LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama i futi në kurth vajzën dhe dhëndrin e presidentit të SHBA për qëllimet e tij, ‘Zvërneci’ po hetohej prej një viti kurse ky dha leje zhvillimi

Lideri i opozitës theksoi se ky projekt ka një mungesë totale të transparencës.

6 Qershor 2026, 12:46 Nga E.d
Berisha: Rama i futi në kurth vajzën dhe dhëndrin e presidentit
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama ka futur në kurth vajzën dhe dhëndrin e presidentit të SHBA, Donald Trump për qëllimet e tij. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se Zvërneci po hetohej prej një viti, ndërsa kryeministri dha leje zhvillim.

Lideri i opozitës theksoi se ky projekt ka një mungesë totale të transparencës.

Sali Berisha: Duhet të deklaroj këtu se këto ditë nxorën në pah një kurth të madh që Edi Rama kishte organizuar për investitorët, dhe konkretisht e them me bindje të plotë, për vajzën dhe dhëndrin e presidentit të SHBA. Më lejoni të dashur qytetarë ta zbërthej pak këtë moment. Së pari, çfarë del këto ditë? Del se aty ka probleme madhore pronësie.

Fermeri, dje në Zvërnec ia plasi në fytyrë, i tha pyete pak Ardit Bidon se e kujt është toka. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se në dokumentet arkivore, ai zotëri kishte gjetur tokën e baballarëve të tij që po e rrëmben Edi Rama. Dhe pastaj i kthehej dhe i thoshte mos më fol për gjykatën se më prish me Evropën. Po kur shave gjykatën me regjistër dhe prokurorinë për Lubi Ballukun, për Lindat e tua, për Ergys Agasin, nuk u prishe me Evropën, kurse për pronën e tjetrit që po ia grabit, u prishke me Evropën. Demagog i pacipë. Çfarë zbuloi dje takimi në Zvërnec? Zbuloi se Zvërneci po hetohej prej një viti nga ai organ që ka dy vepra penale në hetim, korrupsionin e lartë dhe krimin e organizuar.

Pra, në një dosje ku prokuroria shqiptare kishte nisur hetimet për krim të organizuar ose korrupsion në nivelet më të larta, zotëria e tij jepte lejen e zhvillimit për kompaninë duke shpresuar se autoriteti i zotit Kushner dhe vajzës do të mjaftonin për të mbyllur çdo dosje. A nuk është ky një kurth i shëmtuar i një të paburri që bën çdo lloj akti për përlyer cilindo për përfitime të vetat? Si mundesh ti të japësh leje zhvillimi në një zonë, e cila e di mirë se po hetohej nga prokuroria speciale për krim të organizuar dhe korrupsion? Çfarë doje të bëje ti me këtë? Pra, a nuk është ky një kurth i yti për qëllimet e tua? Çfarë del tjetër tani? Se e kam thënë që në fillim, se në këtë aferë, ajo që të bën që në fillim një përshtypje tepër dërrmuese është mungesa totale e transparencës. Zero transparencë.

Çfarë pamë ne? Ne pamë telat me gjemba, pamë një njeri që zvarritej, pamë protestuesit dhe qeveria që fajësonte kompaninë se nuk ke zgjidhur problemet me pronarët, paçka se i kishte dhënë titullin e investitorit strategjik, paçka se i kishte dhënë lejen e zhvillimit. Pyesni pak, çfarë qeverie është kjo? Të vijmë tani çfarë kanë nxjerrë të dhënat e tjera tepër tronditëse. Zotëria e tij rrjedh në media se do ndërtohen dhjetë mijë dhoma. Dhjetë mijë dhoma të dashur miq nuk janë duke filluar nga Karabaruni gjer në Ksamil. Imagjinoni ju se çfarë batërdie...

Sepse nuk janë 10 mijë dhoma, janë edhe 10 mijë garazhe, anekse, etj. Aty pra, ky i cili e mori Zvërnecin zonë të mbrojtur, e hoqi nga zona e mbrojtur, e heq ti, po nuk e heq Evropa, sepse habitatet e mbrojtura nuk janë vetëm për vendin përkatës, por janë për të gjitha vendet anëtare të BE dhe për vendet që ndjekin procesin e integrimit në BE. Tani do më falni të dashur qytetarë, do u shpjegoj një moment të qeverisjes së mëparshme me Vjosën. Po ndërtonim rrugën Levan-Vlorë, të financuar nga dy bankat e mëdha evropiane, për të cilat unë u jam shumë mirënjohës. Banka Evropiane për Investime dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Në një moment të caktuar, grupet e mbrojtjes së mjedisit, të cilat i falënderoj, ngritën me të drejtë çështjen se autostrada shqetësonte habitatet, se kalonte në afërsi. Bankat reaguan menjëherë dhe i kërkuan qeverisë tonë të ndryshojë projektin, ta largojë nga habitati. Ndryshimi i projektit na kushtoi ne 18 milionë euro. Por ne e ndryshuam projektin sepse rruga është rrugë, ato janë habitate të përjetshme dhe ato nuk preken. Së dyti, qëndrimi ynë ndaj habitateve. Në vitin 2012, po afrohej afati që skadonte koncesioni i Rinasit dhe ne na lejohej të ndërtonim aeroporte në vend. Dhe aeroporti i parë që kishim planifikuar ishte ai i Vlorës. Dërguam grupin e specialistëve, specialistët tanë u kthyen dhe na thanë se aty ku ka qenë aeroporti nuk mund të ndërtohet për shkak të habitateve.

Sollën propozimin që aeroporti të ndërtohej tek kthesa e Levanit, gjetën edhe tokën të papërdorur dhe që nuk kishte prodhime dhe ishte vendi më i përshtatshëm sipas tyre dhe ishim plotësisht dakord sepse ky aeroport i shërbente edhe Beratit, i shërbente edhe Gjirokastrës. I shërbente jugut në tërësi. Të njëjtën kanë bërë këta në vitin 2017. Kanë dërguar grupin. Dhe ne sigurisht e spostuam aeroportin, ne vendosëm ta ndërtojmë tek kthesa e Levanit Këta dërguan grupin, Lubi Balluku. Dhe grupi u kthye me të njëjtin konkluzion, përveç tre servilëve që mbajtën anën e qeverisë. Të gjithë të tjerët i thanë jo, aeroporti nuk ndërtohet aty, është në zonë të mbrojtur, shkatërron habitatin e flamengove dhe nuk mund të ndërtohet. I nxorën për leckash jashtë dhe Edi Rama në mënyrë brutale vendosi ndërtimin e aeroportit, ku i ka dhënë një goditje fatale habitatit të shpendëve, të cilët nën zhurmë dhe nën uturimat e avionëve nuk mund të qëndrojnë më në atë lagunë./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë