërtoi një nga historitë më të suksesshme të transformimit ekonomik në Europë.

Pak dekada më parë, Algarve ishte një rajon periferik, me ekonomi të mbështetur kryesisht tek bujqësia dhe peshkimi, me të ardhura të ulëta dhe emigracion të lartë. Në vend që të ndiqte modelin e turizmit masiv me vlerë të ulët, Portugalia bëri një zgjedhje strategjike: investoi tek turizmi luksoz dhe me vlerë të lartë.

Kështu lindën destinacione si Quinta do Lago dhe Vale do Lobo, të vendosura pranë një prej ekosistemeve më të rëndësishme të Europës. Jo përkundër natyrës. Falë natyrës. Rezultati? Miliarda euro investime private. Mijëra vende pune direkte dhe indirekte. Rritje e ndjeshme e vlerës së pronave. Të ardhura shumë më të larta për çdo turist. Një sezon turistik që zgjat gjatë gjithë vitit. Transformimi i Algarve në një nga destinacionet më prestigjioze të Europës.

Dhe ndërkohë:

Flamingot janë ende aty. Shpendët migratorë janë ende aty. Laguna është ende aty. Madje vetë biodiversiteti është bërë pjesë e produktit turistik. Vizitorët nuk shkojnë në Algarve pavarësisht Ria Formosa-s. Ata shkojnë edhe për shkak të saj. Mësimi është i thjeshtë. Pyetja nuk është nëse natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojnë.

Pyetja është nëse kemi vizionin, dijen dhe vullnetin për t’i bërë ato të bashkëjetojnë. Sepse pasuria nuk krijohet duke zgjedhur mes natyrës dhe zhvillimit. Pasuria krijohet kur natyra bëhet pjesë e zhvillimit dhe zhvillimi bëhet aleat i natyrës. Ria Formosa është prova se kjo nuk është teori.

Është një histori suksesi që mund të shihet me sy të lirë. E PRA, BOLL I KEMI PAGUAR HARAÇ BUDALLALLËKUT TONË 100 VITE! SHQIPËRIA E RILINDUR TURISTIKE DO HYJË ME SE S’BËN NË LIGËN E KAMPIONËVE TË TURIZMIT BOTËROR DHE EUROPA E BOTA DO TË NA VLERËSOJË PËRFUNDIMISHT SI VEND I BEKUAR JO I MALLKUAR”, shkruan Rama në Facebook./Dosja.al

ria formosa edi rama zvernec

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet